REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Mė lini tė fluturoj”

  -promovohet vėllimi poetik i autores Flavia Maca-

  Nėn organizimin e pallatit tė kulturės “Mirdita” nė sallėn qendrore tė kėtij pallati u promovua vėllimi poetik i autores sė re, nxėnėse e vitit tė tretė nė shkollėn e mesme Rrėshen, Flavia Maca. Nė njė sallė tė tejmbushur nga nxėnės, mėsues dhe prindėr, ky aktivitet ishte gėrshetuar me elementė artistikė, recitime nga poezitė e autores, kėngė dhe valle si dhe inserte filmike. 

Nė pėrmbledhjen redaktuese, mėsuesi i letėrisė nė kėtė shkollė Bardhok Pulaj, ka shtjelluar se “gjimnazistėt janė pak a shumė tė gjithė poetė nė pėrgjithėsi, ėshte moshė poezie,  por dallimi ėshtė se shumica e tyre poezinė e mbajnė brenda vetes, ndėrsa Flavia Maca guxon dhe mendimin, ndjenjėn, dhimbjen, dashurinė i ndan me ne tė tjerėt.

Me dhjetra nxėnės tė gjimnazit tonė kanė krijuar poezi nėpėr kohė, por Flavia ėshtė i pari nxėnės qė del me njė vėllim poetik nė vitin e tretė dhe kjo ėshtė njė rast i vecantė pėr tė por edhe pėr shkollėn”.

Pėr tė folur pėr impresionet e botimit tė parė, autorja ėshtė ftuar nė skenė ku ka qėndruar para publikut nėn njė regji me tėrė elementėt e tjerė artistikė tė kėndshėm e tė lirshėm.

Ky vėllim ka 58 poezi tė larmishme tė cilat janė dėshmi e botės sė brendshme shpirtėrore tė autores dhe e qėndrimeve qė mban ajo ndaj botės qė e rrethon. Bota qė e rrethon ėshtė nata qė kėrkon njė ndricues(fari), fluturimi si metaforė e kohės qė ecėn shpejt e duhet kapur cdo detaj i saj, ėshtė meditimi mbi largimin, ėshtė dashuria pas hekurave, ėshtė e cuditur dėshira pėr tė qenė, kėrkon falje nė njė tė diel pėrgjithmonė, ka njė mall tė pangopshėm pėr ju, ėshtė vogėlushe e ka ėndrra tė tjera...

Poeten e mrekullon njė gėshtenjė e mbjellė qė simbolizon atdheun qė e do me njė dashuri nėne. Ajo e di shumė mirė se nata ėshtė e jona dhe nuk ka nevojė pėr fjalė. Kėrkon bardhėsi nė kohėn tonė, ndėrkohė qė garderoba e sė shkuarės mban peng kujtesėn. Brenda dėshtimit, fatalitetit, kontrastit kėrkon Edenin. Dėshira e saj ėshtė tė jemi bashkė, thjeshtė duke qenė mė tė mirėt, sė bashku me nėnė Terezėn.

Cdo rritje shoqėrohet dhe me nostalgjinė, e sidomos me pėrjetimet e bukura tė fėmijėrisė, prej atje ku janė belbėzuar motivet e para tė njė poeteje, pėr tė arritur deri tek vargu edhe mė i pjekur.

Kėnga e tė rinjėve ka qenė bashkėshoqėruese e kėtij evenimenti rinor, dhe kur bėhet bashkė kėnga e tyre me vargjet e poetes sė re, duket se edhe fillimstinėn pranverore na e bėn edhe mė joshėse. Kėnduan Ilia Jahja, Eliola Kola, Prena Beleshi.

Gjergj Marku, gazetar dhe drejtues i pallatit tė kulturės, theksoi se poezia e saj ėshtė edhe pėr vėllackon, megjithėse s`ka mė frikė e tremb zgjuarsia e dikujt, ka gjithmonė mall pėr emigrantėt e kėtu gjithcka drejtohet drejt babait tė saj tė dashur. Ndaj me kėtė rast ka pėrcjellur me recitim dy poezi qė shkaktuan emocion tė fortė tek tė pranishmit.

Vetė autorja ka falenderuar familjen e saj pėr ndihmėn qė i ėshtė dhėnė nė rrugėn e poezisė dhe krijimtarisė, por dhe mėsuesit e saj qė nga fillorja e deri nė tė mesmen.

Nxėnėsja Flavia Kola, prezantuese e kėtij aktiviteti ka thėnė nė fund se “bėmė kėshtu njė kalim simbolik nėpėr poezitė e Flavias pėr tė kuptuar e pėrpjekur pėr tė depėrtuar nė mesazhet qė pėrcjell brenda thjeshtėsisė poetike. Poezia e saj ėshtė e thjeshtė, ėshtė e prekshme, ėshtė ngacmuese pėr tė kuptuar njė botė nė lėvizje tė vrullshme, e cila shpesh humbet drejtpeshimin, por asnjėherė nuk humbet fillin, fillin e jetės plotė ku njeriu ndjen kėnaqėsinė, suksesin, tė bukurėn, por edhe tė kundėrtat e tyre.

E urojmė qė nė kėtė fill tė ecė edhe pėrmes vėllimeve tė tjera nė rrugnė e magjishme tė poezisė”

Nė pėrmbyllje tė gjithckaje tė realizuar, grupi i valltarėve tė vegjėl solli ritėm e kėnaqėsi pėr tė pranishmit nėmn ritmet e njė balle me motive veriore e ku nė njė pankartė kishte tė shkruar titullin e vėllimit poetoik “Mė lini tė fluturoj”. 

Pėrgatiti: A.Ndoja