|
|
 |
Spaē. 35 vite
nga revolta e tė burgosurve te Spaēit. Ngjarja qė tronditi rėndė
shtetin, nė kujtesėn e protagonistėve.
Mirditė.
Plot 35 vite mė parė, pikėrisht mė 21 maj tė vitit 1973, tė
burgosurit e Spaēit tė cilėt ishin afėrsisht 1200 veta, mundėn tė
trondisnin shtetin i cili nga ana e vet
u
kundėrpėrgjigj me tė gjitha bateritė e dhunės. Pikėrisht kjo datė
tashmė ėshtė shėnuar si e veēantė jo vetėm ka protagonistėt e asaj
ngjarje, por edhe nga tė gjithė tė dėnuarit e diktaturės. Pikėrisht
kjo ditė, me nė vendim tė qeverisė sė njė viti mė parė, ėshtė
caktuar si dita kombėtare e pėrkujtimit tė genocidit komunist. Tė
burgosurit tė cilėt ēdo ditė nė tre turne punonin pa pushim nėn
kėrcėnimin e kamxhikut tė policit, nuk mundėn tė duronin pėr mė tej
barbarinė e policėve tė cilėt masakronin bashkėvuajtėsin e tyre tė
quajtur Pal Zefi, nga Sukthi i Durrėsit, por me origjinė nga
Mirdita. Pėr mė shumė se tre ditė kampi kalon nė duart e tyre,
ndėrsa radiot e huaja njoftonin pėr njė sinjal lirie ne oazin e
diktaturės. Por liria brėnda burgut nuk zgjati pėr shumė kohė.
Policė tė ardhur nga shumė qytete tė vėndit, nėn thirrjet kėrcėnuese
dhe me armėt mė tė sofistikuar tė kohės, mundėn ta shtypnin atė.
Vetė Feēor Shehu, ekponenti mė i lartė nė Ministrinė e Brėndshme tė
kohės, ka drejtuar tė gjihė operacionion deri nė shuarjen totale tė
saj. Gjykata e lartė e cila instalohet brėnda kampit tė Spaēit,
dėnon dhe egzekuton nė mėnyrė tė menjėhershme 4 tė dėnuar tė cilėt
ishim mė aktivėt. Pal Zefi, Skėnder Daja, Hajri Pashaj
dhe Dervish Bejko do tė merrnin dėnimin kapital,
ndėrsa dhjetra tė tjerė do tė ridėnoheshin. Revolta do tė shtypej,
por jehona e saj do tė zgjaste jo pak. Vetėm 14 vjet mė pas asaj
dite, tė burgosurit do tė dilnin pėr tu kthyer vetėm nė raste tė
pakta pėrkujtimesh.
21 maji dita
pėrkujtimit ndaj genocidit komunist.
Njė vit mė
parė me njė vendim tė qeverisė u vendos qė data 21 Maj i cila
simbolizon ditėn e revoltės sė fuqishme kundėr komunizmit, u shpall
ditė kujtese. Pikėrisht nė pėrvjetorin e parė pas marrjes
sė
kėtij vendimi, Shoqata Kombėtare e ish tė dėnuarve politikė
organizoi njė takim nė trojet e kėtij burgu, pėrballė rrėnojave tė
mbetura nė kėmbė. Pikėrisht sot nė kėto rrėnoja kanė mbėrritur
qindra tė burgosur dhe familjarė tė tyre, ndėr ta drejtuesit e kėsaj
shoqate, si Simon Miraka, Kurt Kola, Skėnder Qendro, Lili Ndoci etj.
Nė fillim tė tubimit i cili u mbajt pėrpara godinave tė burgut, i
pari e mori fjalėn kryetari i Shoqatės sė Pėrndjekurve pėr Mirditėn
z. Gjon N. Deda i cili theksoi edhe njė herė pasojat qė la genocidi
komunist. Po ashtu kanė pėrshendetur Simon Miraka, Kurt Kola, Adem
Allēi, Lili Ndoci etj. Mė pas tė gjithė tė burgosurit janė
shpėrndarė nėpėrambientet e kampit, deri tek dhomat e tyre tė
gjumit. Pėr mė shumė se dy orė ish tė dėnuarit qė kishin ardhur qė
nga Saranda deri nė Tropoje kanė evokuar kujtimet e tyre pėr ato
ditė tė vėshtira me vuajtje pa fund. Ndėrkohė qė analisti i
mirnjohur Fatos Lubonja i shoqėruar edhe nga nėna e tij, kanė
mbedhur disa metra tela me gjėmba tė ndryshkur me tė cilen dikur
mbaheshin tė rrethuar qindra tė burgosur.
Spaēi –
sė shpeti njė muze kundėr genocidit dhe revolta
e Fatos Lubonjės.
Prej disa
muajsh ėshtė folur pėr kthimin e burgut tė Spaēit nė njė muze
kombėtar i cili pritet tė jetė i vizitueshmė nga mijėra njerėz si
nga vėndi ashtu edhe nga tė huajt. Madje janė bėrė projektet
pėrkatėse dhe disa takime konsultative mes Ministrisė sė Turizmit
dhe pushtetit vendor. Nė kėto takime ka qėnė mjaft
i
angazhur edhe ish i dėnuari Fatos Lubonja, i cili ka dhėnė njė
mbėshtetje tė gjerė. Por mbėrritja e tij sot nė Spaē, pėrveē
emocioneve te shumta ka prezantuar edhe njė revoltė tė fortė. Kjo ka ndodhur
sapo ka mėsuar se nė galeritė e minierės brėnda territorit tė burgut,
ka filluar nga punimet njė firmė private e drejtuar nga inxhinieri i
njohur i minierave tė Mirditės, Franko Krroēi. Lubonja i ėshtė
drejtuar Krroēit me fjalė tė ashpra se pėr ca para po rrėnonte
historinė e kėtij burgu. Ai ndėrkohė ka akuzuar politikanėt e tw
gjitha krahėve se duke e lėnė nė kėtė gjėndje kėtė burg, duan qė tė
fshijnė nga kujtesa kėtė genocid me tė cilin mund tė kenė qėnė tė
lidhur direkt apo indirekt. Ai e ka ilustruar duke pėrmendur faktin
se asnjė nga politikanėt shqiptarė nuk e ka vizituar kėtė burg i cil
ėshtė dėshmi e qartė e njė historie tė gjatė dhe tė hidhur, ndėrkohė
qė premtoi se do ti kerkonte menjehere takim ministrit pėr ndalimin
e kėsaj masakre tė bėrė nga Franko Krroēi.
Pak
Histori nga burgu famkeq.
Spaēi ishte
burgu me punė tė detyruar, i ndėrtuar mė 1968-n. Ndėrtimin e tij
Ministria e Punėve tė Brendshme e bėri me tė burgosur ordinerė, ku u
rrethua njė sipėrfaqe prej dhjetėra hektarėsh dhe u hapėn galeritė e
bakrit dhe piritit (rėrė e trashė nga ku del acidi sulfurik). Me
pėrfundimin e burgut, 600 tė burgosur politikė i shpėrngulėn nga
kampi me punė tė detyruar i Elbasanit pėr nė Spaē. Kampi pėrbėhej
nga disa barraka tė vogla tė ndėrtuara nga drejtoria gjologjike nė
1956-n, ndėrsa qielli pa kufij nga Spaēi dukej sa njė tepsi. Puna nė
galeri bėhej me tre turne dhe pa asnjė lloj sigurimi teknik. Norma e
punės ishte 4 vagonė pėr dy tė burgosur e, ai qė s'e realizonte, e
lidhnin me kavo tė zhveshur nė pemėt jashtė galerive. Nga trajtimi
mizor mė 21 maj tė vitit 1973 tė burgosurit u hodhėn nė revoltė, e
cila mė pas u cilėsua si revolta e parė me karakter politik nė
Shqipėri gjatė viteve tė diktaturės. "Ngritėm nė kamp flamurin e kuq
me shqiponjė, por pa yll, qė u pėrgatit nga piktori Mersin Vlashi
dhe po kėshtu hodhėm parulla kundėr diktaturės. Kishim shtėnė kėshtu
nė dorė kampin e brendshėm", tregojnė tė burgosurit politikė. Xhemal
Bali na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisė ishte mjaft i madh
dhe si pasojė ata urdhėruan korpusin e Burrelit pėr rrethimin e
kampit tė Spaēit me forca tė shumta e tanke. Operacioni drejtohej
nga drejtori i Sigurimit tė Shtetit, Feēor Shehu. Pas tri ditėsh
revolta u mposht mes pėrdorimit tė shufrave tė hekurit e zjarrit.
200 veta u arrestuan, ndėrsa 100 prej tyre u dėnuan me 1700 vjet
burg.
Aleksandėr
Ndoja
Spaē 20. 05.
08
|