REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Rreshen, shugurohet si misionar At Gjergj Ndreka dhe Kushte te perjetshme per Maria Madre del Alma. 

   “Nė Shqipėri ėshtė vėshtirė por ėshtė bukur”, kėshtu janė shprehur ata meshtarė qė kėmba u ka shkelur nė vendin tonė, disa vite me pare,dhe qė u ėshtė dashur tė pėrballojnė vite vuajtje e privacionesh nė ndihmė tė njerėzve pėr t’i larguar ata nga udha e humbur dhe pėr t’i sjellė nė udhėn e Zotit.

   Por njė tė riu nė moshė dhe si shėrbėtor i Zotit, Gjergj Ndreka, vendlindja i ėshtė blatuar nė shpirt dhe ndėrgjegje si dheu i tė parėve pėr tė shėrbyer tėrė pėrvuajtshmėri e devotshmėri.

   Ndaj tė pranishmit e shumtė nė kėtė ditė shugurimi morėn kėnaqėsi nė meshėn e mrekullueshme kur ky misionar i ri u shugurua nė njė ceremonial madhėshtor nė katedralen me emrin simbol “Jezusi i vetmi shpėtimtar i botės”, dhe u pėrcoll nga qindra besimtarė tė ardhur nga tėrė krahinat e dioqezės Rrėshen, qė shtrihet nė zonat e Verilindjes sė vendit me qendėr nė Rrėshen.

   Evenimenti nė fjalė duhet pėrmendur pėr njė fakt tė rėndėsishėm kur po shtohen rradhėt e meshtarėve tė rinj vendas, nė njė krahinė ku regjimi komunist ka bėrė tė pamundurėn pėr ta shkulur “farėn e fesė” dhe pėr ta shėnuar Shqipėrinė si vendin e  vetėm ateist nė rruzull, ndėrsa linēimi ishte tejet ekstrem ndaj klerit katolik ku Mirdita zinte njė pjesė tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė tij baritore dhe patriotike nė Shqipėri. Jo shumė kohė mė parė nė po kėtė kishė u shugurua dhe dom Ben Zymi nga Kosova por me origjinė nga Mirdita,qė shėrben nė zonėn e Oroshit dhe Fanit,ndėrsa po shtohen rradhėt e meshtarėve tė rinj nga krahina.

   Shugurimi i sotshėm si misionar i At Gjergjit ėshtė pėrcjellur me shumė emocion dhe nga prindėrit dhe shumė tė afėrm tė tij, e ku morėn pjesė tė gjithė misionarėt qė kanė operuar nė Mirditė pas viteve ’90.

  Mesha e shenjtė e shugurimit u drejtua nga ipeshkėvi i dioqezės sė Rrėshenit At Cristoforo Palmieri, ndėrsa ishte i pranishėm Ati provincial i vincensianėve nga Italia dhe eprorė tė tjerė tė familjeve vincensiane.

Mė pas ėshtė vazhduar me ritualin ceremonial.

  Pas zotimeve tė tė zgjedhurit dhe pėrgjigjeve tė thirrjes, at Gjergjit i ėshtė vendosur nė qafė shėnja dalluese e titullit dhe ka veshur rrobat e misionarit pėr tė shėrbyer kudo ka nevojė familja vincensiane nė botė.

Duhet pėrmendur se ky shugurim pėrkoj dhe me 150 vjetorin e Shėn Vincenso De Paulit, udhėheqėsi shpirtėror i vincensianėve tė sotėm nė gjithė botėn,ndėrsa mesha e parė nga at Gjergji u mbajt nė kishėn e fshatit Adriatik tė Kurbinit ku ai do tė shėrbejė.

Mesha e shenjtė e Kushteve tė Pėrjetėshme tė Maria Madre del Alma 

 Njė ditė pas shugurimit si misionar vincensian tė at Gjergjit, katedralja e Rrėshenit pati dhe njė eveniment tjetėr tė shenjtė, Meshėn e shenjtė tė Kushteve tė Pėrjetshme tė Maria Madre del Alma,motėr argjentinase qė shėrben prej disa kohėsh nė dioqezėn e Rrėshenit nė rradhėt e “Shėrbėtoreve tė Zotit dhe tė Virgjėres Matara”.

Mesha e shenjtė ėshtė prirė nga ipeshkvi i dioqezės monsinjor Cristoforo Palmieri pėrmes njė ceremonie impresionuese. Pas hyrjes sė meshės ėshtė mbajtur shėrbesa e fjalės me lexim prej veprave tė apostujve,psalmit, Ungjillit dhe mė pas Ritmi i betimit tė pėrjetshėm, ndermjetėsimet, lutja e lituanive.

Emocionues ka qene momenti i betimit te pėrjetshėm tė motėr Alma, e cila para Zotit tone dhe gjithe shenjterve tė tij,para Madre Maria Correndentora Rodriguez,eprorja provinciale e meshtare te tjere, kerkoj ndermjetesine e Zojes sone, te 12 apostujve dhe te shenjterve te tjere mbrojtes, lutjet e motrave te Institutit “Sherbėtorėt e Zotit dhe tė Virgjėres Matara”, dhe tė vėllezėrve nė Fjalėn e mishėruar.

“Dashuria dhe hiri i tė Shenjtėrueshmes Trini mė ndihmofshin pėr tė qene besnike nė veprėn qė kam vazhduar....”

  Mė pastaj ceremonia ka vijuar me bekimin solemn tė betueses sė re si dhe dhėnia e simboleve tė betimit,sherbesa eukaristike,ritet e kungimit per tu mbyllur me ritet e perfundimit.

Nė kėto ceremoniale tė shėnuara mori pjesė dhe kryetari i bashkisė Rrėshen Gjon Dedaj dhe autoritete tė tjera vendore nga komunat etj. 

Gj.Marku