REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>
>
>
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Matura shtetėrore nis me provimin e letėrsisė

 

 Matura shtetėrore i ėshtė nėnshtruar sot provimit tė parė, atij tė letėrsisė. Dita e sotme, fiks ora 10.00, ka shėnuar rėnien e gongut pėr maturantėt, pėr tė provuar veten sesa vlejnė nė pėrgatitjen  e tyre katėrvjeēare dhe mė tej udhėn qė do tė marrin pėr tė ardhmen.

Provimi me detyrim nė lėndėn e gjuhė-letėrsisė ka nisur sot nė orėn 10.00 nėn masa tė forta sigurie nė Rrėshen ku kemi qenė dhe me kameren tonė. Situatė pak tensionuese nga ana psikologjike e maturantėve, por dhe masa tė forta sigurie si nga ana e policisė qė ka shoqėruar dokumentacionin nė tėrė shkollat e vendit, por dhe masa tė forta pėr administrimin e proēesit. Dhe nė fakt i tėrė procesi ka shkuar mbarė pa patur probleme. Mėsuesit administratorė nė Mirditė janė kėmbyer me ata tė Lezhės.

Shpėrndarja e testeve tė provimit tė parė tė detyrueshėm nga Agjensia e Vlerėsimit tė Arritjeve ka nisur qė nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa materialet janė shoqėruar nga forca policore duke garantuar fshehtėsinė dhe paprekshmėrinė e tyre.

Po sot pas pėrfundimit tė provimit testet  e plotėsuara nga maturantėt janė nisur pėr nė ambjentet e drejtorive rajonale dhe po nėn masa tė forta sigurie nė vendet e vlerėsimit tė pėrcaktuara nga ana e ministrisė sė arsimit dhe shkencės. Sipas ministrisė nė fjalė do tė jenė 200 specialistė nga mė tė mirėt e kėsaj fushe qė do tė bėjnė vlerėsimin e tyre. Meqenėse testi do tė jetė i formuluar si pyetje me dy alterntativa ashtu dhe me zhvillim, do tė jetė e nevojshme njė kohėzgjatje prej 1 jave pėr tė kryer vlerėsimet. Kėsisoj do tė duhen plot 12 ditė pėr tė shpallur rezultatet tė cilat do tė botohen dhe nga gazeta tė pėrditshme. Testi i zbėrthyer mendohet tė jetė i botuar nga dita e mėrkurė.

Ndėrkohė qė mėsohet se dy kanė qenė temat e kėtij testi, me autorė Migjenin, “historia e njėrės nga ato” si dhe Makbethi i Shekpsirit. Nga nxėnės qė kanė qenė linearisht tė pėrkushtuar ndaj mėsimeve pėr katė vite, ky test pėrbėn njė nivel mesatar dhe jo tė njė shkalle tė lartė vėshtirėsie, ndaj ata thanė se janė ndjerė komod nė zhvillimin e testit tė parė.

E ndėrkohė qė pėr provimin tjetėr, maturantėt kanė nė dispozicion njė javė pushim, qė ėshtė ai i matematikės dhe qė mbyll kėshtu testimin e fundit pėr matyrantėt nė lėndėt me detyrim. Dhe pas njė pushimi tė shkurtėr, pėr ata maturantė qė dėshėrojnė tė vazhdojnė studimet e larta, do t’ju duhet tė japin provim nė dy lėndė me zgjedhje, e qė do tė zhvillohen nė njė datė tė vetme, mė 10 korrik.

 

Gj.M.