REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Mat, shkėlqejnė lirikat e ansamblit "Mirdita"

 

 MAT. Ėshtė zhvilluar mė 9-10 tetor 2008 nė qytetin e Burrelit Festivali Folklorik i Kėngės Burimore Lirike, ku ka marrė pjesė dhe grupi i kėngės lirike tė ansamblit folklorik „Mirdita“.

 

  Nuk ka qenė aspak e rastėsishme kjo pjesėmarrje, pasi Mirdita, shėnohet ndėr trevat e shquara pėr kėngėn lirike, madje pėr zonat e Veriut tė vendit, ndėr mė tė spikaturat. Nė trajtėn e lirikės qytetare me instrumentet tempera, kėnga lirike e Mirditės ka lėnė gjurmėt e saj nė tė tėrė festivalet folklorike prej dekadash ashtu si dhe nė evenimente tė tjera artistike kombėtare. Kėngėt lirike tė kėtij ansambli kėndohen dhe nga kėngėtarėt mė tė njohur shiptarė si brenda vendit apo nė Kosovė e gjetkė. Ndėr tė tjera duhen pėrmendur kėngėt e „trios lirike“, i konstruktuar nga kantautori Mark Gjoka nėn shoqėrimin e Anton Gjokės dhe Dod Prendit, me vargjet perlė tė Gjokė Becit e Viktor Gjikolės, ku theksohen prurjet tejet interesante nga folku burimor lirik.

 

  Edhe pse ky festival lirik, i kėrkuar prej vitesh nga artistėt mirditorė pėr t’u zhvilluar nė Mirditė, por qė u realizua nė Matin fqinj, tregoj se lirika mirditore ėshtė shumė e veēantė, shumė e spikatur, dhe tepėr e kėndshme.

Spektatori i sallės sė tejmbushur tė pallatit tė kulturės nė Burrel, ka ndjekur konkurimin e kėngės lirike burimore tė Dibrės, Bulqizės, Laēit, Lezhės, Mirditės dhe Matit. Ndonėse i zhvilluar pėr herė tė parė, kėsaj rradhe me karakter rajonal, ky festival e ka kryer misionin e tij pėr t’u kthyer qė nė vitin e rradhės nė njė takim kombėtar tė Lirikės, gjė qė e ka shprehur dhe organizatori i kėtij eventi, drejtori i qendrės kombėtare tė veprimtarive folklorike, Esat Ruka.

 

  Por mė sė pari, artistėt dhe kėngėtarėt e tėrė kėtyre trevave, kanė performuar kostumet, vallet  dhe ritmet melodioze tė tyre nėpėr rrugėt e qytetit tė Burrelit dhe nė sheshin kryesor, ku shquheshin ritmet e daulleve, cyrlja, ciftelia e bilbili etj. Kostumografia ishte e larmishme, qė nga ato tė Dibrės, xhubleta e Lezhės e rrobat vajzėrore tė Kurbinit, por dhe ato tė Mirditės, ku binte nė sy kostumi i nuses sė Mirditės, performuar nga Bardha Ndrelala, apo kostumi ilir i vajzės performuar nga Ilia Jahja e tė tjera.

Ora 18.00 e mbrėmjes ka rezervuar konkurimin nė njė sallė tė ikandeshentuar, pėr tė cilėn ishte bėrė kujdes qė nga skenografia, ndricimi, pultet zanore e deri kujdesi pėr regjistrim nga njė sėrė kamerash tė tv lokal tė Matit e Lezhės si dhe TV publik shqiptar.

Fillimishit ka konkuruar ansambli i Lezhės, qė ka sjellė lirikat tipike tė zonės, ku ėshtė spikatur kėngėtari Zef Beka, qė ėshtė shpallur dhe kėngėtari mė i mirė i takimit. Me duartrokitje janė pritur vėllezėrit Lleshi me humoristiket e tyre.

Mė pas ka vijuar grupi i Kurbinit me lirikat karakteristike, grupi modest i Bulqizės dhe i Dibrės, dhe mė pas ai i Mirditės.

 

Lirikat e Mirditės, fytyra e bukur e festivalit

 

  Ndonėse ėshtė punuar nė prova vetėm pėr dy ditė prova pėr mundėsi tė kufizuara financiare, grupi i Mirditės ka qenė njė befasi e kėndshme pėr spektatorin matjan dhe tė ftuarit e shumtė, pasi kanė qenė 8 numėra tė njė bėrthame artistike tė mrekullueshme. Programi ėshtė hapur me ritmet e dasmės mirditore e kėnduar nga grupi i djemve dhe zėri melodioz i vajzave (Tone Gjoka, Prena Beleshi, Drane Ndrelala etj) shoqėruar nga orkestra me ēifteli, sharki, llahutė, bilbil e lodėr.

 

  Nikoll Preēi solli lirikėn humoristike “Tash kam mbet me lujt derėn“, qė ėshtė shoqėruar me duartrokitje tė vazhdueshme pėr fjalėn e gdhendur dhe interpretimin virtuoz.

Mė pas janė pritur me shumė endje kėngėt e kėnduara nga Kastriot Kola, Anton Gjoka, Prena Beleshi, Bardhok Deda dhe veēmas nga lirikat e trios me Mark Gjokėn, Kol Zefin dhe Mark Dedėn, ndėrsa me kėngėn “Si vendlindja jonė nuk ka”, me Mark Gjokėn, Anton Gjokėn dhe Kol Zefin”, qė ishte njė interpretim brilant, artistikisht e realizuar me mjeshtėri. Shoqėrimi orkestral ka qenė i arrirė nė instrumentet tempera realizuar nga artistėt Fran Preci, si drejtues i orkestrės, Llesh Lleshi, njė nga instrumentistėt mė virtuoz tė gjithė takimit, Besim Lekgega, Ilir Simoni, Gjovalin Ndreca, etj.

 

  I gjithė grupi artistikisht u pėrgatit nga udhėheqėsi artistik Mark Gjoka dhe shefi i muzkės i pallatit tė kulturės Rrėshen Kol Zefi, tė cilėt nė kohė fare tė shkurtėr arritėn tė kompaktėsojnė gjithė grupin dhe tė realizohet kėsisoj nė shkallė tė lartė interpretimi i 8 numėrave tė programit tė ansamblit.

Jo vetėm pėr kėtė kontribut tė rradhės, por tė disa dekadave artistike, artisti Mark Gjoka, ka qenė njėri prej tė lauruarve me medalje nga Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike Kombėtare.

 

  Gjithashtu janė lauruar me medalje nga Lezha Agim Velaj, nga Dibra Liri Rasha, Xhelal Cerpja dhe njė familjar i familjes Hilmi Kolgjecaj dhe nga Burreli pjesėtarė tė familjes Mynir Shehu, Sabri Aliur, Qamil Beshku e Hajrulla Ceni.

Njė nderim i vecantė nė kėtė takim i ėshtė bėrė artistit tė zėshėm Ymer Neli, i cili prej katėr dekadash ka pėrgatitur njė nga orkestrat mė virtuoze shqiptare me vegla orkestrale burimore, madje nė respekt tė punės sė kėtij mjeshtri tė orkestrinės popullore matjane ėshtė organizuar dhe njė sesion shkencor ndėrsa njėrės prej sallave tė pallatit tė kulturės Burrel i ėshtė dhėnė emri i tij, sallė e kthyer dhe nė pavion muze.

 

  Nė kėtė takim nga ana e bashkisė Rrėshen mori pjesė dhe kryebashkiaku Gjon Dedaj, drejtori i drejtorisė arsimore Mirditė Bardhok Filopati dhe udhėheqėsi artistik i QFK Rrėshen Kol Picaku. Nė mes tė tjerash kryebashkiaku i Rrėshenit ėshtė ftuar nga organizatorėt tė dorėzojė dhe njė nga medaljet pėr artistėt e pėrmendur, duke e vlerėsuar kėtė takim si dhe gjithė artistėt pėr prurjet interesante tė folkut lirik burimor, duke i konceptuar dhe si ura bashkėpunimi nė mes krahinash.

Pėr artistėt dhe tė ftuarit, u organizua dhe njė darkė. Grupi i Mirditės ėshtė vlerėsuar nga tė pranishmit dhe ndonėse administratrivisht mori ēmimin e dytė, pėr publikun matjan ishte mė i konsoliduari dhe mė i pėlqyeshmi. Pėr kėtė duke marrė ēmimin drejtori i ansamblit “Mirdita” Gjergj Marku e ka falenderuar objektivitetin e kėtij publiku. Konfidencialisht vlerėsimin maksimal e shprehu dhe zv/ministri i Kulturės e Turizmit Ekrem Spahia.

Ndėrkaq me ēmim tė parė u vlerėsua grupi i Matit dhe me ēmim tė tretė ai i Kurbinit. Me ēmim special ėshtė vlerėsua “trio e Mirditės” nėn drejtimin e Mark Gjokės.

Ky program mendohet tė jepet nė javėt e ardhshme edhe pėr publikun e Rrėshenit.

 

Pranvera Ndoj