REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Mirdita turistike, edicioni Rubik 2009…”

  Mirdita paraqet ne vetvete njė ofertė tė mrekullueshme turistike me gjithė relievin gjeografik tė saj, pamjet dhe peisazhet e daltuara nga natyra, por dhe monumente tė shumta tė kulturės apo ato natyrore.

E nė vecanti pikėsėpari nė vėmendje tė vizitorit vjen Rubiku, njė nga rajonet e njohura nė histori qoftė pėr vlerat e hershme tė trashėgimisė kulturore e religjionale ashtu dhe pėr atė industriale, dhe pėr mė tepėr me njė ekip qė me pėrvoja interesante po e bėn mė tė dukshėm pėr vizitorin vendas apo atė tė huaj.

Kėsaj kauze i ka shėrbyer dhe edicioni turistik 2009, njė bashkėpunim i suksesshėm nė mes bashkisė Rubik, ambasadės franceze dhe ansamblit “Mirdita”.

Edhe pse nė njė ditė tė tė nxehti afrikan tė mbėrritur edhe kėtu nė zonat malore tė Rubikut, gjithcka ka qenė e bukur pėr shtegtarėt e shumtė turistikė, si tė huaj apo vendas, prirė nga karvani i makinave sportive Rrelly-Albania.

Stacioni i parė mikpritės Vela, jo vetėm si njė fshat i bukur me peisazhe ndjellėse, njė fshat i vendosur hijshėm pėrmes grykės sė Velės i tejpėrshkuar nga pėrroj me ujin e kristaltė, por dhe historitė e shėnuara ndėr shekuj. Banorėt e fshatit kanė dalė tė presin miqtė shtegtarė si lajmėruesit e njė turizmi malor qė po lind kaq natyrshėm, ndėrsa takimi i parė mbahet tek kisha e Velės, vend i pėrmendur jo vetėm si objekt kulti, por tamam kėtu e 300 vite mė parė lindi shkolla e parė shqipe.

Urimi i parė pėrcillet nga Flavia, veshur me kostumin karakteristik tė krahinės:

Mark Ruci kryetar i bashkisė, promotor i disa lėvizjeve tė tilla interesante duke uruar gjithė faktorėt e kėsaj nisme pėr tė pėrcjellė ofertėn turistike tė kėsaj zone, detajoj dhe gjithė programin e ditės.

Studiuesi Ndue Dedaj, ciceron i kėtij shtegtimi, i ka futur vizitorėt nė historinė e kėtij vendi, duke vecuar faktin se kėtu kemi patur njė nga shkollat mė tė vjetra shqiptare, artikuluar kjo dhe tek “Toka e Katedraleve”, kontribut i vyer i prelatėve katolikė shqiptarė. Ndėrsa kėtė shtegtim turistik e ka bekuar me fjalėn e ngrohtė dhe dom Genci, famullitar i kėsaj zone.

Karvani shtegtues vazhdoj itinerarin duke pėrshkuar luginėn e Velės pėr tė rėnė mė poshtė nė qytetin e bukur tė Rubikut dhe mė pas pėr tė mbėrritur tek stacioni i dytė, kuvendi franceskan, njė nga tempujt mė tė hershėm, tashmė njė monument shumė i rėndėsishėm i kulturės sonė kombėtare. Pozicioni impozant, historitė e lashta, relieve fantastike pėrqark dhe puna qė ėshtė bėrė nga bashkia dhe famullia pėr ta bėrė sa mė tė vizitueshėm, i imponohen kujto vizitori apo kalimtari qė kalon pėrfund luginės nė autostradėn e re, qė tė ngjitet e tė ringjitet tek ky shkėmb vigan ku duket se kisha ėshtė mirėvendosur nė harmoni nga dora e njeriut nė pajtim me natyrėn.

Vizitorėt dhe kėtu njihen me historitė e kėtij kuvendi, me absidėn e famshme dhe muralet, varret e vjetra tė zbukuara sė fundi, me kalanė e Judejve, relaksohen me peisazhin mahnitės dhe fotografojnė bukuritė qė tė afron kjo pikė turistike e rrallė nė Shqipėri. Ndue dedaj, ka bėrė njė historik tė shkurtėr tė kėsaj kishe, ndėrsa nė pėrshėndetjen e tij Gjon Dedaj, kryebashkiak i Rrėshenit, ka theksuar faktin se me dashuri nė mes njėri tjetrit, mund tė pėrvijojmė eksperienca tė tilla tė mrekullueshme.

Stacioni i tretė ėshtė padyshim nga mė tė bukurit, udha i con shtegtuesit pėr nė fshatin Katundi i Vjetėr, njė nga fshatrat mė karakteristik tė malėsive tė Veriut. Rruga pėr nė fshat kalon pėrmes njė lugine tė ngushtė ndėrsa malet ngrihen lart duke formuar njė hon nė formėn e njė hinke madhėshtore, e ku vende duket sikur kepat e bardhė po i japin dorėn njėri tjetrit prej lart, dhe kėtu i nxehti nuk depėrton dot pėr t’u pėrballur me freskun qė pėrcjell pėrroj i katundit qė i bie pash mė pash kėtij fshati tė hijshėm.

Prej kohėsh ėshtė menduar nga bashkia dhe donatorė tė huaj, qė kullat e kėtij fshati tė shėrbejnė si laborator i njė turizmi elitar, e nė mes tyre humanistja Marianne Graf, ndaj dita e sotme ėshtė epilogu i njė projekti tė menduar imtėsisht. Rruga kalon pėrmes gjelbėrimit dhe pritja spontane e banorėve mikpritės tė kėtushėm, ėshtė njė nga mrekullitė e para qė prek me dorė shtegtuesi turistik. Tė huajt mbeten tė befasuar nga kjo pritje, ndėrsa ardhjen e bardhė e uron kryeplaku i fshatit.

Mė pas grupin vizitues e prźt surpriza e kėsaj dite, pikėrisht disa metra mė lart ku gjendet kulla e Gjok Ndue Jakut. Me mirėsinė mė tė madhe vetė i zoti i shtėpisė dhe djali i tij emigrant kanė vėnė gjithcka nė dispozicion pėr tė kaluar njė drekė tė paharruar.

Kurrė nė historinė e saj kjo kullė nuk ka patur kaq miq tė vecantė, por dhe njė dasėm kaq perfekte qė do tė ndizet pas pak minutash. “Krushqit” e ansamblit Mirdita, kanė performuar njė ritual tė vėrtetė dasme me tė gjithė elementet e hershėm, duke sjellė kėnaqėsi tė pafund pėr tė pranishmit. Asgjė nuk mund ta dallonte mė njė dasėm tė mocme, duke nisur me ardhjen e krushqėve qė duket sikur tė kenė kaptuar shtatė male pėr tė mbėrritur nė kohė tek kjo kullė bujare sėbashku me “nusen” e hijshme, duke lidhur dy miqėsi tė forta, por qė sot vjen si njė gėzim tejse familjar, pėr krejt Katundin, njė simbiozė nė mes dasmės dhe ofertės turistike qė paraqet ky vend. Nuk do kishte turist nė botė tė mos mahnitej nga ky moment. 11 krushqit, nusja me duvak mbi kalin e bardhė, shoqėruar me kėngė akapelo, kėnga pritje pėrcellje e granisė sė fshatit, dhe pse jo, pėr hajėr disa tė shtėna nė ajėr, janė njė mozaik ekzotik i jashtėzakonshėm.

Pastaj ritet e nuses, pritur nga i zoti i shtėpisė, njė cift kaq i bukur, kėsula qė lihen mbi kokėn e nuses, buka e thyer dhe e ngjyer nė kripė si simbol i mikpritjes sė hershme mirditore: bukė kripė e zemėr! Atmosfera ėshtė ndezur mė tej nga kėnga e pėrshėndetjes tė kėnduar nga Mark Gjoka e grupi, njė pėrshtatje stilistike autentike, qė tė bėn tė ndjehesh tėrė andrenalinė.

Dasma vazhdoj pėr orė tė tėra nė njė drekė tė bollshme tė shtruar me ushqime te shijshme bio tė krahinės, dhe kjo ofertė gastronomike ėshtė aq joshėse pėr kėta shtegtarė. Tė huajt mahniten dhe shkrepin aparatet e tyre pėr t’i marrė me vete si njė eveniment tė paharrueshėm. Celularė, aparate fotografike, kamera, tė gjitha janė nė optimumin e punės, pėr ta marrė sa mė tė plotė kėtė eveniment fantastik, ndėrsa grupi vazhdon tė performojė kėngėt mė tė bukura tė tij nga folku burimor. “Rituali i buzmit” aty nė oborr, na sjell nė vėmendje jo vetėm kėtė rit pagan tė hershėm, por dhe stėrmundimin epik tė banorėve tė Mirditės pėr tė jetuar me sakrifica me kullat mbi kepat e zinj e maje maleve por tė panėnshtruar.

Turistėt bėhen pjesėtarė tė kėsaj ditė festive turistike, ndėrsa ėshtė shpallur natyrshėm dhe projekti i MADA-s pėr tė financuar projektin pėr katėr shtėpi turistike nė kėtė fshat, njė eksperiencė qė do tė gjejė terren hap pas hapi nė tė gjithė Mirditėn pėr tė zhvilluar turizmin e kullave! Njė aspekt qė bie nė sy ėshtė dhe promocioni i bimėve medicinale tė zonės, rreth 50 lloje tė sjella nga bartėsi i kėtyre vlerave Nikoll Pėrshqefa.

Kėnga dhe vallja janė bashkėshoqėruese, duke sjellė gėzim deri nė eufori pėr tė pranishmit, ndėrsa kėnga e Mrikė Trumshit, “Mirse vjen Dita e Kosovės”, me tekst te Gjoke Becit, con nė kėmbė tė pranishmit pėr ta pėrcjellė pėrmes ovacioneve tė shumta..

Kėngė, rit tradicional, drekė e shijshme, mikpritje bujare, shtegtim guidistik nė histori, miqėsi tė reja tė krijuara: a nuk janė njė paketė e kompletuar turistike, qė kjo ditė ua kujtoj tė gjithėve se turizmi nuk ėshtė vetėm pėr bregdetin apo disa qendra tė klasifikuara, por dhe rajone tė tilla tė lėna nė harresė, dhe kjo arrihet kur ka njė bashkėpunim efikas tej ngarkesave e paragjykimeve politike, por kur tėrė faktorėt qeverisės dhe intelektualė mendojnė tė ekspozojnė sė bashku resurset dhe mrekullitė e krahinave tė tilla si Mirdita.

Kėtė na e tregoj ky eveniment turistik nė Katundin e Vjetėr, njė veprimtari qė shėnoj dhe edicionin e dytė tė “Mirdita Turistike”, filluar vitin e kaluar me Nėnshejtin e Oroshit.

Shtegtime tė tjera na presin nėn urimin:

Ardhsh i bardhė nė Mirditė!

 

Gjergj Marku