|
|
 |
Sporti
mirditor tė dalė nga plogėshtia.
-Takim
publik-
Nė mjediset e
kinemasė sė qytetit, e hapur rishtas pas 7 vite heshtjeje, takimi i
parė nė formė auditoriumi, i ėshtė rezervuar sportit. Ka qenė
departamenti i kulturės, rinisė dhe sporteve nė bashkinė e
Rrėshenit, qė ka ftuar dashamirės dhe kontribues tė sportit, pėr tė
kėrkuar mbėshtetjen si pėr ringritjen e ekipit tė fubollit
“Minatori” dhe qėndrueshmėrinė e ekipit tė volejbollit pėr femra, tė
rritura dhe ekipet zinxhir.
Platformėn e kėtij
aktiviteti qė nis dhe vitin kalendarik sportive, e ka shpallur shefi
i kėtij departamenti nė bashkinė Rrėshen, Alfred Shtinja, i cili ka
theksuar dhe strategjinė qė do tė ndiqet nė zhvillimin e kėtij
sektori, duke qenė i hapur nė kėrkesat ndaj bisnesit dhe faktorėve
tė tjerė pėr ta mbėshtetur sportin. Ai i ka mėshuar faktit se para
publikut dhe bisnesit ėshtė paraqitur dhe njė nisėm e njė grupi
nismėtar pėr ringritjen e ekipit tė futbollit, tė rritur, e
kryesisht rreth kėsaj cėshtje dhe ėshtė folur e debatuar.
Mė pas sekretari i
klubit sportiv Mark Kola ka bėrė prezent eksperiencat qė ka ky klub,
ekipet qė funksionojnė, nevojėn pėr tė mbėshtetur volejbollin
sidomos dhe ekipet zingjir duke paraqitur problemet e theksuara
financiare dhe pamundėsinė pėr tė patur dhe ekip futbolli tė rritur.
Ndėrsa Agron Gjoka,
si nismėtar i ringritjes sė ekipit tė futbollit, ka theksuar se
gjithēka deri mė tash e kam bėrė me vullnetin tim dhe tė djemve tė
afruar pa asnjė lloj ndihme, ndėrsa kam dėrguar njė projekt nė
bashki pėr ringritjen e ekipit tė Minatorit nė futboll pėr tė
rritur, duke theksuar se dėshtimi nė kėtė rast nuk do tė ishte
personal, por i tėrė atyre qė kanė mundėsi tė ndihmojnė dhe
institucionalizojnė njė ekip tė tillė.
Pas kėtyre ekspozeve
ka patur diskutime tė lira nga ish-sportistė, trajnerė dhe aktorė tė
tjerė qė e kanė pasion sportin. Mes tyre kanė folur e dhėnė idetė e
tyre nė fushėn e sportit, Ndue Gega, ish futbollist, Ndue Ruēi, ish
futbollist dhe trajner, Ndok Mrruku, shef i departamentit tė
shėrbimeve e tė tjerė.
Ndėrkohė qė debati
ndahej nė dy kampe, njė pjesė qė e kėrkojnė me ngulm ringritjen e
ekipit tė futbollit, dhe kampi tjetėr, kategorik pėr jo, duke u
mbėshtetur nė pamundėsinė pėr ta bėrė kėtė gjė, duke theksuar
sidomos mungesat financiare dhe drejtuesve tė kualifikuar. Sa i
pėrket kėsaj tė fundit, janė vėnė nė dukje mosimpenjimi i mėsuesve
tė edukimit fizik nė shkolla pėr tė pėrzgjedhur elementė dhe edukuar
breza sportistėsh.
Ra nė sy fjala e Ded
Dedaj e Bardhok Dedaj, drejtues vullnetarė tė ekipeve zingjirė,
thuajse privatė, tė 17 vjeēarėve e mė poshtė, tė cilėt kanė patur
rezultate pozitive nė ballafaqimet jashtė Mirditės.
Nga sa shihej nė
debatet dhe diskutimet, duket se sportin e ka mbuluar njė plogėshti
e pajustifikuar dhe se duhet njė ndėrhyrje radikale si nga
departamenti pėrkatės dhe bashkia, pėr ta kthyer nė eficencė duke
mirėpėrdorur ēdo burim tė ardhurash, donatimesh dhe harxhimesh, dhe
njėkohėsisht angazhimin nė funksione tė pėrbashkėta dhe tė njėsive
tė tjera vendore e kryesisht bashkisė sė Rubikut pėr tė ringritur e
mbajtur ekipe cilėsore qė u shėrbejnė qytetarėve dhe sidomos rinisė,
duke shmangur tendencat aspak tė kėndshme tė vėnies nė funksion tė
fushatave politike, duke abuzuar me ringritjen si ekipe tė tilla
politike!
Nė fund
kryebashkiaku Gjon Dedaj theksoj se nė filozofinė e tij drejtuese
sporti dhe kultura janė nė qendėr tė vėmendjes pėr t’i afruar
komunitetit argėtim dhe ēlodhje. Ndėrsa bashkia dhe taksapaguesit
paguajnė shuma tė konsiderueshme pėr tė mbajtur kėta sektorė, mes tė
cilėve dhe atė tė sportit, si pėr institucionet sportive dhe
punonjėsit jo tė paktė atje qė duhet tė justifikojnė aktivitetin me
llojshmėrinė e sporteve, por dhe cilėsinė sportive. |