|
Solidaritet dhe ndihmė pėr
viktimat e termetit nė Aquila.
Celebrimi i Pashkėve nga komuniteti dioqezan
nė Rėshen, ka patur njė moment tė vecantė
kėsaj rradhe, pasi pos
kremtimit
tė ceremonive qė nga Katedralja dhe nė
mjediset e tjera publike, njė kortezh i madh
qytetarėsh ka manifestuar solidaritet unikal
nė Shqipėri , nė nderim te viktimave tė rėna
nė tėrmetin shkatėrrues nė Aquila tė
Italisė. Me inicimin e Dioqezės Rrėshen dhe
mbėshtetjen e Bashkisė Rrėshen dhe Rubik si
dhe tė komunave tė rrethit Mirditė, ky
kortezh zie ka nisur ecjen nga Katedralja e
Rrėshenit nė drejtim tė sheshit kryesor tė
qytetit.
Merrnin pjesė qindra qytetarė tė Rrėshenit,
autoritetet lokale vendore dhe drejtues tė
arsimit, deputeti i zonės, nėnprefekti dhe
shumė intelektualė tė tjerė. Pas njė minute
heshtjeje nė dhimbje pėr qindra tė rėnėt,
vėllezėr italianė por edhe mes tyre 6
shqiptarė, e ka marrė fjalėn ipeshkvi Mons.
Cristoforo Palmieri, duke ftuar tė gjithė
qytetarėt mirditorė tė vuajnė bashkė me
vėllezėrit italianė dhe t’u jenė pranė edhe
me lutje por edhe me ndonjė kontribut tė
tyre si “dhuratė pashkėsh”, ashtu siē edhe
vetė Shqipėria kishte qenė e ndihmuar nė
momentet e daljes nga diktatura komuniste,
nga kėta vėllezėr.
Monsinjor Palmieri ka bėrė tė ditur se njė
letėr do t’i dėrgohet arqipeshkėv tė
Aquilas, Mons. Giuseppe Molinari, nėpėrmjet
Nuncit Apostolik, atė ndihmė qė do tė
mblidhet si shenjė e solidaritetit tonė.
Fjala
e ipeshkevit monsinjor Cristoforo Palmieri
Tė dashur!
Si
persona civilė dhe solidarė, apo si tė
krishterė tė mirė, kemi menduar mirė tė
mblidhemi kėtu sonte nė kėtė shesh qė na
sheh tė jetojmė momentet mė tė rėndėsishme
tė jetės tonė qytetare dhe si tė krishterė,
pėr njė dėshmi publike solidariteti ndaj
atyre shumė vėllezėrve
dhe
motrave, tė vegjėl e tė mėdhenj, tė vendeve
tė prekura nga tėrmeti dhe qė mjetet e
komunikimit shoqėrorė, na kanė sjellė jo
vetėm nėpėr shtėpi, por nė zemrat tona, duke
transmetuar, tashmė nga gati njė javė,
gjithēka po vuajnė dhe gjithēka po bėhet pėr
ta, pėrveēse duke vuajtur pėr tė gjithė ata
qė kanė vdekur, viktima tė forcės sė natyrės
qė njeriu, pėr aq sa mund tė pretendojė tė
njohė dhe nga ajo tė mbrohet, nė realitet
nuk ėshtė akoma i aftė tė parashikojė dhe
akoma mė pak ta dominojė.
Tė gjithė: tė vetėm dhe nė grupe, qytetarė
tė thjeshtė dhe autoritete kompetente,
persona tė specializuar, mjekė dhe
vullnetarė, zjarrfikės, ushtria, deri edhe
qen, nė qėllimin e ushtruar, janė nė veprim
pėr tė lehtėsuar dhimbjen e tė mbijetuarėve,
por tė privuar tashmė nga gjithēka, pėrveēse
shumė prej tyre, tė privuar edhe prej tė
afėrmėve tė tyre tė dashur: mė shumė se 270
persona kanė vdekur nėn rrėnojat dhe pėr tė
cilėt sot nė mėngjes ėshtė celebruar
funerali i tyre i krishterė.
Dhe ne, qė nga vetė kėta vėllezėr
italianė, sikur nga shumė tė tjerė akoma,
kemi qenė nė tė kaluarėn e afėrt, tė
ndihmuar tė dilnim pėrfundimisht nga
vuajtjet e diktaturės komuniste, ne qė mes
kėtyre vėllezėrve e dijmė qė jetojnė jo pak
shqiptarė, pėr fat tė mirė tė shpėtuar nga
shkatėrrimi; nė fakt vetėm 5 ose 6 tė etnisė
shqiptare kanė vdekur, nuk mund tė mos bėnim
diēka siē po e bėjmė: me kėtė kortezh dhe
bashkimi, me kėtė reflektim, me
solidaritetin tonė afektiv, me njė lutje
tonėn, ndoshta edhe, siē po ju sugjeroj, me
njė kontribut tonin nė parą.
Pėrveēse pėr detyrė, pėr sensin e
solidaritetit vėllazėror, shumė kryetarė
shtetesh po e bėjnė, pavarėsisht krizės
ekonomike qė tė gjithėve u bėn mė tė
vėshtirė jetėn e ēdo dite, mė tė mirėn e
tyre pėr tė kontribuar nė rifillimin e njė
jete normale dhe nė rindėrtimin e banesave
civile, shkollore, shėndetėsore, publike dhe
monumenteve historike tė kėtyre vendeve tė
shkatėrruara nga tėrmeti ... edhe
kryeministri ynė zoti Sali Berisha ka
kontribuar, siē e dimė tė gjithė, me njė
ndihmė prej 50.000 euro-sh.
Ja pra pėrvuajtėrisht ju propozoj: pėrpara
se tė shpėrndahemi, do tė doja tė ishim
shembull apo stimul pėr ata qė nuk e kanė
bėrė: me njė kontribut ekonomik, tė vogėl
apo tė madh qė tė jetė, qė tė bėhemi akoma
mė shumė solidarė me ata qė janė nė nevojė
pėr gjithēka.
Pasi tė kemi dėgjuar zotin kryetar tė
Bashkisė, qė edhe ai ndjen nevojėn tė na
thotė njė fjalė tė tij zyrtare, secili prej
jush, me zemrėn nė njėrėn dorė dhe me njė
ofertė nė tjetrėn, tė mund tė afrohet tek
kryqi qė kemi pėrballė, enkas pa tė
Kryqėzuarin, qė secili qė do tė afrohet tė
mund tė shohė mbi tė, tė gozhduar, ēdo vėlla
tė vdekur nga tėrmeti dhe, sikur ti
shtėrngonim dorėn, ti ofrojė njė dhuratė tė
tij tė vogėl apo tė madhe qė mundemi ta
quajmė mjaft mirė “dhuratė pashkėsh”. Pashkė
nė fakt nuk ėshtė vetėm tė premten e
shenjtė, por edhe e shtuna e shenjtė: vdekja
dhe ringjallja.
Unė vetė, tė shoqėruar nga njė letėr e
firmosur nga unė dhe zoti kryetar i
Bashkisė, si pėrfaqėsuesit tuaj si njerėz
civilė dhe besimtarė, letėr qė do ta bėjmė
publike, do ti dėrgoj vėllait tonė
arqipeshkėv tė Aquilas, Mons. Giuseppe
Molinari, nėpėrmjet Nuncit Apostolik, atė
ndihmė qė do tė mblidhet si shenjė e
solidaritetit tonė. Bashkia Rrėshen ...
Dioqeza Rrėshen ... veēanėrisht secili nga
ju qytetarė dhe tė krishterė. Ndonjė qė
rastėsisht nuk mund tė ofrojė asgjė sonte,
pėr mungesė informacioni, ėshtė e qartė qė
mund tė bashkohet me ne, duke e sjellė tek
unė ose tek zoti kryetar deri tė dielėn, qė
ėshtė tamam e diela e ringjalljes dhe e
jetės. Faleminderit.
Mė
pas kryetari i bashkisė Rrėshen, Gjon Dedaj,
nė fjalėn e tij ka ftuar zotin ambasador tė
Italisė t’u dėrgojė nė emėr tė tė gjithėve,
ngushėllimet vėllazėrore familjeve dhe tė
afėrmėve tė tė vdekurve duke u dedikuar edhe
njė kontribut simbolik nė para pėr
shkatėrrimet e ndodhura, duke ju
bashkėngjitur kėshtu ofertave tė qytetarėve
dhe tė Dioqezės.
Fjala e plotė e Kryetarit tė Bashkisė z.
Gjon Dedaj:
Pas
kėsaj qytetarėt i janė afruar kryqit duke
nderuar nė tė ēdo vėlla tė vdekur nė kėtė
masakėr natyrore si dhe duke ofruar ndihmėn
e tyre pėr kėtė zonė tė shkatėrruar.
Gj. Marku
Celebrimet meshtare tė ditėve
tė Pashkės
E enjte – e premte – e shtunė e shenjtė
Ėshtė celebruar nė thellėsinė e fesė,
darka e fundit nė Katedralen e Rrėshenit, e
udhėhequr nga ipeshkvi i Dioqezės Rrėshen,
Mons Cristoforo Palmieri, duke filluar
kėshtu katėrditėshin e shenjtė tė javės sė
madhe pėr besimtarėt katolikė.
Kisha Katedrale e tejmbushur me besimtarė
pėrveē atmosferės sė veēantė tė krijuar nė
ambjentin e saj, dhe fjalėve tė ipeshkvit ku
ka ftuar tė rinjtė e tė rejat tė jenė pjesė
e kėsaj dhurate qė Hyji ka lėnė pėr mbarė
botėn, jo vetėm me rrėfimin dhe kungimin,
por me ndryshimin e jetės duke jetuar si bij
tė Hyjit kudo jeta na thėrret dhe nė ēfarėdo
lloji misioni gjendemi tė kryejmė, ka
theksuar Palmieri, ka pėrjetuar edhe ritin e
larjes sė kėmbėve, nė shėmbėlltyrė tė asaj
qė vetė Jezusi Mesi bėri me dymbėdhjetė
nxėnėsit e tij apostuj, duke ju dhėnė kėshtu
shembullin mė tė afėrt, mė tė gjallė, atė tė
shėrbėtorit ndaj gjithė njerėzimit.
Edhe vetė Palmieri nė fakt, duke ngjallur
emocion tė veēantė nė asamblenė e
besimtarėve, ėshtė pėrulur, duke larė kėmbėt
e dymbėdhjetė burrave tė ardhur nga grupe tė
ndryshme fetare, si ai i neokatekumenaleve
dhe grupi i familjes sė krishterė dioqezane,
dhe duke pėrsėritur kėshtu kėtė shembull qė
tė gjithė besimtarėt janė tė thirrur ta
bėjnė ndaj ēdo personi tjetėr, ēdo vėllai
tjetėr, nė vuajtje apo jo, nė dashuri
reciproke.
Celebrimet e Pashkėve kanė vazhduar ditėn e
premte me udhėn e kryqit nė Katedrale dhe
adhurimin e Krishtit tė vdekur mbi durin e
mundimeve, ndėrsa ditėn e shtunė, nė njė
ceremoni me shumė pjesėmarrje, fetare dhe
familjare ėshtė kryer nga vetė Mons
Palmieri, riti i bekimit tė ushqimit tė
drekės sė Pashkėve, jo vetėm si shenjė
bekimi pėr kėdo qė ushqehet nga buka e
pėrditshme, por edhe nė shenjė falenderimi
ndaj Hyjit si dhe lutje pėr tė gjithė tė
varfėrit qė tė mos u mungojė kurrė nėpėr
familjet e tyre.
Pėrgatiti: L. Gjergji
|