|
Rruga qė do tė bashkojė dy
pjesėt e tė njėtit komb duket se mė parė ka bashkuar ndėrtuesit nga
kombėsi tė ndryshme.
Udhėtim pėrmes
gjurmės sė rrugės, nė segmentin Rrėshen-Fan.
Rrėshen.
Rruga Durrės-Kukės prej
kohėsh ėshtė kthyer nė mollė sherri mes krahėve tė politikės. Shumė prej
politikanėve nė tė majtė dhe nė tė djathtė, ndonėse e lakojnė atė nė tė
gjitha rasat, nė asnjė rast nuk e kanė marrė mundimin pėr
tė parė se ēfar bėhet nė luginėn e lumit Fan, i cili nė njė gjatėsi tė
konsiderueshme ėshtė udhėrrėfyese e kėsaj rruge. Madje po shumė prej
politikanėve as nuk e kanė parė kurrė atė vėnd ku punohet dhe vetėm
punohet. Debatet e zjarrta nėse aty po vidhet apo nuk po vidhet janė
shumė larg prej kėtij vėndi ku mali shumėshekullor i ėshtė nėnshtruar
mjeteve nga mė tė fuqishme tė llojeve dhe markave nga mė tė ndryshmet.
Kjo ėshtė “shkelja” e parė e dallueshme qė ėshtė bėrė, pasi nė krahun e
majtė tė luginės qė nga eksploratori i shquar austriak i viteve 20-tė,
Fabian Barcata ėshtė quajtur si “lugina mė e bukur nė botė”, krenaria
shumė shekullore e natyrės ka filluar qė tė ndryshojė formė. Traseja
kalon nė rrėpira tė forta, ndonėse paralel me rrugėn egzistuese, ajo
ėshtė shumė poshte saj, madje nė shumė vėnde nė tė njėjtin nivel me
shtratin e lumit Fan.
Nė
trasenė e rrugės.
Edhe ata qė kanė rrugėn nė
segmentin egzistues tė rrugės e kanė tė pa mundur qė tė shikojnė se ēfar
ndodh nė tė vėrtetė nė kėtė segment rrugor. Kjo sepse vetė konsorciumi
Bechtel-Enka
ka rregullat e saj, sidomos tė sigurisė. Qė njė “i huaj” qoftė edhe
gazetar i cila ka nė dorė ligjin mbi tė drejtėn e informimit, duhet qė
tė sigurojė njė lejė konfirmimi qė mund tė zgjasė edhe njė javė. Rrugėt
hyrėse tė bėra enkas pėr nė kantiere janė tė siguruar nga rojet me
rregullat e tyre. Kjo sepse nė ēdo moment mund tė ndodhin shpėrthime nga
mė tė fuqishme tė cilat edhe mund tė sjellin pasoja nga shkelja e kėtyre
rregullave. Nė fshatin Ndėrfanė pak metra nga vėndi i quajtuar Ura e
Fanit, ka filluar qė tė ravijėzohet edhe traseja e segmentit ndėr mė tė
vėshtirėt e kėsaj rruge. Pikėrisht kėtu rruga vetėm sa ėshtė gėrvishur
pasi edhe terreni ėshtė mė i butė. Diku aty nga kilometri i shtatė qė i
korespondon fshatit Gėziq, situata ėshtė mjaft e vėshtirė. Firmės
ndėrtuese Bechtel-Enka, dhe nėnkontraktoreve tė saj, u ėshtė dashur qė
tė hapin shumė rrugė lidhėse pėr tė zbritur nė “fushėn e betejės”. Nė
shumė vėnde janė hapur trase tė zgjeruara ku me dhjetra traktorė dhe
mjete tė tonazheve tė rėnda lėvizin pa pushim. Tashmė nė shumė vėnde, nė
segmentin nga mė tė vėshtirėt nė Ballkan ka fillur tė shfaqet traseja.
Janė me mijėra ton dhera qė kanė zėnė vėnd pėr mbushje, mijėra metėr kub
male qė janė shuar, ndėrsa pritet qė tė fillojė nga puna ngritja e urave
tė cilat do tė lidhin trasenė nė vėndet e parashikuara.
Te ura.
Nė afėrsi tė urės sė Repsit,
disa makineri po punojnė pėr ndėrtimin e kėmbave tė njėrės prej urave
nga mė tė mėdhatė tė kėtij segmenti. Nė gropėn qė ėshtė hapur ndodhen
disa punonjės me tė njėtėn uniforme. Njėri prej tyre qė
ėshtė
shqiptar quhet Pjetėr Vokrri. Ai thotė se punoj prej disa muajsh nė kėtė
sektor, si shofer me njė automjet tė rėndė dhe pagesa ėshtė e
kėnaqshme. Ai na thotė se sėbashku nė atė gropė tre janė shqiptarė,
katėr janė turq dhe njė amerikan. Tė gjithė kanė tė njėjetėn uniformė
dhe ėshtė mjaft e vėshtirė qė ta dallosh kombėsinė e tyre. Sipas
Vokrrit, makineria e rėndė ka nė fund tė aksit rrotullues njė tub tė
madh tė dhėmbėzuar i cili e shpon tokėn nė pak kohė nė njė thellėsi tė
konsiderueshme. Mė tej vijojnė proceset e tjera deri nė pėrfundimin e
kėmbės sė urės. Por Vokrri thotė se rregullat e sigurisė janė nga mė tė
lartat. Pėr asnjė rast nuk mund tė heqim kapelet mbrojtėse apo kėpucėt e
posaēme pasi nė tė kundėrt, mund tė marrim karton tė kuq. Nėse gjatė njė
muaji merr tre tė tillė pėrjashtohesh nė mėnyrė automatike nga puna.
Mė tej pėrgjatė gjithė luginės
sė Fanit nė afėrsi tė Repsit punohet kryesisht nė ura. Qindra makineri
venė dhe vijnė, tė gjitha me njė destinacion tė caktuar. Prej muajsh
qyteza e pėrgjumur e Repsit ėshtė bėrė ndėr mė tė poulluarat nė veri.
Qindra punonjės me kombėsi nga mė tė ndryshmet janė akomoduar nė qytezėn
– kamping tė ngritur nga Bechtel-Enka.
Nė
qytezėn e Repsit.
Ajo
ėshtė ndėrtuar enkas pėr punonjėsit e rrugės e pozicionuar poshte
qytetit tė vjetėr, shumė pranė rrjedhės sė lumit Fan. Nė tė hyrė tė
qytezės roja tė ndalon dhe pasi tė mban pasaportėn ose njė dokument
identifikimi tė pais me njė karton me varėse pėr nė qafė, ku nė tė
shėnohet njė numėr. Pasi kalon portėn e kėtij qyteti nė miniaturė por qė
brėnda tij gėlojnė rreth 2000 punonjės me profesione nga mė tė
ndryshmet,
tė shfaqet para syve njė ansambėl disi i pa parė nė qytetet e vėndit
tonė. Ndonėse kėtu janė kujdesuar deri nė detajin mė tė vogėl pėr njė
jetė sa mė normale, sheshi kryesor ėshtė i mbushur me fuoristrada tė
bardha qė thuhet se janė rreth 60 tė tilla. Shoferėt qėndrojnė nė
gatishmėri pėr ē’do rast kur kėrkohet qė ato tė vihen nė shėrbim. Ajo
ēfar bie nė sy me shumė nė kėtė parking janė disa autobuzė tė gjatė tė
sjellė enkas nga Amerika. Thuhet se pėr njė kohė tė gjatė ato kanė
udhėtuar me traget nga Amerika deri nė Pire. Me tej ata kanė ardhur nė
rrugė tokėsore, janė zhdoganuar dhe paisur me dokumentacionin pėrkatės
nė pėrputhje me ligjet e vėndit tonė. Shumė prej tyre lėvizin nė
segmentet e kėsaj rruge duke transportuar punonjėsit nga qėndrat e punės
pėr nė kamping. Ndėrsa dy tė tillė sjellin punonjės nga Tirana pėr nė
Reps dhe i ridėrgojnė sėrish nė Tiranė.
Nėse ka njeri qė i mungon
prej
ditėsh rrugėve tė qytetit tė Rrėshenit, fare lehtė mund ta kėrkosh dhe
ta gjesh pikėrisht kėtu. Shumė shoferė, mekanikė, tornitorė janė
punėsuar nė kėtė vėnd. Megjithatė nė kėtė shesh mund tė shijosh tingujt
e disa prej gjuhėve tė botės, kryesisht anglisht dhe turqisht.
Paulin Laska, nga Rrėsheni
ėshtė shofer nė njėrin nga mjetet qė gjėnden aty. Ai thotė se qėndroj nė
gatishmėri, dhe kur tė ketė punė ndez menjėherė fuoristradėn. Gjatė
kohės kur nuk jemi nė punė qėndrojnė duke biseduar me kolegėt duke pirė
kafe ose ēaj tė cilat ofrohen falas dhe pa limit. Ai thotė se pijet
alkolike janė kategorikisht tė ndaluara, dhe nėse dikush arrin tė fusė
njė tė tillė, largohet menjėherė nga puna. Laska thotė se kushtet e
jetesės kėtu janė shumė tė mira. Dhomat e fjetjes janė me kondicionerė
dhe mjaft tė pastra. Nw asnjė rast nuk mungon uji dhe dritat. Drejtuesit
e firmės janė kujdesur pėr sinjal televizori, interneti etj. Madje kėtu
nuk mungojnė edhe ambientet e tjera tė ēlodhjes dhe argėtimit.
Nė njėrėn nga godinat janė
vendosur zyrat e administratės. Nė katin e parė tė saj, nė njė sallė tė
madhe janė me dhjetra punonjės, inxhinierė, teknikė juristė etj. Tė
gjithė pėrpara kompiuterave tė lidhur pėrmes internetit marrin e japin
nė punėn e tyre. Janė kryesisht tė rinj dhe tė reja tė cilat kanė
mbėrritur nė kėtė vėnd nga Tirana, Lezha por mė sė shumti nga Mirdita.
Nė hyrje tė saj recepsionistja ėshtė nga qyteza e Repsit. Njė vajzė plot
energji qė njeh mirė gjuhen angleze, mban lidhje tė drejtpėrdrejta me
pėrgjegjėsen amerikane tė kėsaj zyre, me emrin Lili, e cila nė ē’do
moment gjėndet e angazhuar dhe nė komunikim me eprorėt amerikanė tė
cilėt janė pėrgjegjėsit pėr ndėrtimin e kėsaj rruge ndėr mė tė vėshtirat
nė Ballkan.
Drejt
komunės sė Fanit.
Rruga pėr nė komunėn e Fanit
ndėr mė tė vėshtirat nė Mirditė, tashmė ėshtė shumė e mirmbajtur. Kanė
qėnė vetė drejtuesit e firmės Bechtel-Enka, tė cilėt kanė ndėrhyrė pėr
reabilitimin e saj, jo vetėm pėr tu ardhur nė ndihmė komunitetit por
pikėrish aty kalojnė makineritė e tyre pėr nė frontet e punės. Gjatė
gjithė kėtij segmenti po punohet pa pushim kryesisht nė ura. Nė shumė
vėnde ėshtė ndėr prerė
rruga egzistuese por ndėrtuesit e rrugės janė kujdesuar qė kalimi tė mos
pengohet. Nė fshatin Shtrungaj ėshtė edhe kantieri mė i madh nė kėtė
segmet. Disa traktorė tė rėndė kanė pėrpirė malin duke pėrftuar njė
shesh tė madh ndėrtimi. Njėri prej traktoristėve nga Lezha, thotė se kam
punuar gjithnjė me mjete tė tonazhit tė rėndė. Por pagesa ėshtė jo shumė
e kaqėshme. Ndonėse kemi kushte tė mira 140 lekė ora i bie qė ne tė
marrim nė ditė vetėm 1400 lekė gjithėsej. Shiu qė sapo ka filuar ka
mbledhur nė njė ēadėr punonjės shqiptarė dhe turq. Rruga qė do tė
bashkojė dy pjesėt e tė njėtit komb duket se mė parė ka bashkuar
ndėrtuesit nga kombėsi tė ndryshme.
A. Ndoja
|