|
Nje dite shtegtuese neper
autostrade
-Nė
rrugėn qė bashkon shqiptarėt e ndarė nga
historia e mbrapshtė-
Prolog!
Duket
si rruga drejt qiellit!
Kalon
me trasenė e gjėrė theqafjeve tė thikta tė
maleve tė njė prej luginave qė dikur
famullitari austriak Fabian Barcata e pati
quajtur “Ndėr mė tė bukurat e botės”. 29 ura
gjigande katėrkalimshe po lidhin malet me
njėra tjetrėn, ndėrsa prerjet e shkėmbenjėve
tė kujtojnė brezaret e dikurshme mbi detin
kobalt tė Rivierės. Rruga qė kalon mespėrmes
Mirditės, tashmė ka marrė formėn e plotė nė
shumė vende ku udhėtohet lirshėm nė trasenė
e pashtruar, ndėrsa nga sipėr kreshtave tė
maleve tė Mirditės duket edhe mė e bukur
teksa gjarpėron krahas rrjedhės sė Fanit tė
Vogėl e pėr tė humbur mė pas disa kilometra
brenda gjirit tė malit tė Thirrės aty ku po
hapet dhe tuneli, njė nga veprat
inxhinietrike mė tė mėdha nė Ballkan. Mė pas
sėrish me urėn mė tė gjatė e tė lartė nė
Kalimash pėr tė mbėrritur “butazi” nė
Morinė.
Pėrmes kėsaj rruge, tej retorikės politike
po vihet nė vend historia e njė kombi tė
ndarė padrejtėsisht. Kurrė nė historinė e
kombit tonė, nuk ka patur njė lidhje kaq
vitale e tė denjė sa ajo qė do tė ngjasė
pėrmes saj. “Njė rrugė epope”, njė rrugė qė
kur kalon nė tė, tė duket se po fluturon nė
njė koridor ajri “rruga simfoni e njė
kombi”, e sa e sa epitete tė tilla kanė
filluar tė vėnė politikanėt kėndej dhe
m’atanė kufirit, por dhe krijuesit e
njerėzit e thjeshtė.
Tė
ngjall ndjesi tė vecantė teksa ecėn mbi
trasenė ende tė pa pėrfunduar. Vetėm
politika ka vėnė dy palė syze; njėra palė e
anatemon, tjetra mėton ta pėrdorė si kauzė
elektorale. Nė fakt kėtė rrugė po e bėjnė
shqiptarėt me inspiratėn shekullore tė tyre,
me xhepat e tyre, sepse mė sė pari ata qė
po integrohen sėbashku me Kosovėn- shtet i
pavarur, dhe natyrisht njė rrugė e
standarteve tė tilla e bėn shumė mė lehtė
kėtė gjė.
Ndaj politika duhet ta lėrė rehat. Nėse
nxitohet pėr fushatė elektorale nga pozita
ajo nuk do tė bėhet mirė (sė paku i duhet
dhe njė vit punė tė bėhet tamam), nėse e
pengon opozita me akuza nė tym, sėrish ajo
do tė dalė si njė plakė e calė!
Shtegtimi
emocional.
Kur nis udhėtimin nėpėr ashtin fluturues tė
kėsa rruge, nė cdo hap ndjehesh i emocionuar
dhe habia sesi ėshtė arritur tė realizohen
punime tė tilla, ėshtė prezente nė tėrė
qenien tėnde hap pas hapi, me befasitė qė tė
shoqėrojnė.
Gjithandej punohet, nė tėrė gjatėsinė e
segmentit Rrėshen-Kalimash,
qė
nga Ura e Krojt tė Shnapremtes, tek e cila
vincet supėr tė mėdhenj po shtrojnė trarėt e
parė 200 tonėsh pėr tė kaptuar dy lumenjtė
vėllezėr, Fanin e Madh e Fanin e Vogėl. Nuk
dihet pėrse kjo udhė ia ka mbajtur anėn
Fanit tė Vogėl, duke e ndjekur qė nga
bashkimi deri tek ai buron nė malet e
Thirrės, tek e ka sajdisur me aq ura
monument, tė pamenduara kurrė mė parė, si
njė sfidė ndaj dhjetėra pasarelave e urėzave
tė drunjta qė u shėrbenin banorėve tė kėtyre
anėve pėr t’u lidhur nė dy brigjet e kėtij
lumi idhnak.
Vincat-elefantė, njė teknologji
supėrmoderne, bėjnė lėvizjen e milimetruar
tė trarėve 200 tonėsh tė bėrė gati pėr dy
kalimet e fillimit teksa i kapin “pėr
veshėsh” e drejt e tek urat!. Ndėrsa pak mė
tutje punohet pėr njė mbikalim. Edhe pse nuk
ėshtė pėrfunduar, traseja ka parametra
cilėsorė tė gjithė strukturave, qė nis me
disiplinimin e ujėrave anėsorė, tumbinove, e
deri shtresave tė tabanit ku pėrdoret
bazalti i cilėsisė sė lartė, i
prodhuar i tėri nė vend nga fabrika e
ngritur enkas nė afėrsi tė Gėziqit. Rruga
vjen me njė pjerrėsi tė pandjeshme dhe nėpėr
lakadredha tė buta qė ta lezetojnė udhėtimin
tashmė joimagjinar nėpėr ato dizajnet
kompjuterikė. Mė tej vjen mė e vėshtira, ku
ėshtė gėrmuar nėpėr shkėmbenj tė lartė, qė
gati puqen me shkėmbinjtė e zi tė anės
tjetėr tė lumit, si njė hon aq i thellė, sa
kurrė nuk mund tė mendohej se mund tė
realizohej kalimi i njė trasesje tė tillė
atyre theqafjeve tė frikshme. E paimagjinuar
si njė rrugė e vėshtirėsive tė tilla,
projektuesit janė detyruar tė ndryshojnė
vijėdrejtimin hap pas hapi dhe sidomos kjo
pjesė, i ka kthyer e rikthyer nė kompjuterat
e tyre, pėr tė pėrshtatur projektet
imagjinarė me ata qė realiteti kryenec ta
imponon. Dhe zgjidhja ėshtė gjetur, ndėrsa
tani po punohet aq vrullshėm, pėr tė lidhur
kodrat njėra pas tjetrės deri nė Pshqesh e
Reps, ku tashmė traseja ėshtė shtruar e tėra
dhe urat ndjekin njėra tjetrėn, katėr prej
tyre nė afro 1 km, duket si rrugė madhėshore
mbi njė det tė kaltėr.
Fani
i
Vogėl nuk ka parė kaq mbikalime mbi tė nė
kaq pak gjatėsi. Qyteza e Repsit qė po
shkonte drejt shuarjes, tashmė i shumfishuar
(qyteza ndėr mė kozmopolitet e botės), ėshtė
kthyer nė njė kantier epiqendėr tė kėsaj
rruge, me korpusin ndėrtimor, fabrika tė
betonit, magazina supėr tė mėdha, makineri
nga mė modernet e botės ndėrtuese, dhe njė
kamping model me mijėra punėtorė,
specialistė e drejtues pasionantė.
Pas urave fshati i parė vjen Mashtėrkori, i
ndarė nė mes, dhe ku shpatet e maleve janė
tarracuar qė nga majė e maleve qindra metra
lart. Lisat monument tė Marpepės na sjellin
legjendėn e kuvendeve tė bajrakėve ashtu si
dhe tempujt e hershėm, bashkėshoqėruesit
tradicional tė kėtyre kalimeve qė nė
historitė e lashta. Sidoqė disa shtėpi tė
vjetra-kulla janė fshirė nga faqja e dheut,
banorėt e kėtyre anėve, nuk kanė dashur tė
shkulen prej kėndej, duke e menduar se
hijeshia e rrugės sė ardhshme, do tė jetė
dhe hijėshia e nahijes sė tyre.
Teksa ecim diku metra tė tėrė tė udhės
ekzistuese tė mundimshme e pjesė-pjesė nėpėr
trasenė e re, njė fllad dehės tė vjen nga
lugina poshtė me natyralitetin mahnitės dhe
veprat e bukura tė artit tė realizuara nga
mendja dhe dora e njeriut, ashtu dhe pamja
piktoreske qė tė frymėzon lugina me malet e
larta, shkėmbej qė lidhen dorė pas dore
nėpėr kreshta tė thepisura herė mė ngjyrė tė
murmė e herė tė bardhė, me njė kapuc dėbore
mbi krye mbi malet OLIMP. Vėmė nė punė
imagjinatėn kur gjithcka tė ketė pėrfunduar,
sa i kėndshėm do tė jetė njė kalim pėrgjatė
kėtyre kilometrave.
Shtrungaj dhe Bisaka, qė dikur lidheshin me
njė rrugė nėpėr kepin e zi, tashmė kanė tri
ura tė mėdha qė vijnė njėra pas tjetrės deri
tek Gryka e Bargjanės, ndėr to mė e gjata
360 metra. Ecim akoma mė tej pėr nė qendrėn
e Fanit, pėr t’u takuar mė sė pari me
fabrikėn e fraksionimit tė shtresave, njė
fabrike betoni dhe asaj qė do tė shėrbeje
pėr asfalto-betonin sapo tė pėrfundojnė
shtresat e bazaltit. Qendra e Fanit duket
sikur ka humbur poshtė rrugės, ndaj i duhet
tė mbijetojė urbanisht, por jo nė mėnyrėn
tradicionale tė shartimit tė njė modeli aq
parafabrikat tė qendrave tė komunave, e pėr
kėtė vepra lart ėshtė njė shembull pėr tė
mėsuar. Qė nga qendra e komunės rruga, nuk
mund tė thuhet se ėshtė bėrė, por ėshtė
qendisur nga duar artizanėsh. Anė shpatesh
tė thikta tė shkallėzuara me mjeshtėri tė
rrallė nga mekanizatorė tė Bechtel-Enka,
mbėshtetje traseje po kaq tė sakta e tė
forta si garanci pėr mijėra automjete qė do
tė lėvizin mbi shpinėn e sigurtė tė kėsaj
rruge transballkanike.
Tuneli,
kryemrekullia...
Duke u afruar tek tuneli, emocioni sa vjen e
shtohet, pasi nėse e tėrė rruga mund tė
quhet si njė vepėr e madhe, tuneli ėsht
Kryevepra. Mali i lartė i Thirrės me Qafėn e
Komit, po depėrtohet nga tė dy anėt, nga
Kalimashi dhe Thirra e Fanit, me nga dy
tunele tė ndarė nga njėri tjetri.
Asgjė
nuk mund ta sjellė mė reale se tė ecėsh me
kėmbėt e tua dhe tė mendosh sesi ėshtė
arritur nė kaq pak kohė tė shpohet mali nė
mbi 4 kilometėr me njė saktėsi perfekte dhe
me organizim tė pėrsosur ku cdo gjė ka
rregullin e vet nė cdo detaj. Ėshtė ecur cdo
ditė nga afro pesė metra nė tė dy tunelet si
kėndej dhe nga ana tjetėr, me parimin
shpim-plasje-nxjerrje materiali dhe cimentim
nė formėn gjysėmrrethore. Kjo ėshtė dora e
parė, ndėrsa nė fazėn e dytė, tuneli gjigand
thuajse do tė patinohet ashtu sic ka nisur
nė disa pjesė tė tij, si dhe tė bėhen
instalimet e nevojshme si pėr kabujt
elektrikė, fibrat optikė, e aksesorė tė
tjerė tė nevojshėm qė i korespondojnė njė
tuneli nga mė modernėt nė botėn
inxhinierike. Miqtė tanė, inxhinieri turk
Furkan dhe Glenda na i pėrgjigjen me detaje
kėrshėrisė sonė, duke na lėnė gojėhapur me
mėnyrėn sesi punohet, sa shpejt dhe me cfarė
precizioni. Nuk na harrohet njė thėnie e
inxhinierit amerikan drejtues Majkėll, qė
gjithė gabimin nė bashkimin e tuneleve, mund
ta masim me 5 cm. E pra, pėr tė ardhur tek
ajo ditė aq shumė e pritur, do tė duhen dhe
afro 300 metra linear. Kjo do tė pėrkojė me
pak javė, kur tė paktėn dy korsi do tė jenė
me tėrė parametrat duke mbartur dhe
automjetet e para, kėndej dhe m’atanė
kufirit, madje dhe shumė mė larg; bullgarė,
maqedonas, rumunė, pse jo dhe serbė.
Racionaliteti ekonomik po i shuan ethet
shoviniste!
Ka njė pėrkim interesant kjo Udhė e Kombit
sic po kemi dėshirė ta quajmė kėndej dhe
m’atanė kufirit shqiptar, kalon thuajse
nėpėr ato gjurmė qė kishte Udha e Madhe qė
lidhte Shkodrėn me Oroshin e Gjakovėn, njė
rrugė kalorsiake e hershme qė shtegtonte
malėsorėt me kuajt e tyre pėr qindra
kilometra pėr tė mbartur drithin e
mbijetesės. Tashti javėt dhe muajt e
udhėtimit, do ua lėnė vendin orėve tė pakta
qė nga Durrėsi pėr Kosovė, vetėm 2 tė tilla,
pėr tė bashkuar detin me fushat e begata tė
Kosovės, shqiptarinė me botėn globale
moderne. Mbi tė gjitha ėshtė Udha e Madhe e
Kombit qė do tė bashkojė realisht zemrat dhe
ėndėrrat shekullore tė gjeneratave
shqiptare!
Pasaporta e rrugės:
Autostrada Durrės - Prishtinė, 170 km (105
milje) e gjatė.
Lidh portin e Durrėsit me Morinėn, nė kufi
me Kosovėn.
Bechtel & Enka JV ėshtė ndėrtuesja e
segmentit rrugor prej 60.85, pėrfshirė dhe
njė tunel prej 5.5 km, sipas kontratės sė
nėnshkruar nė shtator 2006 me Qeverinė
Shqiptare.
Tipi i rrugės ėshtė me 4 korsi autostrade, 2
korsi nė ēdo drejtim, plus shpatulla tė
fuqishme.
Shpejtėsia e planifikuar: 80 -100 km nė orė.
Ura tė kėtij segmenti gjithėsej 29 copė. Mė
e gjata ėshtė ura e Bisakut 360 m, kurse mė
e larta ura e Kalimashit mbi 80 m. Urat janė
ndėrtuar nga trarė tė betonuar me gjatėsi 38
m.
Afro 4.5 km rrugė do tė jetė mbi ura dhe
struktura tejet artistike.
Projekti bazohet mbi njė ēmim njėsi tė
caktuar dhe do tė pėrfundojė nė qershor
2009.
Seksioni 1: Rrėshen - Reps L = 19 km,
projektues Scetauroute, Francė.
Seksioni 2: Reps - Thirrė L = 27 km,
projektues Italconsult, Itali.
Seksioni 3: Thirrė - Kalimash L =13 km (5.
575 km tunel), projektues Scetauroute,
Francė.
Realizime tė derisotme:
Kompania
Bechtel-Enka po punon nė tė gjithė gjatėsinė
e rrugės prej 61 km.
Puna vazhdon nė tė 29 urat.
23 ura kanė pėrfunduar dhe ato tashmė
pėrdoren nga mjetet e kompanisė pėr tė
lehtėsuar trafikun. Janė ndėrtuar bazamentet
dhe kėmbėt mbajtėse edhe pėr 6 ura tė tjera.
Ne Dhjetor ka perfunduar edhe ura mė e larte
nė segmentin e tretė (80 m), ura 88 nė
krahun verior tė Tunelit. Nga impiantet e
prodhimit janė prodhuar 645 trare ose 98 % e
totalit te prodhimit. 529 prej tyre janė
tashmė tė instaluara.
Deri tani janė kryer 31,774,239 m3 apo 96%
gėrmime pa pėrfshirė tunelin, i cili tashme
eshte ne kilometrin e fundit te germimit.
BEJV po punon njėkohėsisht nė tė dy
tunelet–hyrjet veri dhe jug, paralelisht.
Eshte germuar ne masen 9.951 m3.
Konkretisht, ne tubin verior kane ngelur 323
m deri per tu germuar. Progresi total i
gėrmimeve nė m3 i kombinuar nė tė dy
galeritė e tunelit ėshtė 91 % deri mė datė
08 Prill, 2009.
Aktualisht nė firmė punojnė mbi 3500
punonjės, 2/3 e tyre jane punonjes
shqiptare. Pėr tė arritur njė progres tė
tillė punimesh po pėrdoren rreth 1200
makineri tė tipeve tė ndryshme.
Ne kantuer jane instaluar 3 impjante per
prodhimin e asfaltit (nje ne c’do segment)
me nje kapacitet prodhues prej 2000 ton
asfalt ne dite. Shtrimi i asfaltit ka nisur
ne te tre segmentet.
Gjergj Marku
|