REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-
 

Shoqata “Hapėsirat e Jetės” me mbėshtetjen e AMSHC-sė realizojnė “kėndin e ndryshimit nė Bibliotekėn “Gjon Gazulli” Rrėshen.

Ambientet e Bibliotekės “Gjon Gazulli” nė Rrėshen, prej disa ditėsh kanė pėsuar njė ndryshim cilėsor, nė atė ēfar u ofron frekuentuesve tė shumtė tė saj. “Kėndi i Ndryshimit” ėshtė quajtur ajo e cila u inagurua sot nė ambientet e kėsaj biblioteke, me pjesmarrės tė shumtė tė qyetatarėve, pėrfaqėsuesve tė Bashkisė dhe Nėnprefekturės.

Ka qenė znj. Anila Shqypi, nė cilėsinė e kordinatores sė projektit “Sensibilizimi i komunitetit pėr nxitjen e vullnetarizmit pėrmes edukimit-si ēelės i ndryshimit pėr zhvillim tė qėndrueshėm” e cila ka bėrė njė panoramė mė tė zgjeruar tė bashkėpunimit me bibliotekėn “Gjon Gazulli” nė Rrėshen.

Fillimisht ajo ka thėnė se pėr realizimin e kėtij projekti nė Rrėshen, shoqata “Hapėsirat e jetės” ėshtė mbėshtetur dhe financuar nga AMSHC  (Agjensia per Mbrojtjen e Shoqerise Civile). Nė vijim tė fjalės sė saj, znj. Shqypi ka falenderuar N/prefektin e Qarkut z. Gjon Pjetri si dhe Drejtorin e kulturės nė bashki z. Dod Pepkolaj pėr pjesmarrjne tyre nė kėtė takim.

Mė tej znj Anila Shqypi tha se ky projekt i emplementuar nė Rrėshen, realizon kėndin e librit me 105 tituj tė botuar vitet e fundit, me rafte tė reja pėr librat, dy kompiutera tė rinj pėr pėrdorim nga lexuesit e rregullt, si edhe njė fotokopje multi funksionėshe me opsione scaneri dhe printeri.

Vetė kėndi i ri i bibliotekės ėshtė pėrshtatur pėr fėmijėt, tė cilėt kanė mundėsi shumė tė mira pėr tė lexuar shumė prej botimeve tė ndryshme, nė kushte mė komode qendrimi.

Pėrveq tė tjerave shoqata “Hapėsirat e Jetės” parashikon qė tė promovojė aktivitete tė vullnetarizmit nė komunitetet lokale, ndarjen e pėrvojės me njėri-tjetrin etj. Znj. Shqypi tha se projekti do tė vazhdojė me fazėn e dytė me trainime dhe seminare, ku nė fokus do tė jenė grupet tė veqanta. Pikėrisht prej kėtyre do tė dizenjohen segmentet kryesore tė aktiviteteve tė ardhshme, duke vėnė nė dukje qė edhe vetė institucioni pėrgjegjės qė nė kėtė rast ėshtė Bashkia Rrėshen tė mundėsojė njė pjesė finacimi sado minimal.

Pas kėsaj pėrgjegjesja e bibliotekės znj. Bardhe Marku, pėrmes njė shfaqje nė power –point i ka njohur tė pranishmit me ecurinė e punės dhe aktivitet qė janė zhvilluar nė bibliotekėn “Gjon Gazulli” Rrėshen.

N/prefekti i Qarkut z. Gjon Pjetri pasi ka falenderuar shoqatėn “Hapėsirat e Jetės”  ka theksuar se ėshtė e nevojshme qė kjo bibliotekė tė fuqizohet sa mė shumė, pasi ėshtė e vetmja nė tė gjithė rrethin nė llojin e saj.

Dod Pepkolaj nė cilėsinė e shefit tė kulturės nė bashki, ka folur pėr rėndėsinė e librit, dhe nevojėn qė ka njeriu pėr librin, fjale e cila u percoll me vemendje nga te pranishmit..

Fjala e plote e z. Dod Pepkolaj:

MBI  DHURATEN ME FISNIKE “ LIBER”

          Nuk  asht  gjetur,  ne te  gjitha kohrat ndonji  dhurate me te bukur, me fisnike, me efikase, per te respektuar mikun  tend aristrokat  sesa  libri. Qekur ne kohet e vjetra athere sipas mitologjise vjeter, kur  dhembet e Kadmit ishen te parat ‘’shkronja’’ qe filloi te ruhen dhe te lexohen  idete dhe mendimet e njerzve te shquar te kohes, ku ne liber asht materjalizuar mendimi  dhe mundesohet ruajtja dhe percjellja e ketij mendimi tek te tjeret. Dikur, kur  libri ishte sendi me i ēmuar, me fisnik dhe qe i perkiste vetem klases aristokratike te kohes, ai me kalimin e kohes, po  behej gjithnji mjeti me efikas, mjeti me i mire pertejēimin e diturise, shkences, kultures, te njerzimit, qe fillojne ta posedojne edhe shtresa mesme dhe ato te ulta te popullsise.Kur institucioni i pervetsimit te dijes dhe i edukimi te gjeneratave, nepermjet arsimimit te tij, at’here libri mbeti pothuajse i vetmi dhe kryesori  per kulturimin e popullsive dhe cilivizimit te tyre. Pa dyshim per te gjitha kohrat, aq me shume rritej roli i TIJ aqsa nje dijetar me plote te drejt e quante  librin “Shejti Liber”  une e besoj se asht emertimi me kuptimplote ose te pakten keshtu,do te  me pelqen  mua.

 Rreth ketij konceptimit tim, ose me mire edhe per vlersimin, qe brezi im i bente librit, qe mbetej mjeti pothuajse i vetem i tejcimit te dijenive athere kur pasionantet e librit te brezit tim flenin me libra nen jastek. Une e di,  se format e dhe mjetet e ndyshme te percjelljes se dijenive nga kultura e nji kombi tek kombi tjeter, nga nje lamie ditunie tek te  tjetra, nuk asht vetem libri, por tani me futjen e mjeteve vizive elektronike, po e ndihmojne librin, por un mendoj, qe asnjihere s’do ta konkurojne te madhin LIBER. Ai  mbetet mjeti kryesor i fondi te dijenise,te pakten deri tani, qe do te rroket konkretisht me me shume shqisat, me sy , me dore, me kenaqesine hedonistike te mjeteve te tjera plotsuese te librit ashtu sic shijojme nje frut te freket. Bibliotekat  ruajne pasurine me te madhe te te gjitha kombeve, pas TOKES. Bibliotekat i kapercejne per nga pasuria trashigimore dhe efikasiteti  i saj  edhe bankat monetare, bankat gjenetike apo pasuri te tjera materjale te tyre.Prandaj djegia e bibliotekes se Babiionise, ajo e Romes, nuk jane vetem demet me emblematike te shkatrrimit,qe iu bene cilivizimeve te atyre kohrave,apo shkatrrimi i bibliotekes se fretenve franceskan  ne Shkoder nga rregjimi komunist, i cili kishte nje fond te antikuarit bibliotekar te viteve 1405 e kendej, te shqipes, i mendoj si bama perverse te diktatorve dhe njeheresh, si frike  nga i Madhi  liber.Dhurata, qe kjo Shoqate  i jep lexuesit te Bashkise Rreshen, e konsideroj si nji dhurate krejt fisnike, por edhe me te cmuaren, edhe per faktin, se kjo shoqate ka  pasurue biblioteken e qytetit me kolanen e historianit me te madh  AT’  Zef Valertinit, kolanen e veprave te Nolit, “Visaret e kombit” te At­’ Bernandi Palaj, vepra te autorve bashkekohes amerikan etj etj.

Krijimi  i ketij kendi modern te leximit ne biblioteken tone, si dhe pajisja me kompiutra te kohes , me fotokopjues, gje qe do ta ndihmoje lexuesin –studiues, per referencat, citimet, nga autoret per veprat e tyre. Nderlidhja me bibliotekat e tjera apo shfrytzimi i fondeve te bibliotekave te vendeve te tjera, nga kulturat apo gjuhet e popujve te tjere do t”ia lehtesoj punen studiuesve  lokal,  nga lamieve te shkences dhe kultures . Une shpresoj, se ky bashkpunim do te behet me i gjere dhe me efikas, ne te ardhmen. Rresheni ka nje lexues frekuent, te disiplinuar dhe i ndergjegjshem per ta ruajtur dhe shfrytzuar kete pasuri  intelektuale te bibliotekes se tij.Edhe nje here  nje falenderim te madh  per dhuraten me fisnike qe na keni dhuruar dhe do ju jemi  per shume kohe mirnjohes.  Ju faleminderit,  qe me  degjuat.

Ndėrsa mėsuesi nė pension z. Preng C. Lleshi tha se ėshtė herė hera e parė nė kėto 20 vite qė bėhet njė tentativė e tillė e cila e pais bibliotekėn paisje moderne elektronike, shumė tė nevojshme qė ndihmojnė nė tė gjitha fushat e jetės. Nuk ka gjė mė tė nevojshme se dituria, ndaj i pėrshėndes tė gjithė ata qė bėjnė diēka pėr kėtė bibliotekė, ka pėrfunduar mėsuesi Lleshi.

Nė fund tė gjithė tė pranishmit kanė vizituar kėndin e ri tė bibliotekės, titujt e rinj tė librave, si edhe paisjet e tjera elektronike.

a.ndoja, 4.6.2011