|
Reagim nga prof. Mentor QUKU
Tė nderuar
bashkėvėllezėr!
Kohėt e
fundit u sulmua nė media njė shqiptar i
madh, dom Anton Kēira. Kuptohet qė lajmi i
keq u amplifikua dhe u pėrhap me shpejtėsi
rrufeje, pa u pėrmendur katėrdhjetetre vite
sakrifica tė pandėrprera tė tij nė dobi tė
ēėshtjes kombėtare. Dom Anton Kēira, duke e
shikuar SHBA, si mbrojtėsen mė tė madhe tė
kombit shqiptar, nė njė ēast zemrimi e
trishtimi paska pėrdorur fjalė tė vrazhda,
qė natyrisht nuk duheshin thėnė, e pėr tė
cilat ka kėrkuar falje publike.
Por
menjėherė tė shkon mendja tek raste analoge
nė historinė tonė kombėtare: Nuk ėshtė hera
e parė qė personalitete tė fuqishme dhe
karizmatike, si Faik Konica, Gjergj Fishta,
Ndre Mjeda, apo ndonjė tjetėr, nė zemrim e
sipėr, janė shprehur me fraza tė rėnda, tė
cilat, tė lexuara jasht kontekstit, mund tė
merrnin kuptime tė tjetėrsuara. Mirėpo ishin
pikėrisht kėta personalitete, dashuronjėsit
mė tė zjarrtė tė Shqipėrisė dhe punėtorėt e
mėdhenj tė ēėshtjes kombėtare. Sa herė qė
projektet e idetė e tyre janė pėrplasur me
realitete tė hidhura, kanė reaguar furishėm,
janė acaruar emocionalisht, duke u shprehur
me fjalė tė vrazhda, pa menduar se ka forca
tė errėta qė janė tė gatshme pėr ti
shkėputur ato nga konteksti qė janė thėnė,
pėr t’i kompiluar e pėr t’i futur nė korniza
tė tjera, me qėllime tė tjera. Por sot, pasi
kanė kaluar vite, janė sqaruar kushtet,
kontekstet dhe kornizat e vėrteta ku janė
thėnė, asnjeri nuk mund qė tė vėrė nė dyshim
sakrificat e tyre sublime dhe pėrkushtimin e
tyre nė shėrbim tė atdheut.
Kam
parė me keqardhje videomantazhin lidhur me
njė nga fjalimet e drejtuesit tė Kishės
Katolike tė Shėn Palit tė Detroitit, Dom
Anton Kēirės, publikuar nė You Tube. Kjo pėr
disa arsye. E njoh mirė figurėn prej
atdhetari tė Dom Antonit. I njoh mirė
kontributet e tij pėr ēėshtjen kombėtare dhe
kam bindjen se ai me jetėn e vet ka dhėnė
prova se nė ēdo rast ai ka punuar nė favor
tė interesave kombėtare. Janė aq tė mėdha e
aq tė qarta kontributet e dom Antonit pėr
ēėshtjen kombėtare, sa qė asnjėri nuk mund
t’i mohojė ato pėr shkak tė njė reagim
emocional tė tij. Kjo ndodhi kur ai ndjeu se
ishin nė lojė dinjiteti dhe interesi
kombėtar, i bindur se SHBA mbetet garanti mė
i madh i kombit tonė, mbrojtėsi mė i madh i
lirisė dhe i demokracisė.
Kam patur
fatin ta njoh personalisht Dom Antonin, kur
me ftesėn e tij, kam mbajtur fjalėn e
rastit, si spiker kryesor, nė manifestimin e
madh Ditėn e Flamurit mė 28 nėntor 2007,
mbajtur nė Kishėn e Shėn Palit tė Detrotit.
Atje kam parė se si e kishte konceptuar ky
meshtar atdhetar kishėn e re me imazhet
legjendare tė figurave tė ndritura
kombėtare, si Skėnderbeu, Nėnė Tereza,
Ismail Qemali, Naim Frashėri, Gjergj Fishta.
Dedė Gjo Luli, Adem Jashari, etj. Kisha
dėgjuar edhe mė parė pėr misionarin e
devotshėm dhe atdhetarin e flaktė Dom Anton
Kēirėn, se si, ai, me energji tė
pashterrshme, punonte pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė shqiptarėve nė diasporė, si edhe
pėr rritjen e emrit tė Shqipėrisė nė botė.
Kam mėsuar me kėnaqėsi nismėn e tij pėr tė
sjellur nė SHBA monumentin e Gjergj
Kastriot, Skėnderbeut, epoka e tė cilit
ėshtė mė e lavdishmja dhe mė madhėrishmja nė
historinė tonė, elementi mė i qenėsishėm i
krenarisė sonė kombėtare.
Gjatė
kėrkimeve e studimeve tė mija, rreth
historisė sonė, si edhe rreth figurave tė
shquara kombėtare, kam zbuluar shpesh herė
fakte e dokumente pėr planet qė synonin
poshtėrimin, pėrēarjen dhe zhdukjen e kombit
shqiptar, qė nga rrogat e majme mujore e
deri tek shitja e hapur e interesave
kombėtare, nga ndėrhyrjet e sofistikuara
deri tek agresionet e hapura. Ndėrkohė shumė
tė tjerė kanė rėnė nė grackėn e planeve
antishqiptare, mes tė cilave dallohen ato qė
pėrpiqen tė nxisin antagonizmin mes besimeve
tė ndryshme fetare nė Shqipėri. Synimi i
tyre ka qenė dhe mbetet dobėsimi i
kohezionit tė brendshėm tė shqiptarėve. Por,
pėr fat tė mirė, ėshtė virtyt i shqiptarėve
qė duke qenė tė ndryshėm tė jenė tė
bashkuar, kjo sepse kanė njė pasuri shumė tė
madhe tė ėprbashkėt, kanė njė gjuhė shumė tė
lashtė e shumė vitale, si edhe njė histori e
njė fat tė pėrbashkėt. Janė cilėsi organike
dhe natyrale tė shqiptarėve, tė trashėguara
brezi nė brez. Shumė here, rrethe tė
ndryshme janė pėrpjekur tė nxitin pėrēarjen
fetare nė kėtė qytet tė lashtė, por gjithnjė
kanė dėshtuar. Ka shumė fakte qė flasin pėr
harmoninė nė mes tė besimeve tė ndryshme
fetare nė qytetin tim, nė Shkodėr. Kujtoj
gjestin burrėror e kuptimplotė tė Kupe
Danes, krijiimin e shoqėrisė Vllaznia
nė vitin 1919 (nga shkrirja e tre shoqėrive
tė tre besimeve, Mustafa Pasha, Vaso Pasha
dhe Nji tubė lule), apo ngritjen e flamurit
kombėtar nė vitet ’30, nė njė kordon tė
pėrbashkėt nė mes tė kumbanores sė Kishės
dhe minares sė Xhamisė, nė qendėr tė
qytetit.
Pėr fat tė
mirė shqiptarėt i kanė pėrballuar me sukses
planet, sulmet e manovrat e forcave tė
errėta. Dhe jo vetėm kaq: shpesh ka ndodhur
e kundėrta, ėshtė rritur edhe mė shumė
bashkimi shpirtėror dhe vetėdija kombėtare e
shqiptarėve. Kėshtu po ndodh edhe kėsaj
radhe. Tė gjithė ata qė hodhėn gurin, tė
mashtruarit apo ata qė bėnė naivin po e
kuptojnė se ēdo ditė qė kalon, po ndriēohet
mė shumė e po ngrihet mė lart figura
atdhetare e dom Anton Kēirės. Po shihet
qartė se shumė personalitete e njerėz tė
thjeshtė kanė dalė nė mbėshtetje tė figurės
atdhetare Dom Anton Kēirės, ēdo ditė e mė
shumė, shqiptarėt po kompaktėsohen,
pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare,
politike, ekonomike apo krahinore.
Shkodėr, 23 mars 2010 |