|
Shirat e dy ditėve mė parė,
shuhet njė banesė nė fshatin Lurth.
Shirat
e dy ditėve tė fundit kanė prodhuar prurjet
mė problematike tė kėtij dimri nė territorin
e Bashkisė Rrėshen. Ato kanė nisur me njė
intensitet tė madh natėn e sė mėrkurės, pėr
tė vijuar mė njė intensitet tė
jashtėzakonshėm gjatė gjithė ditės sė enjte.
Nė pak orė reshjet e shumta kanė vėnė nė
rrezik jetėn e mjaft banorėve, sidmos nėpėr
fshatra. Kėshtu si rezultat i njė rrėshqitje
nė fshatin Lurth, ėshtė zhdukur totalisht
banesa e Pashke Jakut e cila banonte
sėbashku mė vajzėn e saj, ndėrkohė qė dy
djemtė janė emigrant nė Greqi. Po ashtu
dėmtime nė banesa ka pasur nė fshatin Malaj,
konkretisht banesa e Gjin Lekės. Fryrja e
lumit tė Zmesė ka pėrmbytur disa sera me tė
mbjella tė Gaspėr Recit, ndėrkohė qė janė
njoftuar dėmtime nė gabina elektrike,
shtylla tensioni etj.
Kur situata ka filluar tė shfaqet
problematike, Bashkia Rrėshen ka ngritur
menjėherė grupin e emėrgjencės tė kryesuar
nga Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj. Qė nė
orėt e para tė ditės sė enjte, grupi i punės
ka dalė nė terren pėr tė marrė masa pėr
parandalimin e situatatve tė rėnda, dhe pėr
tė qėnė pranė banorėve nė pėrballimin e
situatės. Shirat tė cilat nuk kanė pushuar
pėr asnjė moment kanė vėshtirėsuar shumė
ndėrhyrjet pėr minimizimin e problemeve.
Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj dhe ekipi
i emergjencės vizitė nė fshatin Lurth.
Me tu mėsuar ngjarja pėr shėmbjen e banesės
sė Pashke Jakut,
kryetari
i Bashkisė z. Gjon Dedaj, i shoqėruar nga n/
kryetari Nok Mrruku, pėrgjegjėsi i
emergjencave z. Agustin Picaku janė nisur nė
drejtim tė fshatit Lurth pėr tu njohur me
situatėn nė kėtė fshat, e konkretisht nė
banesėn e dėmtuar. Pėr tė mbėrritur nė kėtė
fshat ėshtė deshur mjaft pėrpjekje me
automjetin fuoristradė ė drejtuar nga Tonin
Reci, pasi reshjet e shumta kishin krijuar
shėmbje tė rrugės dhe bllokime nė shumė
vėnde. Nė pika tė ndryshme tė rrugės nga
fshati Sheshe deri nė Lurth, banorėt nė
mėnyrė vullnetare bėnin pėrpjekje tė mėdha
pėr zhbllokimin e rrugės nga balta dhe
rrėshitjet. Dhjetra banorė tė kėtij fshati
mė kazma dhe lopata si edhe me mjete tė
tjera rrethanore, tentonin tė pastronin
rrugėn nga balta, ndėrkohė qė sipas tyre
duhej edhe pak punė pėr normalizimin e
situatės.
Kryetari i
bashkisė
z. Dedaj ka ndjekur tė gjithė aksionin e
banorėve tė cilėt nga ana e tyre kanė
kėrkuar mbėshtje pėr tė eleminuar pasojat e
kėsaj situate. Ndėrkohė qė Gjon Dedaj u
shpreh se do tė bėnte tė gjitha pėrpjekjet
pėr tė dhėnė mbėshtetje me mjete pėr
normalizimin e situatės nė kėtė rrugė e cila
ėshtė e vetmja qė lidh fshatin Lurth me
qyetin e Rrėshenit.
Nė ish banesėn e Pashke Jakut.
Pėrmes njė rruge mes shkurresh lidhet rruga
kryesore e
fshatit
me banesat e fisit Jaku. Pasi kalojmė nė
oborrin e njė kulle nė tė cilėn prej dy
vitesh nuk banon askush, gjėndemi nė disa
rrėnoja tė banėsės sė Pashke Jakut. Ėshtė
mjaft e vėshtirė pėr tė besuar qė vetėm pak
orė mė parė kėtu ka qėnė njė ndėrtėse nė
gjėndje mjaft tė mire, dhe e rikostruktuar
nga puna e dy vėllezėrve emigrante.
Lehtėsisht duken rrėshqitjet massive tė
tokės afėr banesės. Masive tė mėdha sėbashku
me lisa tė mėdhenj janė spostuar disa metra,
ndėrkohė masivi ka mbuluar totalisht
banesėn. Ėshtė disi e pa besueshme por
askush nuk mund tė besojė se kėtu ka qėnė
njė banesė, pėrveq atyre qė kanė jetuar aty.
Nė pak minuta nė kėtė vėnd vijnė tė gjithė
banorėt e lagjes, pėr tė treguar kush mė
shumė e kush mė pak, pėr ngjarjen qė ka
ndodhur rreth orės 14.00 tė ditės sė enjte.
Ėshtė dėgjuar njė zhurmė, ndėrkohė kur
fqinjėt kanė dalė pėr tė parė, janė
shastisur kur nuk kanė parė mė banesėn qė
qėndronte nė kėmbė deri nė ato moment.
Pashke Jaku, e zonja e
shtėpisė
thotė se ishte e shtruar nė spitalin e
Rrėshenit dhe nuk ka qėnė aty nė momentin e
ngjarjes. Duke qėnė e vetme, vajza e
shtėpisė ka qėnė tek tė afėrmit e saj disa
metra larg banesės. Kjo ka qėnė arsyeja qė
nė kėtė banesė tė mos ketė viktima nė
njerėz. Pashkja thotė se kurr nuk u kishte
shkuar ndėrmed se mund tė rrėshqiste toka nė
kėtė mėnyrė, pasi kishin marrė masa
mbrojtėse me kohė. Ajo thotė se shtėpia ka
qėnė e siguruar me njė mur guri mbi njė
metėr, ndėrkohė qė edhe faqja e malit ka
qėnė e veshur me mure nė mėnyrė tė
shkallėzuar. Ajo tha se me tė mėsuar lajmin
kishte udhėtuar nė drejtim tė banesės pėr tė
parė situatėn e cila nuk do koment.
Kryetari Gjon Dedaj pasi u interesua pėr
shėndetin e saj tha se bashkia do tė
ndėrmerrte tė gjitha iniciativat ligjore,
dhe do tė vinte nė dispozicion tė gjithė
kapacitetet e saj pėr tė bėrė dokuemtacionin
e plotė dhe nė mėnyrė sa mė tė shpejtė pėr
ta dėrguar nė instancat pėrkatėse, ku edhe
do tė ndėrmerren vendimet pėr dėmshpėrblim,
qė parashikohet nė raste katastrofash natyre
tė kėsaj natyre. Ai u kėrkoi tė dinte pėr
mėnyrėn e strehimit provizor, duke ofruar
edhe mundėsitė qė ka bashkia nė kėsi
rastesh. Gjin Jaku njė i afėrm i kėsaj
familje tha se nė kėtė truall ka mė shumė se
300 vite qė ka pasur banesė. Ata falenderuan
kryetarin e bashkisė pėr interesimin e
shpejtė, ndėrkohė kėrkuan vijimin e
procedurave qė janė tė domosdoshme nė
situtata tė tilla.
Lumi i Zmesė disiplinohet nga njė ndėrhyrje
e bashkisė njė vit mė parė.
Tė gjithė banorėt e Rrėshenit kujtojė raste
tė shumta tė viteve mė parė, se si ky lumė i
cili ka prurje shumė tė pakta, e gjatė verės
kap nivelin zero, nė raste si ai i njė dite
mė parė, kthehet nė njė rrezik pėr
periferinė. Madje nė disa raste ka prekur
murin rrethues tė Katedrales, ka pushtuar jo
pak prej disa banesave dhe kopshteve nė
afėrsi tė Muzeut Historik etj.
Por edhe pse situta e djeshme ka qėnė mjaft
problematike, lumi i Zmesė nuk ka shkaktuar
asnjė dėm nė kėtėdrejtim. Ka qėnė njė
ndėrhyrje e bashkisė njė vit mė parė, falė
njė ndihme me njė ekskovator nga Drejtoria e
Ujrave tė Qarkut Lezhė e cila ka ndėrtuar
njė unazė pėrgjatė gjithė kėtij lumi. Kjo
unazė e cila pėrbėhet nga njė trase zhavorri
tashmė ėshtė e gatshme nė pritje tė ndopnjė
ivestimi i cili do ta bėnte atė me asfalt e
ndricim. Kjo do ti jepte njė frymarrje tė
madhe lėvizjes nė qytet, sidomos tregut.
Gjatė ndėrtimit tė kėsaj traseje ėshtė bėrė
ndėrkohė thellimi i shtratit tė lumit tė
Zmesė, e cila ka krijuar shtrat mė tė lirė
pėr rrjedhat e fuqishme tė njė dite mė parė.
Kjo ka bėrė qė edhe skeptikėt tė heqin dorė
pėrfundimisht nga pritshmėria e shkatėrrimit
tė kėsaj traseje.
A.
Ndoja |