REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Takim mėsuesish pėrmes “Portės sė diturisė”

 

-promovohen dy libra eseistikė dhe me poezi tė mėsuesit veteran Ndre Picaku-

  Njė brez  mėsuesish nė pension, qė kanė dhėnė kontribute nė mbarė Mirditėn pėr dekada me radhė,janė takuar kėto ditė nė promovimin e dy librave me esse dhe poezi tė autorit Ndre Picaku, njė nga mėsuesit mė tė vjetėr tė Mirditė dhe studenti i parė mirditas nė universitet.

Mėsuesit e thinjur, dhe tė tjerė qė ishin pjesėmarrės si ndėrthurje brezash, kanė kujtuar punėn e bėrė nė vitet e vėshtira pėr tė dituruar fėmijėt e Mirditės nė cdo cep tė saj, sakrificėn, punėn e paepur pėr tė sfiduar cdo vėshtirėsi duke shėnuar rezultate tė larta nė mbarė arsimin shqiptar. Fakti ėshtė se nė pak vite ėshtė arritur qė nga Mirdita tė arsimohen kontigjente tė tėrė nxėnėsish, edhe pse nė njė krahinė tė vuajtur ekonomikisht dhe tė persekutuar politikisht. Jo pak mėsues janė mbajtur nėn trysninė e luftės sė klasave qė mė shumė se asnjė krahinė tjetėr, kishte fokusuar kėtė krahinė e nė mes tyre njerėzit e ditur tė saj. Por ndėrgjegja e lartė,pasioni dhe etja pėr dijen e dituridhėnėsve mirditorė dhe atyre qė erdhėn nga krahina tė tjera nė Mirditė, bėnė qė Mirdita tė shėnohet pėr nxėnės pasionantė qė mbaruan universitetet falė intelektit natyral dhe pėrgatitjes sė tyre nė shkollat e kėtij rrethi.

Tė pranishmit cilėsuan kontributin e mėsuesit veteran Ndre Picaku, pjesėtar i njė plejade tė ndritur, mėsues dhe drejtues nė disa shkolla tė Mirditės,i pari universitar mirditor,kontributi i tė cilit ėshtė shėnuar nė memorin e gjithė arsimdashėsve tė kėsaj krahine.

Dy librat e fundit u theksuan si njė epilog i tėrė kėtij kontributi dhe pėr kėtė u kėrkua qė dhe mėsues tė tjerė mund tė ndihmojnė nė pasurimin arkivor tė shkollės nė Mirditė si njė gjurmė e dytė po kaq e vyer sa dhe dhėnia e mėsimit nė klasa e auditore.

Pėrshėndetėn nė kėtė takim, ish mėsues dhe mėsues si Ndrecė Dodaj, Mark Ndoci, Ded Gjini, Sandėr Ndoj, Ndue Gega, Pal Mėhilli e tė tjerė,po ashtu theksoj disa vecori te peozise se mesuesit Picaku dhe poeti dhe studiuesi Ndue Dedaj e tė tjerė.

Ndėrsa Gjon Dedaj, duke pėrshėndetur takimin, u ka shprehur mirėnjohjen nė emėr tė bashkisė pėr tėrė brezat e mėsueve ndėr vite.

Promovimi u shoqėrua dhe me recitime poezish dhe pasazhesh nga nxėnės tė shkollės sė mesme. Mė pas takimi vazhdoj me njė kokteil dhe biseda tė lirshme nė mes breza mėsuesish.

Gj.M

"Librat  burojne prej shpirtit  dhe behen te dashur prej vertetesise"

  -fjala e kryetarit tė bashkisė Gjon Dedaj nė promovim-

Te nderuar pjesmarres !

I nderuar mesuesi im   dhe autori i librit “Porta  e diturise “ !

Te dashur mesues !

 Ju pershendes te gjitheve dhe lutem pranoni konsideraten  time te shprehem ne kete promovim edhe se  kurre me pare  se te merrja ne dore librin “Porta  e Diturise “ nuk isha ndalur  kaq gjate te gjeja lidhje a ngjashmeri  te tilla  mes  vendlindjes  dhe librave, por leximi i atyre vargjeve me  shtyne   te mendoj se ashtu sikurse nuk kapej  avulli po ashtu nuk dihej prej nga u rrokullisnin guret e themeleve apo ato te Kulles ... ne fshatrat a  nder kodra tona...

 Mendoj se librat  burojne prej shpirtit  dhe behen te dashur prej vertetesise, pse jo , njelloj si guret  qe burojnė nga shkembejnjtė te cilet ndryshimet e temperatures i godisnin pandalshem si per te na thene  “Ēdo gjė qė lėviz, ndalet e zė vend dikur “ !

Padyshim qe germat dhe vargjet  jane kudo me n ,  njelloj sic  kemi me vete frymen, e jo me kot shkolla dhe shkollimi kane per qellim per te ndryshuar kufinjtė po permes  germave dhe fjaleve , pervojes –dijes- besimit dhe organizimit politik e social !!

Mirdita ka  tashme nje liber me shume, nje deshmi tjeter te sinqerte dhe nje perpjekje te radhes  qe ky popull dhe kjo toke shqiptare, te ruajė me lehte memorjen dhe  shenjat e veta, DIJEN  dhe DIELLIN qe i bashkon  qenesisht si rrallekush, pasi me to ka bere shtetin e saj ne lulezimet e castit, ne pazotesine  dhe ne mbetjen prapa  a ne mungese vizioni  njelloj si nje levizje kaotike nga lindja tek vdekja, nga shpresa tek demokracia….

 Duket se ky liber me shume se gjithshka na jep boten shpirterore te autorit,   boten e tij filozofiko-politike , mardhenien e tij me lirine  duke qene njeherit nje perpjekje  e tij dhe gjithe mesuesve te  cdo brezi per t’u larguar gjithnnje nga e keqja gjendur jo rralle  perballe murit te pamundesive,  i cili ishte  dhe mbetet njelloj si hapėsira e pamundur!

Ndaj me ngjan se Libri ishte pritesi  dhe sjellesi  ne dukje  i te gjitha  perpjekjeve te mesuesit tim Ndre Picaku pasi   te gjitha keto  duket se kane pershkuar me  shpejtesi  rrufe trurin e tij   ne kerkim te marrėveshjes  pergjate bashkėudhetimit  te perjetshem  shoqeri - dije , njeri –shkolle !

Ndaj kam rastin ta falenderoj prej zemre autorin i cili kontribuoi mjaft qe nxenesi i tij  te mos thyhej   dhe sebashku te ndajme sot nje tjeter lartesim Mirnjohjeje per mesuesit , per shkollen , per dijen per  dashurine , per qytetarin...

 Pavaresisht ndalesave, pavaresisht politikes kjo ishte  dhe eshte  udha e mirenjohjes se perjetshme !

 Faleminderit   dhe jete te gjate mesuesi im !

        Gjon  DEDAJ

Kryetari i bashkise RRESHEN