|
|
 |
Zhvillimi urbanistik i qytetit tė Rrėshenit
Nga Dode Pepkolaj
Ka pothuajse njė vit qe nė kuadrin e njė projekti me APRODEL-in e
Spanjės punohet
pėr
njė projekt tė pėrbashkėt midis tri bashkive tė Laēit, Rubikut dhe
Rrėshenit pėr projektimin e planeve rregulluese tė tė tė tri
bashkive. Kėto bashki pėrveē afėrisė territoriale kanė edhe afri tė
tjera si ato etnokulturore, fetare, ndodhen nė basenin e lumenjve
Fan-Mat, i lidh autostrada Durrės- Rrėshen –Morinė. Seminari i
ditėve tė fundit i zhvilluar nė Laē orjentohej tek problematika dhe
metodat e projektimit tė planit rregullues tė qyteteve tona me tė
tematikat e pėrbashkėta dhe ato tė veēanta, ku trajnuesit ishin
urbanistėt dhe juristėt nga mė tė mirė tė bashkisė sė Madridit dhe
asaj tė Getafes. Nė ditėn e parė u trajtuen problematika juridike
si: kontraktimi publik, kontraktimi administrativ, mbajtja e
impaktit mjedisor, enti publik si autoritet kontraktues dhe tagri i
tij juridik, tipologjia e ndėrtesės, operatori ekonomik i
kontraktuar, qė akrediton mundėsinė ekonomike, fizike, kapacitetet
teknike dhe teknologjike, sigurimi i ofertės , garantimi i saj etj.
Nė ditėn e dytė u
zhvillua tema mbi planifikimin e territorit, zhvillimini dhe
pasuritė, ekuilibri social- i brezuar( sipas brezave ), qėmtimi i
ideve dhe strukturimi dhe klasifikimi i tyre.
Ngritja e njė sėrė
komisionesh pune pėr definimin e variantit mė tė pėrshtatshėm, mė me
perspektivė, ndarja nė zona tregtare, zona rezidenciale (me
ndėrtime shumkatėshe), zona industriale, zona e ndertesave private
(tip vile ), zona gjelbėrt etj, harmonizimi arkitekturor dhe
funksional i elementėve pėrbėrės, mundėsitė e mbėshtetjes
buxhetore, gjetja e donatorėve, disiplinimi i ndėrtimive,
rikonstruksioni i banesave te vjetra, duke ruajtur traditėn dhe
arkiteturėn ekzistuese etj.Shfrytzimi dhe disiplinimi i lumenjėve
Fan i vogėl, Fan i madh, Zmesė, apo tė perrenjve tė Kulmes dhe
Jakajve, duke krijuar mjedise ujore pėrmirsuese tė klimatit tė
qytetit, pėrbėn njė avantazh dhe fat pėr ēdo qytet. Elaborimi i
planit urbanistik, menagjimi i kėtij plani dhe zbatimi i tij
mbėshtetet mbi buxhetin e bashkisė, subvensionimin si dhe donatorėt
e investuesit privat.
Nė kėto trajnime u
vijua edhe me proēedurimin teknik, duke punuar mbi planet
rregulluese ekzistuese si dhe trajtuar edhe mundsimin me shėrbime
bazė si furnizimin me ujė, me rryme elektrike, sisemin e kanaleve tė
ujrave tė zeza dhe tė bardha, kontaminimin e terrenit, fushat e
grumbullimit dhe pėrpunimi i plotė, i klasifikuar dhe i riciklueshėm
i mbetjeve urbane,impiantet e pėrpunimit tė ujrave tė zeza,
ndėrtimimi i vendeve ēlodhėse, argėtuese, kėndeve sportive, kėndeve
tė lojrave pėr fėmijėt, tė rrugėve dhe rendit tė tyre, raportet
harmonike midis pjesėve pėrbėrėse tė secilit nga kėto hallka tė tė
tėrės.
Grupi i
specialistėve spanjoll zhvilloi edhe njė rikonjucion nė terren nė tė
tri bashkitė, duke u prezentuar nga specialistėt vendas me terrenin,
idetė dhe variantet e ndryeshme tė mundshme pėr tė implementimin tė
tij nė terren. Projekti do tė fillojė aplikimin nė vjeshtė dhe
ėshtė premtuar njė donacion i mjaftueshėn per realizimin e
kėtyre projekteve nė : bashkinė Laē, Rubik dhe Rreshen.
|