|
Nis
pėrgatitja pėr ekipin e futbollit “Minatori”
Speciale e pėrgatitur nga Gj. Marku
Pas njė
heshtje 4 vjeēare ka nisur sėrish puna pėr ringritjen e ekipit tė
futbollit “Minatori”.
Ėshtė
njė nxitje e brendshme e njė prej ish-futbollistėve tė kėtij ekipi
kur ishte nė ditėt e mira tė tij, quhet Agron Gjoka.
Nė njė
intervistė pėr faqen e internetit ai ka thėnė se nuk mund tė isha
neglizhent ndaj faktit qė Mirdita nuk kishte njė ekip tė tijin
futbolli kur tradita jonė ka qenė mjaft e pasur. Ai thotė se kam
marrė miratimin e kryebashkiakut tė Rrėshenit Gjon Dedaj pėr ta
ringritur nga hiēi ekipin duke mbledhur elementė tė kėtij sporti tė
dashur, pikėrisht nė dy qytetet kryesore, nė Rrėshen e Rubik, por
dhe disa fshatra afėr.
Kėshtu ka
nisur njė seleksion i njohjeve nga ndeshjet nė fushat kalceto ku
dallon dhe sportiviteti i elementėve teknikė, fizikė dhe me shpirt
gare. Nė kėtė pėrzgjedhje ėshtė ndihmuar nga Dritan Pepkola,
pasionant i kėsaj loje masive. Ftesės sė tyre pėr t’u organizuar nė
njė ekip i janė pėrgjigjur disa tė rinj, qė kanė preferuar tė
shkėputėn nga jeta pa anga zhim
dhe ndenjet e gjata nėpėr klube e bordure. Pasi kanė bėrė njė si
lloj “rikonicioni” tė elementit futbollistik, i janė drejtuar njė
projekti model nga ministria pėrkatėse, tė cilin e kanė paraqitur nė
departamentin e arsimit, kulturtės dhe sporteve nė bashkinė e
Rrėshenit.
Ndėrkohė
qė kanė sensibilizuar dhe median lokale ndėrsa po pėrgatisin njė
thirrje ndihme pėr bisnesin dhe donatorė tė ndryshėm. Edhe pėrmes
kėsaj faqe interneti ata kėrkojnė ndihmė nga bisnesi dhe ata qė janė
tė lidhur shpirtėrisht me futbollin, nė Mirditė apo jashtė saj e
deri tek emigrantėt tanė jashtė shtetit, ata tė lidhur me kėtė lojė
magjike tė miliona njerėzve nė botė. Madje ata shkojnė mė tej kur
thonė se kanė nė projekt tė binjakėzohen me klube tė supėrligės nė
vend, duke i mbajtur sytė sidomos nga Vllaznia e Shkodrės.
Pėrgatitja
e klubit ka filluar por nė kushte shumė tė vėshtira, pa asnjė bazė
materiale, veshje komplete, topa etj, vetėm disa tė blerė nga vetė
trajneri Gjoka, ndėrkohė qė kisha i ka ndihmuar me ambientin sportiv
pėr stėrvitje. Do tė ishte normale qoftė nga bisnesi apo faktorė tė
tjerė tė ndihmohen pėr njė proces normal stėrvitje, pėr bazė
materiale. Vetėm kėto ditė qė kanė filluar stėrvitje, janė rreth 100
tė rinj qė shkojnė dhe i ndjekin ata, po nė ndeshjet e federuara
nesėr pasnesėr?!
Le t’i
ndihmojmė ata!
(kontakti
me tranerin
Agron
Gjoka cel: 0682389633)
Cilėt
janė futbollistėt e mbledhur:
1. Daniel Kola:
Ka luajtur
nė ekipet e moshave qė 10-18 vjec, ėshtė 21 vjeē, jeton tek lagjia e
Ndėrtimit, i papunė. Futbollist i talentuar, me vizion dhe teknik.
2. Anduel Marku:
Ka luajtur
me ekipin e moshave nė Rubik. Ka teknikė tė pasur, luan fort me
topin, ka mbaruar shkollėn e mjeshtrisė sportive. Mosha 21 vjecare,
jeton nė Rubik, i papunė.
3. Gentian Gjeta:
Lojtar i
shkėlqyeshėm nė mbrotjtje, me grintė dhe personalitet, i stėrvitur
dhe jashtė rrethit. Jeton nė Trazh, 22 vjec, i papunė.
4. Ylli Gega:
Ka luajtur
nė ekipet e moshave dhe i aktivizuar nė ekipin e Rubikut. Mbrojtjės
me pėrvojė dhe autoritet, vazhdon vitin e katėrt nė Rubik, 21 vjec.
5. Paulin Marku:
I stėrvitur
dhe mė parė ku ėshtė aktivizuar nė ekip para katėr viteve, mbrotjės
i fortė dhe i pafjalė, jeton nė Cekaj, 22 vjec.
6. Edmond Gjini:
I stėrvitur
dhe mė parė, ka grintė dhe personalitet si lojtarė, vazhdon
juridikun nė Shkodėr, mosha 24 vjec, jeton nė Jezull.
7. Gjergj Pepa:
I
aktivizuar me ekipin e Rubikut, mbrojtės me tipare sulmuese dhe
vizionar nė lojė, 21 vjeē, jeton nė Rubik, i papunė.
8. Ildo Pėrloshi:
I
aktivizuar dhe mė parė nė ekipet e moshave nė Rrėshen. Lojtar i
fortė qė gjuan fuqishėm, 20 vjec, jeton nė Ndėrfushaz, i papunė.
9. Artur Marku:
Ka luajtur
mė parė me Minatorin, spikat nė lojėn me topin, qetėsia nė veprime.
Mosha 24 vjec, i papunė, jeton nė Cekaj.
10. Gentian Gjonaj:
I
aktivizuar me ekipin e Minatorit me paratėrinjtė, pėrshtatet me
skemat nė shumė pozicione, mosha 20 vjec, i papunė.
11. Land Gjoka:
Portier i
aktizuar me ekipin e Rubikut, me reflekse dhe shkėputje tė
admirueshme. 18 vjec, i papunė, jeton nė Rubik.
12. Erlis Jushi:
Aktivizohet
me paratėrinjtė, me shumė tė ardhme si futbollist, mesfushor, mund
tė bėhet “leader”, jeton nė Kodėr Rrėshen, 18 vjec.
13. Alfred Buna:
Luan nė
Runik me ekipin e atjeshėm, mbrojtės pozicional, jeton nė Rubik, 17
vjec, vijon gjimnazin.
14. Flord Buna:
Nė Rubik,
lojtar i domosdoshėm pėr ekipin.
15. Dorian Gjinaj:
Ka luajtur
me ekipet e moshave, stėrvitet pėr portier, 19 vjec, jeton nė
Rrėshen, Iipapunė.
16. Ervin Jushi:
Ėshtė
stėrvitur me ekipin e moshave, i qetė, i saktė, luan mirė me topin.
22 vjec, jeton nė Kodėr Rrėshen, i papunė.
17. Eltuen Pėrdoda:
Ka luajtur
dhe mė parė, jeton nė Rubik, 22 vjec.
18. Jan Bliu
Luan nė
sulm, jeton nė Prosek, i papunė, 21 vjec.
19. Klajdi Meta:
Ka luajtur,
lojtar teknik, jeton nė Rrėshen, 20 vjec, i papunė.
20. Besian Pepkola:
Vazhdon
shkollėn e mjeshtėrisė sportive, 20 vjec, jeton nė Rubik.
21. Edi Marku
Vazhdon
juridikun, ka luajtur dhe mė parė, jeton nė Rrėshen.
Ja dhe
projekti i bėrė pėr ringritjen e ekipit “Minatori” si dhe dy
referenca pėr trajnerin Agron Gjoka:
TITULLI I
PROJEKTIT:
Ngritja e ekipit te futbollit
“MINATORI”
per te rritur
FUSHA E
PROJEKTIT:
Sport (futboll)
QELLIMI I
PROJEKTIT:
Organizimi i ekipit te futbollit “Minatori” per te rritur me
pjesemarrjen e elementeve me cilesor ne kete sport te seleksionuar
gjate nje priudhe pergatitore nga nje staf I specializuar;te njohur
ne fushen e futbollit prej vitesh, nje pjese e te cilit do te jene
edhe ne stafin teknik te pergatitjes se ekipit te
futbollit.
Per mes ketij projekti synohet gjithashtu sjellja e ketij sporti
shume popullor ne nivelet me te mira te mundshme duke krijuar
mundesine qe futbolli edhe ne komunitetin tone tu sjelle qytetareve
te Rrreshenit imazhet me te bukura qe
ky sport ka dhuruar nder vite’kur skuadra e para viteve 90 radhitej
nder ekipet pretendente per kategorine e dyte.Ky sport I ka fillimet
e veta ne Mirdite ne vitet 50
Ne fazen e pare te projektit synohet pergatitja e ekipit, hedhja ne
fushe per stervitje per te qene i gatshem ne perballimin e ngarkeses
qe krijon aktivizimi ne evenimentet lokale dhe kombetare.
Te behet i mundur qe brenda nje kohe optimale per mes kontakteve me
drejtuesit me te larte te federates se futbollit(FSHF), federimi i
ekipit ,pjesemarrja e tij ne kategorine e dyte, realizimit te te
gjithe treguesve dhe parametrave standart qe jane te percaktuara
per futbollin si dhe infrastrukturen e nevojshme qe ti pergjigjet me
se miri realizimit te kalendarit te ndeshjeve te futbollit per kete
kategori.
VENDI KU
ZHVILLOHET PROJEKTI:
Projekti do te realizohet ne qytetin e Rreshenit dhe konkretisht ne
fushen e futbollit dhe ambiente te tjera sportive qe gjenden ne kete
qytet permes kontratave qe do te synohet te lidhen me institucionet
qe i disponojne ato.
KOHA E
REALIZIMIT TE PROJEKTIT:
Per realizimit e ketij projekti do te duhet nje priudhe prej nje
viti’,kohe kjo e mjaftueshme per te bere realitet qellimin dhe
synimet qe ka projekti.
Ne kete kohe perfshihet perzgjedhja e lojtarve sipas
reparteve,testimi I tyre me te gjithe treguesit e tyre fizik,teknik
dhe taktiko-psikologjik.
PERSHKRIMI
I PROJEKTIT:
Projekti ne fillimet e tij nis me perzgjedhjen e seleksionimin e
individeve qe plotesojne kriteret dhe kane talentin e parametrat e
nevojshem per tu bere pjese e ekipit.
Per te realizuar kete eshte ngritur nje staf me specialistet me te
mire te fushes se futbollit te njohur ne qytetin tone. Ata kane bere
nje pune rreth nje mujore.Jane orientuar tek ata individ qe nder
vite kane luajtur futboll me ekipet e moshave.
Ne hartimin e nje programi stervitje me eksperiencat me bashkkohore
te futbollit te sotem duke angazhuar specialiste te fushes te cilet
do te jene edhe anetaret e keshillit sportiv.
Ne hartimin e nje kalendari stervitje ku te percaktohen qarte e te
ndara ne dite dhe kohe pergatitja fizike,taktike,teknike dhe ajo
psikologjike.
Do te hartohet nje kalendar ndeshjesh pergatitore ku synohet te
vezhgohen te gjithe futbollistet ne repartet per te cilat jane
percaktuar nga trajneri, treguesit ne rriitje te tyre gjate seancave
stervitore,evidentimi i problemeve per ēdo lojtar ne lidhje me rolin
qe ka ne ekip.
Ne zhvillimin e stervitjes me lojtaret do te mbetet prioritet
alternimi i lojtarve neper pozicione e reparte te ndryeshme ne fushe
per te percaktuar sa me sakte se ne cilin repart futbollistet japin
me te miren dhe kontribojne me shume ne arritjen e objektivave te
ekipit, pavaresisht nga deshira qe ata ne fillim kane shfaqur.
Ditet per stervitje do te jene e marte,e merkure,e enjte dhe e
premte.Dita e hene do te jete dite analize per stervitjet e dhe
ndeshjet e zhvilluara gjate javes.
Dita e enjte do te jete e programuar pe ndeshje kontrolli si brenda
ekipit apo edhe me ekipe te tjera ne nivel lokal .
Orari i stervitjes do te jete nga ora 15 deri ne 16
30. Koha 90 minuta.
Programi dhe kalendari i stervitjes i behen me dije
gjithe stafit dhe ekipit
Per ēdo séance stervitje do te kete nje program te
detajuar nga tranieri dhe ndihmesit e tij.Nje dite perpara u behet i
njohur futbollisteve.
MENYRA E
ORGANIZIMIT:
Stafi qe do te pergatis e realizoji projektin do te jene
1-Traineri
2-Nd/traineri
3-Nje specialist futbolli
4-Nje specialist i rregullores se futbollit
5-Nje specialist per perzgjedhjen e elementeve te rinj.
6-Mjeku
Do te hartohet nje rregullore per funksionimin e ekipit
dhe te stervitjes e cila u behet e njohur te gjitheve dhe e
detyrueshme per zbatim.
Ne rregullore do te jene te percaktuara qarte detyrat per te gjithe.
Me te gjithe futbollistet dhe stafin nenshkruhet njer
kontrate ku jane te percaktuara qarte te gjitha detyrimet qe
rrjedhin per sejcilin per realizimin e projektit
REALIZIMI
I PROJEKTIT KERKON:
1-Baza materiale
2-Mjet rrugetimi
3-Krijimi i nje salle force
4-Krijimi i kushteve normale per futbollistet ne godinen prane
fushes se futbollit
5-Rrethimi i fushes se futbollit.
6-Krijimi i mundesiuve per t’u stervitur ne ambientet
sportive te institucioneve te tjera.
7-Futbollisteve te ekipit tu krijohet mundesia ne
perputhje me arsimin dhe aftesite qe kane per tu punesuar ne sektore
shteteror apo edhe ne kordinim me subjektet private.
ZERAT E
SHPENZIMEVE:
1-Paga e trainerit
2-Nje kontrate minimale per page 10000 leke per ēdo
futbollist ne muaji
3-Shpenzimet per levizjet jashte rrethit sipas nje
kalendari te bere publik.
4-Komplete sportive per ēdo futbollist per stervitje
5-Komplete sportive per ēdo futbollist per ndeshje
zyrtare.
6-Baze materiale per zhvillimin e nje stervitje
bashkekohore.
BAZA MATERIALE E DETAJUAR
1- 25 Ēanta sportive
2- 25 komplete sportive per futbollistet dhe
stafin
3- 25 xhupa sportive me stampen perkatese te
miratuar
4- 25 pale kepuce me taka per stervitje
5- 25 komplete sportive (mbathje dhe bluza) per
stervitje
6- 25 komplete sportive per ndeshje zyrtare
7- 25 jelek sportive
8- 20 kupola per stervitje
9- 10 pengesa per stervitje
10- 22 topa per stervitje dhe pese te cilesise se
larte per ndeshje zyrtare
11- 22 pale kepuce te cilesise se larte me tako
hekuri per ndeshje zyrtare
12- 22 parakalco
13- 22 geta te bardha
14- 22 mbathje te bardhe
15- 22 bluza ngjyre blu me stemen e futbollit
REFERENCE
Per Zotin Agron Gjoka
Agron Gjoka eshte nje nga lojtaret qe kam stervitur ne karrierenj
time si trainer.I eshte nenshtruar aktivizimit me futbollin e
moshave i cili ne ato vite funksion onte per nje priudhe kater
vjeēare.Gjate kesaj kohe eshte karakterizuar nga pasioni dhe deshira
e madhe per futbollin,nga karakteri i forte,kembulja per te
realizuar detyrat gjate stervitjes dhe ne fushen e lojes. Eshte
shfaqur si nje lojtar me talent dhe tregues fizik e tekniko taktik
per tu admiruar.Pas nje priudhe katervjeēare me ekipet e moshave ne
rreshen stervitet per ca kohe edhe me ekipin e Laēit. Eshte serioz
dhe korrekt edhe ne jeten e perditshme pasi kontaktet me te edhe
pas ndarjes nga sporti nuk jane shkeputur asnjehere.
` Nisur nga sa prezantuam me siper mendoj se ka te gjitha
mundesite per te drejtuar nje ekip futbolli per te rritur duke
besuar se shume shpejt nen drejtim e tij do te kemi edhe ne Rreshen
nje ekip futbolli konkurues.
iSH TRAINER
NDUE RUĒI
REFERENCE
Per Zotin Agron Gjoka
Njohja ime Agron Gjoken eshte prej vitesh qysh kur luante futboll
me ekipin e Minatorit. Per kohen qe u aktivizua ne futbooll tregoj
se ishte i perkushtuar,me talent,serioz,fjale pak dhe mjaft punetor,
E karakterizonte korrektesia. Ishte fjalepak dhe stervitej me
intensitet te plote. Kerkonte ndaj vetes per te realizuar me te
miren jo vetem ne stervitje por edhe ne ndeshjet zyrtare te
zhvilluara.
Ka treguar se ishte lojtar qe kishte talent por edhe demostronte
vizion ne fushen e lojes e repartin ku luante.Ishte njeri me
karakter te forte e per tu admiruar.
Nisma e tij per te ngritur ekipin e futbollit me gezon dhe ne
njejten kohe shpreh besimin se Agron Gjoka do t’ia dale mbane qe
edhe ky sport shume popullor te funksionoje edhe ne Mirdite.Besoj ne
aftesite e tij profesionale dhe mbi te gjitha cilesite e tij
njerezore se projekti i tij do te gjej zbatim dhe mbeshtetjen e
publikut dhe te institucioneve te pushtetit local.
Do te kete mbeshtetjen time pa rezerva ne funksion te realizimit te
ketij sporti.
Gjygjtar futbolli
Gjovalin Kola
|