REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Fytyrlibri…

 

   Ėshtė kthyer nė njė mani. Tė gjithė gjenden aty. I madh e I vogel. Pyetja e ditės: A e pe komentin tim tek fytyra jote? E nėse I pėrgjigjesh jo… mos prit tė ta thotė. Shko e hape, shikoje, kush e di sa tė tjerė komente janė lėnė poshtė tė parit. Gjėja e mė e bukur ėshtė kur futesh pėr herė tė parė. S’ke nevojė tė regjistrohesh. Mos u lodh. Do gjesh veten tė regjistruar. Edhe merr guximin tė regjistrohesh edhe ti. Po cfarė ndodh. Mesazhi I parė qė lexon. “Hi! You haven’t  any friend. Please click here to find your friend.” E tmerrshme nga e dinė kėta qė ti nuk ke asnė shok? Ose nga e dinė po kėta qė shoket e tu mund ti gjesh duke klikuar “here”. Edhe ti bėn atė qė tė thonė ata. Klikon “here”. O zot, asnjė emėr qė shikon aty nuk njeh, por aty thotė se janė shoket e tu.

 Kujdes! Nesė je djalė dhe shikon ndonjė fytyrė vajze shumė tė bukur, mos e bėj “friend” ėshtė e pamundur qė pas kėsaj fytyre ėngjėllore tė mos fshihet njė mashkull. Pa lė pastaj t’I japėsh muhabet ndonjė “shoku” qė nė fakt vetėm emri ėshtė ai tė njohurit tėnd, sepse personi mė tė cilin po flet as qė e ke njohur ndonjėherė. Dhe ti ia thua tė gjitha. Kaq duhet. Pastaj ai e di vetė se cfarė do tė bėje. As mė shumė e as mė pak se njė “copy/paste” gjithė bisedės private dhe sa hap e mbyll sytė e kanė lexuar tė gjithė, mijėra apo miliona tė tjerė. Aq e shpejtė ėshtė kjo mėnyrė sa tė nė kėto momente mė kujtohet njė thėnie “Derisa e vėrtetė vesh brekėt, gėnjeshtra I kanė rėnė rreth e pėrqarko botės tre herė”. Dhe rroftė “fytyrėlibri”. O zot, a ka emėrtim mė pa lidhje se ky? Tė gjithė janė aty.

  Edhe polikanėt kot grinden pėr regjistrin themeltar, ai ėshtė online prej koshėsh, fytyrė libri. Aty janė edhe ata qė nuk kanė lindur akoma. Edhe Skenderbeu ėshtė aty, edhe Donika, edhe dr. Adhamudhi, edhe sybukura, djali I heshtur, loti nė sy, vajza e tė gjithėtheve, edhe maniaku. Edhe “mami I bukur” ėshtė nė fytyrėlibėr. Kjo mami I bukur thotė se din tė ruajė edhe sekretin. Dhe kėto janė vetėm emrat. Kalojmė pak tek fotografitė e profileve. Njė majmun… njė muskuloz, njė me rroba banje. Madje edhe Berluskoni me mbathje, por personi pas fotos nuk ėshtė Berluskoni. Foto duke ngrėnė darkė, duke bėrė dush, foto me pozicione ngėrdheshjeje nga mė tė ndryshmet, me tė ardh turp nga vetja.

Por janė nė fytyrėlibėr ama. Ke njė shok qė tė ka zhgėnjyer. Hap njė profil nė fytyrėlibėr e degjeneroje fare. Mbylle nė shtėpi pėr njė muaj nga turpi. Ke njė foto eksluzive tė mėsueses tėnde, tė komshiut, tė ish mikut tėnd tė mė tė mirė. Vėr nė funksion intuitėn, publikoje nė fytyrėlibėr. Muri ėshtė njė zonė shumė mahnitėse. Aty mund tė vėsh nje koment tėndin tėk profili jot ose I njė “friendi”. Psh shėnimet mė tė famshme: “O sa kom qesh” “Hė mi si ishte ai…” “Kam kopju nė provim sot” “Mė hahet buk” “Vdiqa pėr gjumė” “Jam me nerva”…

  Cfarė ke nė mendje nė njė moment tė caktuar e len shėnim tek fytyrėlibri. Dhe kėshtu e marrin vesh tė gjithė

  Mė lart ishte thjeshtė njė pėrshkrim nė formė satire I asaj qė ndodh nė “facebook”. Por nė kėtė rrjet kaq tė madh mė shumė se sa global ka edhe anė tė errėta. Shėrbime tė ndryshme tė inteligjencės tashmė I kanė hedhur dyshimet e para se terrorist janė duke e pėrdorur edhe kėtė forum gjigand pėr lėnien e mesazheve tė tyre pėr kryerjen e akteve tė ndryshme terroriste. Facebook ėshtė vendi mė pak I kontrolluar nė botė. Ėshtė I vetmi vend nė botėn virtuale ku nuk tė censuron dot askush, jo se mungon censurimi si fenomen apo ligjshmėri, por si pamundėsi pėr tu ushtruar. Nė facebook mund tė shash e ofedosh kėdo, mund tė hapėsh nė harkun kohor tė njė minute njė grup me njė tematikė tė caktuar dhe ai tė bėhet pjesė e sė tėrės nė po aq kohė.

  Pra facebook ėshtė njė marrėzi kolektive. Dhe nė fakt e tillė ėshtė vetėm pėr vendet qė janė nė zhvillim, ose janė tė pazhvilluara. Papunėsia e tė rinjve dhe mungesa e dėshirės tek ta pėr tu marrė me njė tjetėr gjė me mė shumė vlerė pėr formimin e tyre I ka lėnė ata nėn kthetrat e buta tė facebook. Vendtakimi I kohėve moderne. Por qė shumė shpejt do tė dalė jashtė mode. Do tė kuptohet se nuk ka asnjė kuptim tė merresh mė njė gjė tė tillė aq pa vlerė.

A ka ndonjė gjė pozitive ky rrjet shoqėror? Ėshtė njė pyetje me vend kjo fjalia mė parė. Sigurisht qė facebook nuk e para dhe e fundit gjė nė kėtė botė qė nuk duhet tė behemi pjesė integrale e tij. Nė jetėn tonė sot ka edhe mijėra gjėra shumė mė tė kėqija. Facebook ėshtė thjeshtė virus qė e bėn njeriun parazit. Nuk ėshtė mė shumė se kaq. Por sigurisht qė nuk mund tė lihet nė hije edhe njė anė pozitive e facebook. Ėshtė interesante tė jesh I regjistruar aty. Ėshtė mė vlerė tė njohėsh kultura dhe mentalitete tė ndryshme nga ato tė vendit ku jeton dhe punon. Tė njohėsh njerz tė rinj nga vendet mė tė humbura tė botės e deri tek vendet mė moderne tė cilat sjellin pėr giishti gjithė botėn. Ėshtė gjė e mirė qė me njė foto tė aploduar nė facebook, I njeh kėta njerėz me vendin tėnd.

  Nė facebook ka edhe shumė grupe qė pėrfaqėsojnė kompani tė ndryshme tė cilat ofronė shėrbime tė ndryshme.  Kėto janė tė mirat dhe tė kėqijat e facebook. Ai ėshtė kthyer tashmė nė njė veprimptari tė pėrditshme pėr pjesėn mė tė madhe tė tė rinjve. Njė kohė e shkuar dėm, apo njė fitim nė kohė? Ka shumė pėrgjigje, ndoshta krejtėsisht tė kundėrta me njėra-tjetrėn, nė lidhje me kėtė pyetje. Por njė gjė ėshtė e sigurtė. Sigurisht qė kjo do tė dalė nga qejfi nė njė kohė jo tė largėt. Mendja njerėzore ka mundėsinė tė krijojė mėny

Rė tė ndryshme argėtimi, dhe vec kukullave deri mė tani asnjė mėnyrė tjetėr nuk ka rezistuar kaq katė. Kjo ndoshta ėshtė shumė pėr tė qeshur, kur krakason jetėgjasinė si dėfrim tė njė kukulle tė thjeshtė prej duri, me jetėgjatėsinė e teknologjisė mė fundit deri mė sot.

Rezarta Kola.

Klasa IV-c

Shkolla e Mesme Rreshen.