|
|
 |
Bashkia Rrėshen, njė
ditė mbresėlėnėse pėr ish-minatorėt
Janė mbledhur
si dikur, tė thinjur, tė lodhur e stėrmunduar nga vuajtjet
e
marra dekada mė parė nga puna plot sakrifica nėntokė; disa me
mundimin e sėmundjes sė silikozės, tė tjerė me ftohjen dhe kollėn
shoqėruese. Por kėsaj rradhe jo pėr tė hyrė nė minierė, e as pėr tė
kujtuar ato tė famshet “festa tė minatorėve”, por pėr tė rikujtuar
historitė e atyre viteve tė mundimshme tė punės thellė galerive tė
maleve tė Mirditės, ashtu thjeshtė siē dijnė tė rrėfejnė ata,
minatorėt, burra tė paepur tė luftės me thellėsitė e maleve.
Takimi nuk ka
qenė i njė natyre solemne bezdisės, por pėrmes disa produkteve
artistike.
Fillimisht nė
njė skenė tė madhe videoprojektive ėshtė dhėnė dokumentari: “Njė
jetė me minierėn”, i gazetarit Gjergj Marku,
kamera dhe montazhi tė Aldor Pėrtenės, ku nė fokus tė tij ishte
ish-minatori i vjetėr dhe drejtuesi i minierave pėr disa dekada, Dod
Tusha.
Dokumentari
ėshtė ndjekur me shumė vėmendje e kėrshėri nga tė pranishmit,
minatorė tė shumtė qė kishin mbushur sallėn, duke pėrftuar emocione
tė forta.
Pikėrisht kėto
emocione kanė ardhur natyrshėm pas kėtij dokumentari, kur minatorė
tė shumtė krejt lirshėm kanė sjellė emocionet e tyre, kujtimet e
hershme. Ndėrkaq kanė pėrshėndetur dhe nga sektorė tė tjerė tė
prodhimit para ’90-s.
Pėrshėndteje
ka sjellė dhe deputeti Gjovalin Prenga, i cili theksoj se ėshtė mirė
qė vlerėsohet puna, njerėzit e punės dhe se qeveria dhe shoqėria ka
detyrim ndaj kėtyre njerėzve tė heshtur qė kanė lėnė rininė e tyre
nėpėr zgafellat e nėntokės. Minatorėt dhe takimin e ka pėrshėndetur
dhe nėnprefekti Gjon Pjetri, edhe si inxhinier gjeolog i dikurshėm,
si dhe kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė zoti Kol
Nikolli.
Mė pas janė
ftuar protoganistėt e kėtij dokumentari, ish drejtuesi Dod Tusha dhe
producenti Gjergj Marku duke sjellė emocione nga realizimi i kėtij
dokumentari tė veēantė pėr nga lloji deri mė tani nė vend.
Emocionet kanė sjellė dhe pėrshėndetjet e kėngėtarėve tė ansamblit
“Mirdita” me disa kėngė qė u kushtohen minatorėve.
Ndėrkaq nja
nga minatorėt mė tė vjetėr tė minierave me 30 vite eksperiencė Dod
Gjikolaj nga Selita, ka dhuruar njė bllok shėnimesh me firma tė
minatorėve qė ishin nė sallė pėr kryetarin e bashkisė Rrėshen zotin
Gjon Dedaj, i cili ka theksuar kujdesin qė bashkia do tė ketė ndaj
kėsaj shtrese, pėr tė realizuar ėndėrrėn e
tyre pėr njė Mirditė tė bukur e tė begatė.
Pėr
ish-minatorėt dhe tė ftuarit e tjerė, Pal Tusha ka shtruar njė
kokteil nė hollin e pallatit tė kulturės ku kanė rrjedhur dhe
kujtimet e pafundme pėrmes bisedave tė lira dhe shkrepjeve tė fotove
si kujtesė mes shokėsh tė vjetėr tė njė fronti kaq tė vėshtirė.
A.
Ndoja
Teksti
i dokumentarit:
“Njė jetė
me minierėn…”
Do tė shtegtojmė me kėtė reportazh ish-minierave tė Mirditės! Tė
vjen keq qė tashmė gojėzat e tyre karakteristike janė tė kyēura
gjithandej, edhe pse mademi fle thellė tyre. Personazhi i shtegtimit
tonė ėshtė njėri prej pėrfaqėsuesve mė autentikė tė kėsaj plejade tė
pazakontė qė duket se historia i lind dhe i lė aty nė vendin e
pazėnė kollaj, njėrin prej atyre qė e nisi me martelin dhe qė mė
vonė drejtoj po me aq shpirt e vitalitet, Dod Tusha. Nuk ėshtė aspak
e tepėrt ta perceptonim si simboli domethėnės i ndėrlidhnisė me
minierat, me historinė e shkruar nė nėntokėn e Mirditės, me ata
mijėra njerėz qė i dhanė jetė barkut magjik ku flinte floriri,
paradoksalisht sėbashku me anatemėn pėr qindra e mijėra jetė tė
shuara nėn dhe mbitokė!
E ndjeu si peshė tė rėndė kur ia propozuam njė reportazh ku do ta
kishim nė fokus tė udhėtimit tonė nėpėr ish-minierat e Mirditės pasi
si “unė ka qindra minatorė tė zot - u shpreh”, por iu bind
arsyetimit si njė shėrbim ndaj shokėve, minatorėve dhe gjithė
njerėzve tė minierave nė Mirditė, qė kryen sa e sa shtegtime biblike
damarėve tė bakėrt tė nėntokės. Sepse minatori, pėrgjegjėsi,
drejtori, e ka ndjerė gjithnjė veten mirė atje nė mes tė shokėve,
ndaj dhe kur ia pėrkėdhel pllakėn e mermertė kujtimit tė atyre
qindra e mijėra minatorėve qė hynė e dolėn pėr dekada nga minierat,
nuk ka sesi njė ndjenjė malli tė mos e pėrshkojė fytyrėn e rreshkur
nga vitet e gjata tė komunikimit tė stėrmundimshėm me nėntokėn e
pasur tej e tej Mirditės.
Duhet tė kthehemi nė retrospektivėn e “burra-dheut” tė minierave
mirditase, ato kohė kur nė vitin 1956 edhe nė gjoksin e djaloshit tė
ri prosekas veēse 17 vjeēar do tė brofte marteli i rėndė e i
frikshėm pėr tė avancuar nė ballin e galerive qė nuk u dihej fundi.
Kėshtu pėr afro 5 dekada jetė.
Minierat janė aq tė shumta nė Mirditėn etnologjike, duke filluar me
Rubikun, Kurbnesh, Spaē, Gurth-Spaē, Perlat, Maja e Madhe,
Rrėnjollė, Kullaxhi, Laj-Reps, Thirrė, Kaēinar, Derven, Munellė,
Tuc, Qafė Bari, Lak Rosh. Pėllėmbė e miniera!Filmuam nė disa
syresh.
Nė Rubik, kur nisnin 100
metrat e para
Rubiku, ku shėnohen dhe fillimet e shfrytėzimit tė pasurive
nėntokėsore me 100 metrat e para galeri tė hapur me mjete primitive
nga firma private shkodrane “Borici” e qė mė pas ia lė shoqėrisė
SIMSA italiane nė vitin 1936, ėshtė kujtesa e parė. Pos gėrmadhave
dhe njė lapidari memorial qė flet pėr njė protestė tė fortė tė atyre
viteve nė hyrje tė kėtij qyteti, gjithēka ėshtė nė shkatėrrim,
metalurgjia, uzina, miniera, pak nga pak ēdo gjė po fshihet nga
kujtesa kolektive e atij brezi dhe kėtij tė tashmit. Gjithēka po
shitet pėr skrap. Ashtu si po shuhet dhe aradha e fundit e mbetur e
metalurgėve, pėrpunuesve e specialistėve qė bėnė historinė e bakrit…
Nuk mund tė largohemi nga Rubiku pa kujtuar avangardėn e minierave,
gjeologėt paraprijės. Pėrmes tė vetmit libėr monografi tė
inxhinierit pasionant Gjon Bazhella pėr kulturėn minerare nė
Mirditė, na vjen sė hershmi kujtimi i baron Nopēes apo gjeologu i
talentuar austro-hungarez Novak qė pėr afro 20 vite shkelėn dhe
studiuan rajonin Pukė-Mirditė, mė pas kėrkues e studiues tė tjerė tė
huaj nė kohėn e Zogut, polakun Zuber, dhe pėr t’u pėrmendur gjeologu
i parė shqiptar Sulo Klosi, qė pėr ironi tė fatit nė 1947 u
ekzekutua me varje si “sabotator” tek ura e Rubikut nga regjimi i
kohės.
Deri sa vijmė nė epokėn moderne tė pasluftės, krijimi i shėrbimit
gjeologjik shqiptar me kontribute tė rusėve dhe kryesisht tė
inxhinierėve vendas ku spikasin ata mirditorė. Ėshtė njė jetė e tėrė
nė kėrkim tė trupave barkėrmbajtės qė mbetet e paharruar dhe nė
memorien e personazhit tonė teksa i bėjmė njė nderim filmik bustit
tė gjeologut tė panjohur qė ka mbetur tashmė i vetėm aty nė derė tė
ndėrmarrjes gjeologjike thuajse inekzistente!
Nė Kurbneshin e braktisur
Me Kurbneshin, Doda ka njė lidhje tė pandashme jete, dhe jo vetėm se
i takoj tė ishte atje pėr plot 25 vite. Nė kėtė moshė tė re, i
hajthėm, por energjik ashtu si mund tė portretizohet ēdo minator
mirditas, i duhet tė pėrballet me shkėmbin e nėndheshėm dhe sėbashku
me shokėt pak e nga pak tė shkruanin historinė e njė miniere nga mė
tė mėdhatė e vendit, por tė pėrjetonte dhe tėrė ato ikje jetėsh
njerėzore tė shokėve minatorė, tė cilėt njė ditė mė parė mund t’i
ketė patur nė krah nė ballin e galerisė, nė katet a nėnkatet, nė
dishenteritė e pusin-ashensor, nė frontin e jashtėm a tek njė rrezik
nė shembje. Nuk mund tė ketė vend e front lufte tė tillė ku jeta e
vdekja tė kenė qenė kaq pranė e pranė. Neė njė prej kujtimeve vjen
njė pasazh aq tronditės, kur vite mė parė, eia kishte zėnė krahun
shkėmbi i shembur ndėrsa minat ishin ndezur nė ballin e galerisė,
dhe pėr t’i shpėtuar jeta i kėrkon minatorit tė turnit t’ia kėpuste
krahun nė vendin e zėnė.
Kemi bėrė njė udhėtim pikėrisht pėr nė Kurbnesh. Ka vite qė nuk ka
qenė kėtu ku nisi jetėn familjare. Kanė mbetur tė heshtura muret e
njė pallati dykatėsh, ku i lindi fėmija i parė, trishtimi i lexohet
nė sy, por jo aq pėr vitet e vėshtira qė ka kaluar nė kėtė vend tė
ashpėr malėsie. Njė album fotosh duket se i sjell vitet e minierave
edhe mė afėr dhe emocioni ėshtė tejet i kuptueshėm si pėr tė, pėr
nipėrit, djemtė apo bashkėshorten.
Ndonėse shumėkush e ka quajtur si vend tė mallkuar nga tė ftohtit e
murlanin e acartė, pėr Dodėn nga fjalėt qė thotė, ka qenė qyteti i
parajsės.
Tashmė, nga rreth 3000 banorė pakkush ka mbetur nė kėtė qytet
thuajse fantazmė, bėhen a nuk bėhen 20-30 banorė. E kėtu duket se
nuk hyjnė fort nė punė as gojėdhėnat, as ato legjendet e tre
vėllezėrve qė e formuan si bajrak, e as tė thėnat sesi u formua e u
rrit ky vend nė gji tė Selitės piktoreske.
Kemi dėshirė tė takojmė ata, minatorėt e dikurshėm, por ėshtė e
vėshtirė, duken tė humbur e tė shpėrndarė si zogjtė e korbit. Tek
lokali i parė nė kalim tė urės sė qytetit, na prźt miku ynė dhe
lokali nė kėtė rast duket se pėrjeton pak festivitet. Eh,
kurbneshasit nuk e kanė harruar atė zakonin e parė, bisedėn e
zhurmshme dhe tė pirit nė kėmbė, si njė sfidė ndaj tė ftohtit
thėllues! Por kėta ama, nuk janė mė minatorė, bėjnė ē’punė t’u vijė
pėr mbarė, ose rrijnė fare nė bjerrje tė zanatit gjysėmshekullorė me
atė pak asistencė sociale.
Shtigjet e bakrit Kurbneshi i mbante thelle. Nėpėr ato udhnajė tė
nėndheshme do tė kalonin breza minatorėsh, lumenj djerse u derdhėn,
por dhe gjak pa da!...22 minatorė tė rėnė nė front. Tė gjithė nė
lule tė moshės. Tuci, Gjini, Hajrullai, Selmani, Haliti, Ramizi,
Ademi, Prenga, Ndreca, Marku, Seiti, Nikolla, Pjetri, Murati, Kola,
Gjetani, Agroni, Dava Zogu...E midis tyre “Heroi i Punes” Frrok Kolė
Kaēorri, emrin e te cilit mori miniera e bakrit Kurbnesh.
Por janė
dhe njė tjetėr kategori tė rėnėsh, ata tė pasbetejės. Enumuracioni
ėshtė i pamundur pėr ta, sepse numri i vdekatarėve nga 300 tė
regjistruar rritet ēdo ditė, ēdo javė, ēdo vit. Ndoshta dhe tash kur
po i pėrkujtojmė nė kėtė reportazh, diku nė Selitė, Macukull,
Derjan, Lėkundė, Kthellė a Fanė, ashtu siē e thonė nė njė reportazh
poeti i minierės Viktor Gjikola dhe studiuesi Bardhok Pulaj,
fjaltorėt janė nisur pėr tė lajmėruar rėnien e radhės...
Dhe
ē’mbeti pas, njė qytet i braktisur rrėnimin e tė cilit mund ta
lexosh lehtė qė nga fabrika, e shkrehur nė karpatat e fundit
ngrehėse e deri tek miniera, ku pėr fat tė keq, nuk i duket as hyrja
e saj. Ka qenė njė ballinė e bukur ku lėvrinin nė tė hyrė e nė tė
dalė punėtorėt e nėntokės.
Kėtė
peisazh aspak tė kėndshėm Doda e sheh me nostalgji, pikėrisht atė
“gojėz” tė madhe tė betonuar ku hynte e dilte me shokėt me ato
veshjet karakteristike tė minatorit, kapele dhe kandilin e karbitit
nėn pėrshėndetjen: Dalshi shėndosh!.
Pėrroj ka rėnė pėrmesi dhe ka mbushur gjithēka, edhe rrugėn e
elektrovozit tė gjatė 2,5 kilometėrsh qė e ēonte mineralin nė
fabrikė, por dhe ndėrtesat qė ishin aty qė nga fjetore, mensa, salla
e kulturės, dhe nė anėn tjetėr zyrat e ndėrmarrjes. Jemi nisur pėr
aty ku na spjegohet pozicioni i tėrė zyrave tė asaj kohe.
Edhe pse duket si pa pikė
orientimi ai mban mend gjithēka deri nė imtėsi.
Nuk
largohemi dot nga Kurbneshi, pa u takuar dhe njėherė me atė
pllakatėn qė tė ngacmon kujtesėn, dhe duket se ka mbetur si e vetme
e tillė atje tek miniera, nuk i dihet mbase njė fat i tillė e pret
dhe Kurbneshin e rrėnuar. Mbase ky qytet i vogėl poshtė kurorės
turistike tė Mullit, Kunor Valmorės, Gurit Gjon dhe ku rrėshqet
Uraka me ujin e kthjellėt, prźt rizgjimin si njė vend bujtės
turistik, para se nė krye t’i vihet njė pllakė kujtese e akullt.
Nė
spital, ku shuhen jetėt e minatorėve tė mbetur
Sot nė
gjithė zonėn minerare tė Mirditės, kurohen here pas here nė spitalin
e Rreshenit mbi 400 ish-minatorė me mushkėri tė shkatėrruara.
Sepse ka disa vite qė i vetmi
pavion i specializuar nė Tiranė u mbyll. Kėtė trishtim Doda e mban
tėrė shtegtimit tonė nėpėr vendminierat e truallit tė Mirditės. “pse
e bėnė?! A e njohin ata zyrtarė vuajtjen e kėtyre njerėzve?!...”
Kėtė na e
thonė dhe shokėt e tij tė mbetur nga kjo luftė e pamėshirshme me
kancerozėn silicore tė nėntokės, Prenga kryetari i shoqatės sė
invalidėve, Ndueja, Zefi minatori qė e filloj punėn nėnėntokė qė nė
1954, Gjini, inxhinieri Pashku e tė tjerė, hallet e tė cilėve ėshtė
vėrtetė zor t’i mbajė blloku i njė, dy a njė dyzinė gazetarėsh,
teksa qeveritė me rradhė, nuk i kanė hedhur sytė nga kjo shtresė e
margjinalizuar nga fati dhe romantizmi iluminues i kohės, e qė
tashmė jetojnė me mushkėritė e bėra blozė, pa pėrkrahje, pa pavion
tė specializuar spitali, pa rimbursime ilaēesh dhe me ca pensione
qesharake.
Njė vizitė e beftė
tek dy minatorė, shokė tė hershėm fronti, minatori me drejtorin, pėr
rreth 30 vite, ėshtė vėrtetė pėrmalluese. Mungon vetėm pika e lotit,
njė virtyt burri pėr tė mos u treguar i ligėshtuar para shokėve tė
vjetėr, qė silikoza ua ka nxirė e copėtuar mushkėritė dhe gėrhima
nga fyti, dėgjohet nė ēdo fjalė tė nxjerrė me aq mall.
A do tė jetė ky takimi i fundit me shokėt, tė duket si ajo
pėrshėndoshja nė thellėsitė e minierės, por njė foto kujtimi vjen
krejt natyrshėm ndaj na ėshtė bindur me urti nė kėrkesėn tonė.
Po shokėt, jetėt e
shokėve, a mundet t’i risjellin kėto kujtime fotosh?! Duket si
vuajtje e brendshme e Dodės kur nė heshtje bėn bilancin nė mes asaj
qė fituam dhe humbjeve njerėzore. E ndeshim kėtė dhe nė Pėrlat, ja
shikojeni kėtė pėrkėdheli guri! Njė vėshtrim nostalgjik pėr gurin e
florinjtė, njė eh, dhe heshtje! Veshi na kap njė belbėzim tė
nėnzėshėm tė tij, njė si lloj “name”, pėr jetėt e shokėve tė
shuajtur nė moshė shumė tė re. Ky i bekuar gurė magjik qė i rriti e
burrnoj para kohe bijtė e Mirditės, por dhe i shuajti po aq
parakohe!...
Nė Spaē,
ferri shqiptar!
Spaēi ėshtė stacioni
minerar, qė sjell kujtime tė forta pėr kėdo ka punuar nė kėto anė.
Por para se tė vemi atje, krejt rastėsisht jemi ndalur tek fabrika e
pasurimit nė Reps, ku do tė gjendet udhės ndonjė shok i mbetur.
Fabrika flet me heshtjen e saj, kur kujtesa tė ēon nė faktin e
zgjerimit tė kėsaj industrie me teknologji kineze sipas humorit
politik tė kohės. Por qė gjithsesi ēuan nė pėrmbylljen e ciklit
punues tė bakrit qė nga minierat, pasurimi, shkrirja e pėrpunimi, e
deri tek telat nė Shkodėr.
Ne i ngjitemi rrugės
sė Spaēit ndėrsa nė bisedė na kujtohen vendburimet e bakrit nė Majė
e Madhe, shpimet gjeologjike nė Mashtėrkor, Pėshqesh, apo Gurth e
gjetkė, por kjo rrugė mbart sa e sa kujtime tė atyre shoferėve
furnitorė qė punuan me aq stėrmundim pėr ta furnizuar non stop
fabrikėn.
30 vjeēari Gjet Gjoni
ėshtė nga Spaēi, e ka shtėpinė vetėm pak metra poshtė taverbankut
gjigand, mė i madhi i asaj kohe nė Shqipėri, qė si pėr ironi nuk u
vu kurrė nė punė! Prindėrit i ka patur minatorė, ndaj ardhja e njė
miku si Doda ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr tė, ndaj ta zė udhėn tė
mos ngjitesh deri tek miniera pa e pirė njė gotė raki tek shtėpia e
tij bujare. Nuk ka filluar punė nė autostradė, pasi prźt qė aty nė
Spaē tė rifillojė puna nė minierė nga njė kompani e huaj, dhe si pėr
ta forcuar bindjen se ia vlen kjo punė, Doda spjegon se nėntoka e
Spaēit ka mbi 10 milion ton rezerva bakri tė pasur.
Ngjitemi me avashllėk
luginės sė pėrroit tė Seftės pėr tė dalluar qė tej Spaēin. Ende janė
nė kėmbė godinat e punėtorėve, dhe disa mure nga ajo e administratės
kėtu poshtė. Ndėrsa mė tutje kampi famėkeq, i vetmi i kėtij lloji nė
Europėn e pasluftės: burgu minierė!
Kujtesa fillimisht
vete tek vendi-zyrė, ku duhet ta imagjinojmė, ndėrsa Doda kujton tė
9 vitet qė ka punuar e drejtuar nė kėtė sektor shumė tė vėshtirė.
Burgu-minierė ėshtė njė nga vendet me aq histori tė trishta qė nga
viti 1968 kur dhe u ndėrtua me porosi tė Mehmet Shehut si e
kalkuluar enkas pėr njerėzit antiregjim nė kėtė vend ku dielli mund
tė tė ngrohė me rrezet e tij vetėm nė njė sofėr qiell nė fare pak
orė, sa do ta kishte zili dhe projektuesi i M’athauzen-it!
Dodės i ka takuar tė
drejtojė nė vite tė vėshtira, kur tė quajturit tė rrezikshmit e
diktaturės plaseshin nė kėtė gropė gjigande pėr t’ua tretur jetėn
pak e nga pak nė gojėzat e nėndheshme tė bakrit e piritit. Ėshtė
vėrtetė fisnike qė tej bindjeve politike, nė rrėfimet e tij, ish
drejtori ėshtė kaq realist dhe human si ato kohė. “Ata, armiq tė
popullit?! Kurrė!-shprehet me zė bindės dhe sjell nė kujtesė gjithė
atė mund qė derdhej kėtu pėr tė realizuar planet e vendosura nga
lart, nėn moton “Bakri ēan bllokadėn”!
Shpati i sipėrm i
minierės kundrohet fare mirė qė poshtė nga qendra e kampit. Kėtu nė
kėtė vend prej afro dy dekadash nuk pipėptin asgjė. Pėr Dodėn ėshtė
e pabesueshme njė heshtje e tillė, por qė nga ato vite i
shungėllijnė nė vesh ato kohė kur gjallonte jeta kėtu, edhe pse nė
njė nga burgjet mė famėkeqe politik tė vendit, pėr asnjė moment nuk
e pėrdor fjalėn “tė burgosur” apo mė keq ende armik! Konotacioni “tė
detyruarit” nėnkupton faktin se i burgosuri politik i Shqipėrisė,
ishte i detyruar qė pėrkundėr bindjeve tė tija antisistem tė punonte
me hir a pahir thellė nėntokės. Ata qė guxonin ta kundėrshtonin kėtė
ligj, ndėshkoheshin rėndė.
“Pėr mua ishin
minatorė, dhe nga mė tė mirėt qė mė ka qėlluar tė punoj, tė saktė
dhe tė pazė, tė dėgjueshėm dhe qė e kishin kthyer nė art punėn nė
minierė”, rrėfen ai. Nė njėfarė mėnyre shteti i asaj kohe kėndej e
ka mbyllur njėrin sy pėr “drejtorin e flamurit” edhe pse ura e
lidhjes me tė dėnuarit ishte pak si e tepruar, apo meraku pėr tė
siguruar kushte pune e veshje mė tė mira pėr ta. Nuk mund tė ketė
patur tė tilla ura komunikimi nė mes njė drejtori dhe kundėrshtarėve
tė njė sistemi sesa mes Dod Tushės dhe atyre mijėra burrave tė
burgosur qė kanė kaluar nė kėtė vend pėr afro njė dekadė. Tė bėsh
trimin sot, ėshtė e kollajtė!
Tė jetė njė muze, apo
tė rigjallėrohet miniera?! Doda u rri tė dyja anėve dhe ka dėshirė
tė dėgjohet nė kėtė pikė, kur e njeh imtėsisht galeri pėr galeri se
ku gjendet bakri, ėshtė gjysma e pa nxjerrė ende qė andej. Tashmė tė
huajt i kanė gjėrat gati, thotė ai, dhe bakri ėshtė tejet i pasur.
Por edhe muzeu duhet tė jetė nė respekt ndaj vuajtjeve tė mijėra tė
burgosurve tė ndėrgjegjes qė lanė rininė e tyre nė kėtė vend tė
ashpėr: pėr tėrė ato viktima qė u groposėn atje tej Seftės, pa ua
mėsuar as varrin familjet e tyre; nė emėr tė tėrė atyre historive tė
dhimbshme tė shkruara nėpėr biruca, nė rrugėt e gjatė tė pėrpjetės
dimėr-verė, dhe mbijetesės tejnjerėzore nė zgafellat e nėntokės.
Ėshtė si njė amanet i tyre, por dhe i kėtyre tė rinjėve qė kanė lėnė
simbolet e memoriale tek hyrja e minierės dhe brenda nė lėndinėn e
vuajtjeve tė paimagjinuara nga njė mendje normale njerėzore.
Nė Reps
mes miqve minatorė
Dhe ndėrsa lėmė
Spaēin nė vetminė e tij me shpresėn e njė rigjallėrimi nė dy epoka,
i afrohemi Repsit, qytetit qė e lindi miniera. Pa ndonjė lajmės,
rrethohemi shpejt nga njerėz qė e kanė njohur “drejtorin e zėshėm”.
Janė disa syresh qė afrohen ashtu zhurmshėm. Ndizet biseda e
kujtimeve tė sa e sa viteve nėn njė pėrmallim qė nuk do dhe aq
koment. Ėshtė njė miqėsi e thellė nė mes njerėzve tė nėntokės, njė
miqėsi e rrallė, dhe nostalgjitė natyrisht kanė vendin e vet qė nga
biseda nė kėmbė apo ndenja aty nė njė kafe tė qytezės qė tashmė po
rilind nga autostrada. Janė miq tė kohėve tė vėshtira qė ndizen nė
biseda tė shpenguara.
Minatori i vjetėr
Llesh Bardhi ka vite pa e parė mikun e tij, e pra nuk mund tė ndahet
lehtė, ndaj njė vizitė nė shtėpinė e tij ėshtė krejt njerėzore,
ashtu si dhe njė lot qė rrjedh natyrshėm nga sytė e shoqes sė
sėmurė, kur nė shtėpi ka njė mik tė vjetėr ashtu spontanisht….
Epilog…
Kemi mbyllur njė
shtegtim tė gjatė, pak tė lodhshėm pėr ish drejtorin qė pos moshės,
i rėndon nė mushkėri silikoza, por qė nuk e mposht dot sfinksin e
nėntokės.
“Rrno pėr me tregue”,
do tė shkruante i fundmi franceskan i ndritur At Zef Pllumi!
“Shembja”, si roman i rrallė shqiptar i shkrimtarit Ndue Dedaj
dedikuar plejadės sė njerėzve tė nėntokės, ku ėshtė ngjeshur me
mjeshtėri njė jetė e tėrė e mbushur me dhimbje njerėzore, siē e
perifrazon Dh. Xhuvani, romancier i shquar shqiptar, a nuk janė njė
dėshmi e tė vdekurve dhe tė gjallėve qė mbeten nga shembja e madhe?!
A nuk duket se dhe ky
brez minatorėsh, rron pėr tė na rikujtuar njė epokė qė aq sa i dhanė
zė, po aq u mori nga jeta, nga gėzimi dhe entusiazmi i tyre, e qė
krejt papritur ēdo gjė ua fikte nė lule tė moshės!
Ky gur i florinjtė
mbetur si dėshmi muzeale ndanė njė rruge; kėto rrėnoja fabrikash e
uzina e heshtur; njė ballinė miniere qė pas kaq pak vitesh kthehet
nė origjinėn natyrore pėr tė fshehur krejt padrejtėsisht historitė e
lavdishme dhe tė trishta minatorėsh mijėra metra nė nėntokė; ky
shtegtim nėpėr udhnajat e minierave, dhe kjo pllakė pėrkujtimi si
njė kujtesė e vetme, na ftojnė mė sė paku t’u jemi mirėnjohės kėtij
brezi qė iluminuan jetėn nė emėr tė tė ardhmes sė njė Shqipėrie mė
tė begatė.
Ndaj dhe ky reportazh
vjen si njė mirėnjohje e thellė modeste pėr ta!....
Gjergj Marku
|