REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

“Shqipėria e traditės”,

dokumentar nga gazetarė spanjollė

 

Duket se ky do tė jetė thelbi i dokumentarit qė dy gazetarė spanjollė po pėrgatisin nėpėr viset e ndryshme tė Shqipėrisė nga jugu nė veri.

Piėkrisht pėr kėtė gjė, dy gazetarė tė njohur madrilienė Alberto Panadero dhe Lola Hierro, janė pritur nga kryetari i bashkisė Rrėshen z.Gjon Dedaj, i cili u ka afruar gjithė lehtėsirat e mundshme atyre pėr tė realizuar pjesėn e Mirditės, nėpėr kėtė truall tė vecantė,sic e ka quajtur ai, ku janė ngjizur doket dhe zakonet mė autentike shqiptare.

Nė bashkėbisedimin e ngrohtė e miqėsor, gazetarėt spanjollė tė interesuar pėr traditėn shqiptare nė kėtė trevė tė pėrmendur tė Shqipėrisė, kanė marrė pėrgjigje pėr kulturėn dhe traditėn e lashtė, sistemin vetqeverisės, normat e Kanunit qė janė zbatuar pėr shekuj me rradhė dhe dukuritė qė hasen ne ditet e sotme. Madje nė kėtė pikė gazetarėt spanjollė kanė qenė shumė tė interesuar ndaj dhe kanė adresuar jo pak pyetje,nisur dhe nga ngjarje tė fundit ku gjakmarrja e vjetėr ngre krye si njė keqkuptim tė Kanunit,ndėrsa Dedaj u ka thėnė se tashmė ky kod zakonor i kahershėm,duhet tė mbesė nė monumentet kulturore dhe historike tė shqiptarėve,ndėrsa shteti modern ndėrtohet dhe funksionon me ligje.

Pėr minuta tė tėra gazetarėve spanjollė u ėshtė bėrė njė pėrshkrim i detajuar i gjithė historisė,demografisė,pozicionit gjeografik tė Mirditės dhe gjithė arealit tė saj turistik qė ajo disponon,si dhe prirjet e zhvillimit tė sotėm nė njė Mirditė qė pėrditė e mė shumė po pėrshkohet nga arterie tė rėndėsishme kombėtare dhe transballkanike.

Nga ana e kryebashkiakut Dedaj, miqeve spanjollė u ėshtė garantuar bashkėpunimi efikas me tėrė aktorėt qė veprojnė nė Mirditė dhe vecmas nė Rrėshen si qendėr administrative, faktorėt kulturorė dhe krijues pėr tė mundėsuar njė paraqitje dinjitoze dhe sa mė reale tė Mirditės nė dokumentarin qė po pėrgatitet nga gazetarėt spanjollė,ndėrsa ka pėrmendur bashkėpunimin e shkėlqyer me APRODEL-in spanjoll nga dy bashkitė; Rrėshen dhe Rubik me projekte konkrete mankomunitare.

Ky dokumentar financohet nga ministria e Jashtėm spanjolle,dhe prite tė ketė impakt pozitiv sa i pėrket promocionit tė Shqipėrisė nė njė vend me influencė nė komunitetin europian.

 

Gj. Marku