|
Ekipi i “MINATORIT” vlerė e pa tjetėrsueshme
e mirditorėve.
-Reagon presidenti Met Troplini-
Kur
ekipi i volejbollit tė Minatorit ėshtė me
afėr fitores sė trofeut tė shumpritur, falė
njė mbėshtje tė fuqishme tė presidentit tė
kėtij ekipi, z. Met Troplini, zėra tė
vetmuar nuk mungojnė qė tė pėrhapin tė pa
vėrteta, shpifje qė pa asnjė filtrim gjejnė
hapėsirė edhe nė ndonjė organ tė shypit
sportiv. I tillė ishte njė shkrim nė njė tė
pėrditshme gjatė ditės sė sotme sipas tė
cilit tifozėt e “Minatorit” kėrkojnė qė
stėrvitjet e kėtij ekipi tė bėhen nė Rrėshen
dhe jo nė Tiranė. Nė pamje tė parė kjo ėshtė
njė e drejtė e cilitdo qė tė shprehet nė
forume free online, por qė deklarime tė
tilla tė merren bruto me copy-paste, dhe tė
hidhen nė faqe shtypi serioz sportiv, pa
marrė mendimin “ndryshe” ėshtė njė shkelje
flagrante e rregullave tė lojės njė njė
shtyp tė pa varuar. Stėrvitjet mund dhe
duhet tė bėhėn nė vendin e origjinės sė
ekipit, por kur shumica e vajzave lojtare
ndjekin shkollat nė Tiranė, dhe presidenti i
ekipit gjen mundėsinė qė tė sigurojė
ambiente tė pėrshtatshme stėrvitje sa mė
afėr tyre, nuk besohet se ėshtė ndonjė mėkat
i madh. Nė kėtė kuadėr ka qėnė edhe reagimi
i presidentit tė ekipit tė “Minatorit” Met
Troplini i cili garanton edhe njė herė se ky
ekip ėshtė vlerė e pa tjetėrsueshme e
Mirditės, dhe e tifozerisė sė saj tė
zjarrtė.
a.n
Ja dhe deklarata e plotė e z. Met Troplini,
president i Minatorit:
JAM TE MINATORI PER RESPEKT NDAJ
MIRDITOREVE DHE TIFOZERISĖ SĖ ZJARRTE.
Po marr shkas te prenoncohem me kete shkrim
per te garantuar tifozerine rreshenase qe
ekipi i “Minatorit” eshte vetem dhe vetem i
mirditoreve, dhe nuk eshte pronė as e imja
dhe as e ndonje tjetri.
Jam te “Minatori” nė respekt tė
mirditoreve, tifozerisė sė saj tė zjarrtė e
tė kulturuar, e mbi tė gjitha pėr ti
dhuruar qytetit te Rreshenit ate qe i ka
munguar per kaq vite, titullin Kampion, dhe
pėr tė sjellė nė Rrėshen Kupėn e Republikės.
Jam te “Minatori” per te realizuar
endrren shume vjeēare te lojtareve te
shquara te minatorit duke filluar qe nga
volejbollistet e para si Vitore Tusha e
Gjyste Picaku, pėr tė vijuar me Gjyla
Perbashen, Lume Nikėn e me pas me brezin me
te ri si Lula Vladi, Marjana Suli, Valbona
Arapi dhe ne fund me dy nga legjendat e
ekipit te minatorit Lindita Hoxhen dhe
Dalina Kolen.
Jam te “Minatori” per te realizuar
ėndrrėn e talentit te mirdites, tė asaj qė
nuk jeton me, te asaj qe populli i Mirdites
e nderoi duke i vene emrin e saj pallatit te
sportit, te paharrueshmes Arjana Arapi. Te
gjithe kujtojme vitin e kaluar ku Minatori u
cilesua si supriza e kampionatit, por te
gjithe ne akoma nuk e kemi harruar
zhgenjimin qe pesuam ne finalen e kupes se
Republikes kur ishim aq prane dhe nuk
arritem te fitonim edhe pse ne luajtem si
fitues, por ne fund zoti nuk ishte me ne ate
dite.
Te gjithe ne akoma nuk i kemi harruar
harruar ndeshjet e fundit te kampionatit te
kaluar ku lojtaret e ekipit tone me Arjola
Prengen ne krye bene te pamunduren por nuk
arriten te na dhuronin titullin pasi fundja
aq ishte mundesia e ekipit.
Te
nderuar tifoze!
Kam ardhur te “Minatori” per t’i dhuruar
titullin kampion, por te gjithe ne jemi te
ndergjegjshem qe per te arritur kete
objektiv duheshin afruar prane ekipit
lojtare cilesore dhe kete gje une e bera
pasi tani ne kemi lojtaret me cilesore si
Esmeralda Tuci, Klejda Shkurti, Klonarda
Nezaj etj. Ndoshta ne perzgjedhjen e
lojtareve mund te jete bere ndonje gabim por
edhe ne sport gabohet si kudo, por e
rendesishme eshte te shikohet perpara, te
jemi te gjithe te bashkuar drejt titullit
kampion.
Te nderuar tifoze!
Po
abuzohet shume me pranine e lojtareve
mirditore ne ekipin tone dhe nga ky abuzim
po mundohen te perfitojne kundershtaret tone
kryesore, por jam i bindur qe zgjuarsia
mirditore nuk do bie preh e ketyre
provokimeve por do vazhdoje ta mbeshtesi
fuqishem ekipin drejt titullit kampion.
Te nderuar tifoze te “Minatorit”!
E
lexova artikullin e botuar te Panorama dhe e
kuptoj shqetesimin tuaj, por ju garantoj qe
ekipi i “Minatori”eshte i mirditoreve dhe i
askujt tjeter, dhe ne cdo vendim qe do
merret jeni ju te paret qe vendosni, pastaj
jam une qe po shpenzoj shuma te medha per
t’ju dhene juve kenaqesine e te qenit
kampion.
Eshte absurde te mendoni qe ndeshjet ekipi
mund ti zhvilloje ne Tirane, n.q.s do
ndodhte kjo, gje qe nuk ndodh kurre, ju
garantoj qe do e shperndaja ekipin, sepse po
e perseris, jam tek ju per t’ju dhene juve
kenaqesi, dhe jo popullit te Tiranes. Jam i
ndergjegjshem qe ekipi nuk ka qene shume
prezent kete vit ne Rreshen, por mendoj qe
ka qene nje faze pergatitore kjo qe kaloi
dhe tani fillon Top Liga, ku ndeshjet behen
me te veshtira dhe me interesante, ku dhe
ekipi do jete vazhdimisht prezent ne
Rreshen, ku dhe stervitjet ne prag ndeshjesh
do te zhvillohen atje.
Te nderuar tifoze!
Ju te gjithe jeni deshmitarė te asaj qe une
kam bere per ekipin e “Minatori” dhe qe sot
ekipi yne ka arritur 19 fitore rradhazi pa
asnje humbje, duke qene ekipi me elitar ne
vend, por nderkohe do vazhdoj ta mbeshtes
fuqimisht nga ana financiare, por nuk eshte
kjo kryesorja per te arritur fitoret, ajo qe
me shume ekipi ka nevoje ne keto momente,
eshte tifozeria e zjarrte mirditore dhe
vetem me mbeshtetjen tuaj ekipi do arrijė tė
dhurojė spektakėl dhe trofe.
Te
nderuar vellezer dhe motra mirditore!
Tani
jemi ne fazen me te rendesishme te
kampionatit, ndaj ka ardhur momenti tė
tregojme qe “Minatori” e meriton te jete
fitues i titullit kampion dhe i kupes se
republikes ndaj mos ta kursejme mbeshtetjen
tone te fuqishme ndaj vajzave qe deri tani
na kane nderuar duke na dhuruar vetem fitore
e duke na nderuar emrin e Mirdites.
M. Troplini,
Presidenti i Minatorit.
|