REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Qendra Kulturore e fėmijėve tė Rrėshenit, ēmim tė parė nė festivalin mbarėkombėtar tė Fush-Arrėsit.

Qendra Kulturore e Fėmijėve Mirditė arrin suksesin e rradhės nė festivalin e rradhės tė kthyer tashmė nė traditė prej shtatė vitesh nė qytetin e Fush-Arrėsit. Falė punės sė palodhur tė mjeshtrit tė talentuar z. Kol Picaku, dhe koreografit tė apasionuar Fran Gjergji, pėr tė pestin  vit rradhazi  Qendra Kulturore e Fėmijėve Rrėshen kthehet me trofe nga ky eveniment. Pėr tu kthyer nė retrospektivėn e viteve, dy vite rradhazi ėshtė fituar ēmimi i parė si grup, ndėrsa vitin pasues Mirdita ka marrė cmimin trofe tė evenimentit. Vitin e kaluar u fitua cmimi i parė individual, ndėrsa nė festivalin e kėtij viti qė u zhvillua nė datat 21 – 23 maj, Mirdita u nderua me ēmimin e parė, duke u cilėsuar si grupi i madh Mirditės.

Festivali.

    Udhėheqėsi artistik i kėtij grupi z. Kol Picaku thotė se ishte parashikuar qė grupi i Mirditės tė konkuronte ditėn e fundit tė festivalit, pikėrisht me datėn 23 maj. Pikėrisht nė orėt e para tė kėsja dite, grupi i Mirditės i pėrbėrė nga instrumetistėt, dhe grupi i valleve u nis me njė autobus nė drejtim tė Fush-Arrėsit. Me tė mbėrritur aty pamė qė interesimi ishte shumė i madh. Qindra banorė tė zonės por edhe tė ftuar kishin mbushur sheshin kryesor pėrballė ish-Qendres Kulturore qė prej vitesh ėshtė privatizuar dhe shėrben si lokal. Konkurentė nė kėtė festival ishin rreth 15 grupe artistike nga Lushnja, Fieri, Tirana, Pėrmeti, Mirdita, Puka, Shkodra, Hasi, Dibra etj, ndėrsa nga Kosova pjesmarrėsit ishin nga Drenasi, Lipjani, Gjilani etj.

    I fundit nga konkuruesit ėshtė ngjitur grupi i Mirditės. Konkurimi ka nisur me pjesė tė harmonizuara me motive kėngėsh “majė  krahu” tė pėrpunuara nga Kol Picaku, kolazh melodishė tė grupit tė burrave tė Mirditės, pjesė klasike nė minuet nga Sebastian Bah. Ndėrkohė qė janė ngjitur nė skenė valltarėt virtuozė tė Fran Gjergjit, tė cilėt kanė debutuar me mjaft sukses duke korrur duartrokitje tė tė pranishmėve. Madje shumė prej tyre e cilėsuar debutimin nga “grupi i madh i Mirditės”. Pas kėtyre Mirdita “dhuroi” njė njė kolazh kėngėsh pėrshendetėse nga Arben Kola, Ndue Kaēorri, Artiola Legisi, Romina Tuci e Daniela Kola. Njė punė mjaft tė mirė mbėshtetėse ka bėrė edhe bateristi Ilir Simoni. Disa nga debutuesit ishin Ranier Biba nė sharki, Everest Ndreca nė daulle, Enri Doda dhe Ariel Koka nė ēifteli, Florian Kola nė bilbil etj.

Juria dhe ēmimet.

    Prej tre ditėsh nė Fush – Arrrės ka qėnė efektive juria e kėtij festivali e pėrbėrė nga emra tė mirnjohur tė muzikės dhe artit shqiptar. Sabrie Nushi, kompozitore nė RTSH, dikur mėsuse nė kėtė qytet ka qėnė kryetare e jurisė sė kėtij eventi. Po ashtu Francesk Radi kėngėtar i mirnjohur, Kozma Dushi, Frrok Haxhia, dhe njė muzikolog kosovar kanė qėnė anėtarė tė kėtij komisioni. Ndėrsa ēmimi i parė pėr grupin e Mirditės ėshtė dorėzuar nga drejtuesi i QKF Fush-Arrės z. Mirash Mardodaj. Pas kėsaj janė dėgjuar durtrokitje tė shumta dhe grupi organizator ka adresuar pėrgėzime tė shumta pėr grupin e Mirditės. Nė fund udhėheqėsi artistik z. Kol Picaku tha se njė sukses i tillė vjen falė pėrkushtimit tė stafit tė QKF tė Rrėshenit tė cilėt pėrgatiten gjatė gjithė vitit pėr kėtė eveniment. Ai tha se menjėherė do tė fillojmė tė mendojmė dhe tė punojmė pėr pėrfaqėsimin tonė nė aktivitete tė tjera, ndėrkohė qė kėrkohet pėrkushtim i madh nė pėrcjelljen e stafetės nė breza, pasi shumė prej instrumentistėve virtuozė janė larguar nga grupi pėr shkak tė moshės.

A.    A. Ndoja