|
ZBULOHEN DHE BEHEN GATI PER RIATDHESIM NĖ
SHQIPĖRI ESHTRAT E IMZOT DOM NIKOLLĖ
KAĒORRIT.
-Mė 9 Shkurt 2011 arkivoli mbėrrin nė
Shqipėri-
Mė
nė fund shuhet kureshtja pėr vendndodhjen e
eshtrave tė njėrit pėr prelatėve mė tė
shquar tė tė Kishės Katolike, Atdhetarit tė
Shquar dhe N/Kryetarit tė qeverise sė
Vlorės, Imzot Nikoll Kaēorri. Njė meritė tė
shquar pėr kėtė eveniment tė rėndėsishėm
historik ka don Pren Kola, atė shpirtėror i
shqiptarėve tė krishterė nė Austri, Ēeki dhe
Sllovaki, me rezidencė Vjenė. Me pėrkushtimin
e Tij dhe mbėshtetjen e shumė dashamirėve tė
Imzot Kaēorrit, i cili firmosi dokumentin e
Pavarsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912 nė
Vlorė, por edhe Alfabetin e Shqipes mė
1908 nė Manastir, u be i mundur nje aksion i
tille me vlera historike.
Njė korespondencė e plotė pėr kėtė ngjarje
tė rėndėsishme e pėrcjell pėr
www.bashkiarreshen z. Enver Sulaj,
petagog i letėrsisė nė Shkollėn ekonomike nė
Prizren, dhe gazetar i jashtėm nė shtypin e
Kosovės.
A. N
Shkruan: Enver Sulaj
Eshtrat
e Imzot Kaēorrit janė ekshumuar tė martėn,
mė 1 shkurt 2011, nė Vjenė tė Austrisė. Mė 6
shkurt nė Vjenė mbahet meshė pėrkujtimore,
ndėrsa mė 9 shkurt eshtrat e Imzot Kaēorrit
do tė pėrcillen drejt Shqipėrisė ku do tė
bėhet riatdhesimi i tyre, ka njoftuar don
Pren Kola, atė shpirtėror i shqiptarėve tė
krishterė nė Austri, Ēeki dhe Sllovaki me
rezidencė Vjenė.
Pas 94 vjetėsh qė kur u nda nga kjo jetė,
do tė rikthehen nė Shqipėri, nė tokėn pėr tė
cilėn e shkriu tėrė qenien e tij, eshtrat e
Imzot Kaēorrit. Eshtrat e Imzot Kaēorrit
deri mė tani preheshin nė Vjenė tė Austrisė,
por pas njė kohe tė gjatė pėrpjekjesh dhe me
ndihmėn e familjes Kaēorri qė jeton nė
Shqipėri dhe Kanada, me pėrkrahjen e
ambasadės sė Republikės sė
Shqipėrisė
nė Vjenė, me ndihmėn e veēantė tė Qeverisė
austriake, e cila edhe ka marrė pėrsipėr
shpenzimet ekshumimit dhe transportit tė
relikteve tė tė ndjerit Imzot Nikollė
Kaēorri pėr nė atdhe, si dhe me ndihmėn e
anėtarėve tė Misionit Katolik Shqiptar nėn
drejtimin e meshtarit don Pren Kola, ėshtė
arritur qė tė zhvarrosen eshtrat e Imzot
Kaēorrit, tė cilat mė 9 shkurt do tė
trasferohen pėr nė atdheun e tij tė dashur,
pėr tė cilin u orvat tėrė jetėn.
Kontribut tė jashtėzakonshėm dhe vendimtar
nė kėtė punė ka dhėnė Misioni Katolik
Shqiptar ne Vjenė, Pjetėr Logoreci, Vjenė
dhe Edmond Kaēorri, Kanada.
Eshtrat e dom Nikollė Kaēorrit janė
ekshumuar tė martėn,
mė
1 shkurt 2011, nė orėn 8.30 nė Vjenė tė
Austrisė, andaj me kėtė rast, mė 6 shkurt
2011 nė orėn 11.30 nė Meiselstraße 1, 1150
do tė mbahet meshė pėrkujtimore, ka njoftuar
don Pren Kola, atė shpirtėror i shqiptarėve
tė krishterė ne Austri, Ēeki dhe Sllovaki me
rezidencė Vjenė, i cili thotė se nė kėtė
meshė ėshtė paralajmėruar edhe pjesėmarrja e
pėrfaqėsuesve tė shumė ambasadave nė Austri,
duke pėrfshirė edhe Ambasadėn e Republikės
sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
Kush
nė tė vėrtetė ėshtė Imzot Nikollė Kaēorri
dhe cili ėshtė kontributi i tij pėr ēėshtjen
kombėtare dhe pėrparimin kulturor tė
shqiptarėve?
Historiografia
shqiptare pas viteve 90 falė depėrtimeve
individuale ka bėrė pėrpjekje tė ndriēojė
kėtė figurė tė madhe tė kombit tonė, por
harresa ideologjike e diktaturės komuniste
ka bėrė qė emri i tij pėr 50 vjet tė mos
pėrmendej gati fare. Kėshtu, qėllimshėm
ėshtė hedhur pluhuri i harresės mbi njeriun
qė firmosi pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28
nėntor 1912 nė Vlorė, Alfabetin e Shqipes mė
1908 nė Manastir, etj.etj.
Imzot Nikollė Kaēorri u lind nė vitin 1868
nė Krejė-Lurė nė Shqipėri dhe vdiq me 1917
nė Vjenė. Rrjedh prej njė familjeje katolike
dhe myslimane, pra nėna e tij ishte
myslimane ndėrsa babai katolik. Ai kreu
shkollėn jezuite. Pas pėrfundimit tė
suksesshėm tė seminarit, Nikollė Kaēorri u
shpėrngul pėr nė Itali, ku dhe diplomohet nė
shkollėn teologjike “Propaganda Fide-s”.
Menjėherė pas studimeve tė larta u shugurua
prift (1890) dhe tre vjet mė vonė u emėrua
prift i Kishes Katolike nė Durrės. Ishte
aktiv pėr 24 vjet si zėvendės-arqipeshkv (me
disa ndėrprerje tė shkurtėra). Pas emėrimit
tė tij si prift nė Durrės, ai ishte i
pėrfshirė nė formimin e shumė shoqatave dhe
vėllazėrive. Nė kėtė periudhė tė shėrbimit
tė tij nė Durrės, ai kishte marrėdhėnie
shumė tė mira me qeverinė Austro-Hungareze,
e cila merrej me krijimin e shkollave dhe
shkollimin e popullsisė katolike, pasi qė nė
Perandorinė Osmane gėzonte privilegjin e
administrimit apo protektoratit ndaj
popullsisė katolike. Dom Nikollė Kaēorri
ishte pėrhapės i librit shqip, dhe poashtu i
shtypit shqiptar patriotik. Pėr kėtė arsye
edhe pati konflikte me shumė institucione tė
asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek. Ai
ishte edhe pjesėmarrės i shumė lėvizjeve
kulturore dhe politike shqiptare. Poashtu
mori pjesė nė Kryengritjen e Kurbinit
(1905-1907). Gjatė kėsaj periudhe, Nikollė
Kaēorri personalisht kontaktoi me shumė
diplomatė austriakė nė Durrės dhe kėrkonte
angazhim serioz pėr tė zbardhur gjendjen e
rėndė nė Kurbin qė kishte krijuar Esat Pasha
me forcat turke. Mori pjesė nė Kongresin e
Manastirit mė 14 nėntor 1908 ku u vendos
Alfabeti i gjuhės shqipe. Mori pjesė nė
Kongresin e Dibrės nė vjeshtėn e vitit 1908,
qėllimi i cilit ishte synimi i xhonturqve
pėr tė bėrė pėr vete shqiptarėt, me tė cilin
rast Nikollė Kaēorri reagoi me shumė
delegatė tė tjerė dhe hetoi synimet e
xhonturqve. Nė vitin
1909 mori pjesė nė
Kongresin Kombėtar tė Elbasanit
ku u diskutuan problemet tė shkollės shqipe.
Nė vitin 1909 themeloi klubin patriotik tė
Durrėsit ndėrsa mė 18 qershor 1910, Imzot
Kaēorri u arrestua nga forcat turke si
kundėrshtar i urdhėresave tė qeverisė osmane
dhe Sulltanit. Ai mori pjesė nė organizimin
e kryengritjes sė vitit 1911 dhe 1912 kundėr
turqve. Mė 28 nėntor 1912, nė mbledhjen e
parė tė Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, u
nėnshkrua Deklarata e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė, qė besohet tė jetė hartuar nga
Luigj Gurakuqi. Deklarata ėshtė
dokument i shkurtėr dhe i shkruar me dorė, i
nėnshkruar nga delegatėt e Kuvendit, ndėr tė
cilėt don Nikollė Kaēorri nėnshkroi i dyti.
Don Nikollė Kaēorri ishte nėnkryetar i
Qeverisė sė Vlorės tė vitit
1912. Ai ishte njė personalitet
i kishės katolike, sekretar i Arqipeshkėvisė
sė Durrėsit me qendėr asokohe nė Delmnisht
tė Kurbinit, ku shėrbeu pėr njėzet vjet,
duke patur nė administrim edhe kishat dhe
famullitė e Kthellės, Selitės dhe Lurės. Ai
ishte monsinjor. Pas njė sėmundje tė
shkurtėr, Imzot Kaēorri vdiq nė Vjenė, me
29 maj 1917. Nė varrimin e tij, mė 1 qershor
1917, morėn pjesė komandanti i krahines sė
Tiranės, Feldmarschall Braun, Kryekonsulli i
Shkodrės, e veja e konsullit Austro-Hungarez
nė Durrės, baronesha Lovontal-Linau si dhe
shumė diplomatė tė tjerė. Me 2 qershor
1917, nė kishėn ,,Maria Treu” u tha meshė
pėr tė.
Riatdhesimi i eshtrave tė Imzot Kaēorrit, tė
kėtij personaliteti qė firmosi Pavarėsinė e
Shqipėrisė dhe qė ishte protagonist kryesor
i zhvillimeve kulturore dhe politike me
peshė kombėtare, pėrveē si njė detyrim
minimal njerėzor, duhet tė jetė edhe akti i
fundit i harresės dhe injorimit tė
qėllimshėm ideologjik dhe me premisa
politike qė pėr mė shumė se njė
gjysmėshekulli ėshtė bėrė ndaj shtresės mė
tė ndritur tė kombit tonė. E.
S |