REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Promovohet “Antologjia historike”

-Libėr studimor i autorit Gjet Ndoj-

  Pas katėr botimesh me hulumtime historike, dhe librin monografik pėr Gjeneralin Gjin Marku, autori Gjet Ndoj vjen para lexuesver me “Antologji historike”, njė vepėr studimore voluminoze, qė mėton tė sjellė ngjarje, dukuri dhe fenomene historike nga ajo qė autori e cilėson “THEMELET E NJĖ SHTĖPIE EUROPIANE TĖ SHEMBUR””.  Qė nė hyrje tė librit autori nxjerr nė pahje disa thėnie tė shkrimtarit Ismail Kadare:

 “Katolikėt pavarėsisht se janė tė paktė  nė numėr, pėrfaqėsojnė fenė e parė tė shqiptarėve.

Ata kanė njė zbritje vertikale nė historinė dhe kulturėn shqiptare tė pashembullt.

Ata i kanė dhėnė Kombit Shqiptar simbole dhe shenja themelore nga Gjergj Kastrioti e deri tek Nėnė Tereza.

Ata janė ura mė e vjetėr, asnjėherė e shembur qė lidh Shqipėrinė me Europėn”.

*“Katolikėt e veriut nė pėrgjithėsi dhe mirditasit nė veēanti, nuk pėrbėjnė thjeshtė njė dėshmi tė identitetit europian tė shqiptarėve, por nė radhė tė parė ata shpėtuan frymėn dhe karakterin autentik tė mbarė kombit tonė ndaj invazionit bizantino-sllav dhe atij  turko-islamik.

Ndėrsa, goditja me pėrparėsi e klerit dhe e komunitetit katolik nga Diktatura Komuniste, nuk ishte thjeshtė me motive fetare, por nė radhė tė parė pėr motive gjeopolitike.

Kjo ishte njė nga goditjet mė tė rėnda tė barbarisė lindore ndaj identitetit natyral-europian tė shqiptarėve.

Nė kėtė pikėpamje, kjo pėrcaktoi dhe karakterin sllavo-bizantin tė kėsaj diktature, pėr rrjedhojė  dhe karakterin antishqiptar tė saj”.

   *Mirditasit nga natyra janė tė zgjuar dhe fort tė kalitur nė pėrballjen me tė keqen, por personaliteti i tyre bėhet veēanėrisht  i jashtėzakonshėm kur ata pėr arsye tė ndryshme janė shkėputur prej Krahinės sė tyre dhe janė vendosur nė Shkodėr, Prizren, Gjakovė, Pejė, Shkup, Tiranė, Dalmaci  etj. Kėto qytete qė e rrethojnė si njė kunorė trevėn e Mirditės, duke marrė e duke dhėnė me tė, gjatė historisė qenė vendi dhe djepi ku u kultivuan bijtė e vėrtetė tė shqipes, pėr t’i shėrbyer jo vetėm Krahinės prej nga erdhėn dhe qyteteve ku mbėrritėn, por gjithė ēėshtjes sė shenjtė tė shqiptarizmit.

  Sipas autorit, objekti i kėtij libri nis me studimin dhe analizėn e realitetit historik arbnor-shqiptar para pushtimit Turk, pėr tė analizuar mė tej vazhdimėsinė e kėtij realiteti, me gjithė komponentėt themelorė: historikė, social, kulturorė, zakonorė e fetarė deri nė ditėt tona. Ky realitet autentik qė i shpėtoi ndryshimeve me karakter asimilues pėr shkak tė pushtimit turk, pėrcillet deri nė kohėt moderne. Pėrciellja e kėtij realiteti vjen si njė fill qė nis qė atėhere dhe vjen duke u holluar gjithnjė e mė tepėr, veēse i pakėputur deri nė ditėt tona. Pėrshkrimi i kėtij filli tė pakėputur, nė kuadrin e Historisė sė Shqipėrisė, ėshtė  historia e Katolikėve tė Veriut Shqiptar,realitet nė tė cilin  u konservua (u ruajt) Kultura e Arbėrit Mesjetar. Kjo kulturė lulėzoi nė mesjetė nė kohėn e principatave, lindja dhe zhvillimi i tė cilave e ngriti  nė njė stad tė lartė kulturėn e qytetėrimin tonė. Shqiptarėt nė kėtė kohė (shek.XIII) deri nė -gjysmėn e II tė shek.XV), pėrbėnin njė realitet ekonomik, politik, ushtarak e kulturor europian, qė i vendoste ata nė tė njėjtėn pozitė me popujt e tjerė europianė. 

Kjo kulturė, ky qytetėrim shqiptar, nė pjesėn mė tė madhe tė territoreve shqiptare nė Ballkanin Perėndimor, u ndikua mė vonė gjatė pushtimit turk, prej kulturės arabo-islamike dhe kjo e fundit la gjurmė tė pashlyeshme nė tė.

Megjithė kėtė, komponentja europiane, si element  themelor i kulturės dhe identitetit tė Kombit Shqiptar nuk u asimilua kurrė, duke sjellė pėr pasojė ruajtjen e “Fytyrės Europiane”  tė kombit dhe tė racės tonė.

Ky libėr ėshtė njė pėrpjekje mė shumė se 6-vjeēare, pėr tė shkruar dhe pasqyruar pikėrisht kushtet e mbijetesės tonė ndaj zhdukjes pėrballė pushtuesve tė Lindjes, veēanėrisht  atij Turko-Aziatik.

Kjo pėrpjekje e gjatė konsiston nė shkruajtjen me vėrtetėsi tė njė historie tjetėr, me qėllim qė ne tė kuptojmė se ka dhe njė Shqipėri tjetėr. Ka njė Shqipėri me vlera shumė mė tė mėdha historike e kulturore nga ato vlera qė na kanė servirur dhe qė njohim nga Historiografia jonė.

Po cilat janė  ngjarjet, simbolet dhe personalitetet, qė pėrbėjnė vlera tė mėdha tė historisė dhe tė kulturės sė shqiptarėve? Natyrisht kėto pėrbėjnė gurėt e themelit mbi tė cilėt mund tė rindėrtohet “shtėpia” jonė europiane, e rrėnuar gjatė shekujve.

Pse nuk janė shkruar nga Historiografia jonė tė vėrteta tė tilla kulturore dhe historike? Sa i mangėt ėshtė identiteti real i Kombit Shqiptar, fryma dhe “Fytyra” e tij nė sytė dhe nė perceptimin e Botės sė sotme? Kujt i shėrbente dhe i shėrben njė histori e tillė e cunguar dhe e mangėt? Po ēfarė ėshtė kjo histori tjetėr dhe sa na nderon e na intereson ne shqiptarėve tė zbulojmė dhe tė njihemi me tė vėrteta tė pazbuluara e tė pashkruara mė parė?

Pikėrisht nė pėrgjigje tė gjithė kėtyre pyetjeve, por dhe e shumė tė tjerave si kėto, shkruajta kėtė libėr, thotė autori, lėnda e tė cilit strukturohet nė 5 pjesė dhe nė 30 krerė (kapituj) .

Gjatė pėrshkrimit tė kėsaj lėnde lexuesi do tė ballafaqohet me ngjarje historike, kulturore, analiza etj. Pėrveē kėsaj nė pėrshkrimin e kėsaj lėnde ėshtė evidente veprimtaria e disa personaliteteve mirditase, fama dhe pesha e tė cilėve ėshtė mbarė-kombėtare e jo rrallė, europiane. Nė fakt portretizimi i kėtyre personaliteteve, nuk ka qenė qėllim nė vetvete pėr to. Personalitetet e paraqitura nė kėtė libėr kanė qenė  pėr periudhat qė kanė jetuar e vepruar, protagonistė kryesorė. Nė kėtė kuptim duke mėsuar historinė e kėtyre personave qė kanė bėrė epokė, ne mund tė mėsojmė rrethanat dhe ngjarjet historike e kulturore, qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme, duke ndikuar shumė nė ruajtjen e vlerave mė tė qenėsishme kulturore, sociale, politike, kryengritėse, duke ruajtur  ndjeshėm karakteristikat mė themelore - ekzistenciale tė Popullit Shqiptar  nė shekuj.

*Pjesa e parė ka pėr objekt “Pushtimin turk tė Arbėrisė dhe qėndresėn pėrballė zhdukjes” dhe pėrbėhet nga 7 kapituj. Nė kėtė pjesė hidhet dritė mbi gjendjen e Arbėrisė, sidomos nė territoret e Kastriotėve dhe tė Dukagjinėve para pushtimit Osman, mbi luftėn epokale tė shqiptarėve tė udhėhequra nga prijėsi i tyre Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, figura legjendare e shqiptarėve dhe e Europės mbarė.

Njė vėmendje e veēantė i kushtohet kohės sė pushtimit dhe sidomos pasojės sė parė tė kėtij pushtimi qė lidhet me emigracionin e shqiptarėve jashtė atdheut tė tyre dhe pasojave tė mėtejshme qė solli ky emigrim.  Njė vend qendror nė pjesėn e parė tė kėtij libri e ka zėnė kreu III me titull: Meshari i Gjon Buzukut tregues i ekzistencės sė kulturės Arbnore, por dhe faktor i mbijetesės sė kėsaj tradite ndaj invazionit turko-aziatik. Gjithashtu nė kapituj tė tjerė tė kėsaj pjese shtjellohen ēėshtje tė tjera themelore qė lidhen me mbijetesėn tonė si: Mirdita & Arbėria e mbetur, formimi i saj dhe territori, Mirdita dhe Pashallėku i Shkodrės, Dera Princore e Mirditės, Bibė Doda dhe Prengė Bib Doda, si dy pinjollėt mė tė spikatur tė kėsaj dere, Pashko Vasa etj.

*Pjesa e dytė: “Fryma e njė Rilindjeje Europiane”, ku ka pėr objekt kryesor dhe analizohet veprimtaria e Klerit Katolik,  sidomos e klerikėve mirditas dhe roli qė patėn kėta klerikė nė frymėzimin dhe udhėheqjen e Kombit tonė pėr m’vetėsi e pėrparim.

Kėshtu nė krerėt e kėsaj pjese gjendet e pėrshkruar nė vija tė pėrgjithshme aktiviteti dhe veprimtaria e Prengė Doēit dhe Shoqėria “Bashkimi”, Gjergj Fishtės,  Shtjefėn Gjeēovit tė Ambroz Marlaskjt, etj. Po nė kėtė pjesė trajtohen: Jezuitėt nė Shqipėri, veprimtaria e Nikollė Kaēorrit, Ndre e Lazėr Mjedės, etj .

*Nė pjesėn e tretė: “Lufta II, ēlirimi i Shqipėrisė dhe pushtimi i fundit lindor i saj”, pėrshkruhen dhe analizohen personalitete me gjak mirditas, por me njė rol tė jashtėzakonshėm nė kohėn mes dy luftėrave botėrore, veēanėrisht nė organizimin e drejtimin e luftės kundėr pushtuesve fashistė gjatė Luftės sė Dytė. Gjithashtu trajtohen kėtu dhe veprimtaria e kontributi i personaliteteve tė tjera qė spikasin nė luftėn kundėr vendosjes sė komunizmit, njė pėrpjekje sublime kjo, pėr mbrojtjen pėrsėri tė Lirisė, veēse kjo kundėr pushtimit sllavo-komunist. Personaliteti mė i spikatur nė kėtė pėrpjekje ėshtė Mark Gjomarku, i cili u bė njė martir dhe hero i vėrtetė n’atė luftė.

*Ndėrsa nė pjesėn e katėrt: “Pas pushtimit tė rreptė ra qėndresa, por u mbajt gjallė shpirti fisnik dhe humanizmi”: Trajtohen e analizohet roli i disa familjeve me emėr nė lamin e shqiptarizmit si familja Cetta, Vorfi, shqiptarėt nė Dalmaci, etj. Trajtohen gjithashtu ēėshtje tė kulturės, arsimit, tė muzikės e letėrsisė poetike. Personalitetet qė trajtohen kėtu janė studiuesit e njohur si: Krist Maloki, Zef Mirdita, Mark Tirta etj. Ndėrsa vendin kryesor e zėnė kompozitorėt e mėdhenj si: Preng Jakova, Ēesk Zadeja, Pjetėr Gaci, Mark Kaftalli, Gjon Kapidani, Marie Kraja, Bik Ndoja, Luēie Miloti, etj. Trajtojmė dramaturgė e aktorė tepėr tė njohur si: Kol Jakovėn, Liza Vorfin, Lazėr Filipin, Roza Anagnostin, Edi Luarasin, Mark Topollajn etj. Po kėtu kemi pėrshkruar kuntributin e poetėve me emėr si: Gjok Beci e Agim Doēi. Ndonėse pėrshkrimi i kontributit tė kėtyre personaliteteve ėshtė mjaft i shkurtėr, lexuesi ynė nuk do ta ketė tė vėshtirė tė kuptojė kontributin e tyre madhėshtor nė frymzimin dhe nė edukimin e shqiptarėve kudo ku janė.

 *Pjesa e Pestė “Rikthim nė shtėpinė tonė, apo pushtim”, bėn fjalė pėr disa ēėshtje e personalitete me rol tė spikatur pėr kohėn qė kalonte dhe po kalon Shqipėria pas viteve  ’90-tė, vėshtirėsitė qė patėn shqiptarėt pėr t`u pėrballur me hapjen e menjėhershme ndaj botės dhe ballafaqimin e tyre me lirinė e shfaqur nė mėnyrė tė beftė pėr ta.

-Njė nga sfidat mė madhore pėr tė ardhmen e shqiptarėve pas pėrmbysjes sė Diktaturės Komuniste ka qenė dhe mbetet ende edhe sot, ndėrtimi i shtetit modern shqiptar. Njė nga tiparet e kėtij shteti nė demokraci ėshtė ndarja e pushteteve, veēanėrisht ai i Drejtėsisė prej Qeverisė (Ekzekutivit). Kam bindjen se kontributi i Zef Brozit nė kėtė fushė ėshtė unik dhe mjaft interesant. Studimi rreth kėsaj veprimtarie tė Zef Brozit pėrbėn njė kapitull tė veēantė tė kėsaj pjese.

-Trajtim tė posaēėm nė kėtė pjesė ka dhe pėrshkrimi i veprimtarisė sė klerit katolik nė Amerikė dhe veprimtaria e Imzot Rrok Mirditės nė Shqipėri, jo thjeshtė si pėrfaqėsuesi mė i lartė i Kishės Katolike tė Shqipėrisė, por veēanėrisht veprimtaria e tij dhe e Kishės jashtė mureve tė saj. Kjo veprimtari ka patur njė ndikim jo tė vogėl nė ripėrtėritjen e shpresės tek e ardhmja jonė europiane, etj.

-Nė mbyllje tė kėsaj pjesė zė njė vend tė rėndėsishėm dhe “Nėnė Tereza”, jo vetėm si simboli i humanizmit, por nė radhė tė parė, si pėrfaqėsuesja mė tipike dhe mė madhėshtore e frymės dhe e virtyteve tė kombit e tė sojit tonė shqiptar.

-“Nė vend tė epilogut”, ėshtė kreu mbyllės i kėsaj pjese, por dhe i gjithė librit. Kėtu, e pashė tė udhės tė merrem pak, shprehet autori Gjet Ndoj, duke ndėrhyrė dhe duke dhėnė disa mendime rreth ēėshtjeve qė debatohen shpesh: rreth “Identitetit tė shqiptarėve”, debatit tė hapur rreth kėsaj ēėshtjeje tė madhe dhe veēanėrisht rreth debatit mes dy tė mėdhenjve tė letrave shqipe; Qose-Kadare.

Nė fund tė kėtij libri ėshtė paraqitur njė shtesė dokumentare, dokumenta tė skanuar, pa bėrė interpretime pėr to, por qė ndihmojnė lexuesin pėr tė plotėsuar mė tepėr njohjen qė pėrfiton nga studimi i kėtij libri.

Promovimi

  Promovimi i “Antologjisė Historike” tė autorit Gjet Ndoj u bė nė Muzeun Historik nė Tiranė nėn organizimin e departamentit tė kulturės bashkia Rrėshen dhe pallatit tė Kulturės “Mirdita”.

Pėr herė tė parė nė kėtė muze u pėrzgjodh njė formė promovimi me elementė tė gėrshetuar njė spektakli dhe ku autori ishte pėrballė auditorit me pjesėmarrės mirditorė tė shumtė nga Tirana e gjetkė, por dhe historianė, profesorė dhe akademikė, ndėr to dhe personazhe tė librit apo njerėz tė lidhur me kėto personazhe qė nė njėfarė mėnyre kanė lėnė gjurmė tė rėndėsishme jo vetėm nė historinė dhe kulturėn e Mirditės, por tė tėrė kombit shqiptar.

 Kanė pėrshėndetur autorin dhe punimet e tij nė lėmin historik qė nga profesor Ismet Elezi, pėr tė cilin krahina e Mirditės ka qenė dhe mbetet njė vend thesar pėr tė gjurmuar mbi kodet e zakonet dhe sidomos tė drejtėn, ndaj i ėshtė kushtuar dhe figurės sė Gjecovit pėr vite tė tėra, para se ai tė shkruante “Kanunin e Labėrisė”.

 Profesor Mark Tirta, nenvizoi rėndėsinė e librit dhe tė tėrė kėtyre botimeve qė e kundrojnė historinė nga pozicione interesante. Njė pėrshėndetje tė ngrohtė solli Mihal Luarasi dhe Edi Luarasi, kjo e fundit me origjinė nga Mirdita. Pėrshėndetje tė ngrohta pėr autorin dhe auditorin solli dhe poeti Agim Doci, pėrfaqėsuesi i Rrok Mirditės, gjithashtu Arben Demeti, Vlasova Musta, kryetare e klubit kulturor “Mirdita” nė Tiranė Lindita Nikolla etj.

 Tė pranishmit pėlqyen gėrshėtimin me elementė artistikė performuar nga pjesėtarė tė ansamblit “Mirdita”, dhe grupit kulturor tė qendrės sė fėmijėve nė Rrėshen nėn drejtimin e Kol Picakut si dhe grupi i valleve nga koreografi Fran Gjergji.

 Pėrshtatazi me librin e autorit “Udha e Shqiptarėve”, erdhi dhe telereportazhi i gazetarit Gjergj Marku “Udha e madhe e Kombit”, me pamje nga autostrada Durrės-Kosovė, duke sjellė imazhe tė ditės nga puna qė po bėhet nė segmentin Rrėshen-Kalimash.

Mė pas tė pranishmit pėrmes njė kokteili nė hollin e Muzeut, kaluan nė biseda mė tė afėrta pėr kulturėn, historinė dhe gjithcka tjetėr qė prodhohet kulturalisht nga pjesa intelektuale e krijuese mirditore nė Mirditė apo nė vende tė tjera ku ata jetojnė.

Pėrgatiti: Aleksandėr Ndoja