REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Njė investim i MADA-s me bashkėfinacues Bashkinė Rrėshen, rrikthen pas 15 vitesh ujin vaditės pėr vreshtat e mirnjohura tė Bukmirės.

Njė stacion i ri pompimi i ndėrtuar nė bregun e lumit qė ndan mes per mes fshatin Shpėrdhazė tė Komunės  sė Kaēinarit, do ta kishte zili ē’do ujsjellės pėr ujė tė pishėm tė qyteteve. Nė fakt,  njė ujsjellės i tillė nė njė terren shumė tė thyer malor, ėshtė ndėrtuar pėr tė shuar pėrfundimisht etjen e vreshtave tė mirnjohura tė kultivimit tė rrushit nė  fshatin Bukmirė, fshat i cili ėshtė  nėn juridiksionin e Bashkisė  sė  Rrėshenit. Njė zgjidhje e tillė pėr kėtė fshat i cili ka njė traditė mjaft tė mirė nė kultivimin e rrushit tė varieteteve tė ndryshme dhe mjaft cilėsore, ka ardhur pas bashkėpunimit tė ngushtė mes Bashkisė Rrėshen dhe Agjensisė pėr Zhvillimin e zonave Malore (MADA).

Kordinatori i MADA-s pėr Mirditėn z. Gaspėr Topollaj tha se ėshtė bėrė lobim i konsiderueshėm me agjensinė e zhvillimit tė zonave malore, tė cilėt pasi kanė konstatuar seriozitetin tonė nuk kanė hezituar pėr tė firmosur bashkėpunimin me Bashkinė Rrėshen. Kjo falė mbėshtetjes sė kryetarit tė Bashkisė z. Gjon Dedaj i cili nuk ka hezituar tė shkėpusė nga fondi i bashkisė, njė shumė tė konsiderueshme pėr buxhetin, pėr ta bashkėngjitur fondit tė ofruar nga MADA, si njė detyrim qė bashkėfinancimi tė kishte sukses. Z. Topollaj tha se  MADA ka ofruar 70 % tė ivestimit, ndėrkohė qė qeveria shqiptare nė rolin e bashkėfinacuesit ka ivestuar nė masėn 20% tė investimit.

Ndėrkohė ėshtė fakt qė fshati Bukmirė ka njė meritė tė padiskutueshme gjatė viteve tė tranzicionit, pasi vreshtat e mirnjohura nuk i shkatėrroi, por pėrkundėr i ruajti dhe i shtoi mė tej. Tashmė pas pėrfundimit tė kėtij ujsjellėsi zgjidhet njėherė e mirė problem i vaditjes pėr tė gjithė vreshtat e Bukmirės, ndėrkohė prurjet e bollshme garantojnė dhe nxisin shtimin e sipėrfaqeve tė reja me vreshta, pasi klima e pėrshtatshme dhe tradita e banorėve tė kėtij fshati, garantojnė prodhime tė njė cilėsie tė lartė, si rrush tavoline, raki dhe verė nga kantina “Arbėri” e mirnjohur nė tė gjitha tavolinat dhe lokalet shqiptare.

Stacioni i pompimit.

Stacioni dhe i gjithė ivestimi ėshtė ndėrtuar nga firma “Kthella-shpk” me president z. Pjetėr Nikolli. Sipas drejtuesve tė MADA-s, firma “Kthella-shpk” me drejtues z. Nikolli ka realizuar brenda afatit tė gjithė parametrat e kėrkuara nė nė projekt. Brėnda godinės mjaft komode janė vendosur 3 pompa uji me kapacitet 135 kw/orė, me njė fuqi ngritje uji deri nė lartėsinė 260 metra, kuotė e cila ėshtė mė e lartė se sa ajo qė ėshtė e domosdoshme qė uji tė mbėrrijė nė fshatin Bukmirė. nė anėn e pasme tė stacionit ėshtė vendosur transformatori elektrik dhe paneli i kontrollit tė sistemit tė ndezjes dhe tė mbrojtjes  tė pompave, tė cilat janė tė reja, tė prodhimit italian sipas  standarteve tė fundit tė KE-sė.  Kapaciteti prurės i njė pompe ėshtė 35- 40 litra/sek. Janė vendosur rreth 1100 metra tub ēeliku, 3 sifone politileni me njė gjatėsi 1. 5 km dhe pjesa tjetėr e gjatėsisė nga pompat deri nė fshatin Bukmirė ėshtė bėrė me rreth 550 metra kanal i betonuar. Prametra tė tillė kanė garantuar sasi tė konsiderueshme uji pėr nė fshatin Bukmirė.

Ceremonia!

Pasi kalon fshatin Bukmirė, rruga shmanget nė tė djathtė tė saj, pėr tu futur nė njė shteg mjaft tė vėshtirė tė cilin mund ta pėrshkojnė vetėm makinat fuoristradė. Teksa makina zhvendoset nė drejtim tė pėrroit, z. Shkelzen Marku drejtor egzekutiv i MADA-s thotė se ėshtė nė filozofinė e MADA-s qė ivestimet tė bėhen nė vėnde sa mė tė vėshtira, dhe mė tė nevojshme pėr banorėt e zonave malore. Mė tej firma ndėrtuese “Kthella-shpk” ėshtė detyruar qė tė hapė njė rrugė tė re, pėr tė mudėsuar shkuarjen tek pompat. Aty situata ėshtė mjaft e kėndshme. Drejtuesit e MADA-s shprehen mjaft tė kėnaqur me cilėsin e punimeve tė realizuara nga firma “Kthella-shpk” me drejtues z. Pjetėr Nikolli. Tė gjitha janė tė surprizuar nga cilėsia e punimeve dhe nga njė ivestim i tilla kaq i madh, i realizuar nė Mirditė.

Gjon Dedaj kryetari i bashkisė sė Rrėshenit, gjatė vizitės aty falenderoi pėrfaqėsuesit e MADA-s pėr bashkėpunimin e ngushtė nė shumė vepra tė cilėt kulmojnė me ndėrtimin e sistemit vaditės pėr fshatin Bukmirė. Mė tej duke ju drejtuar banorėve ai u tha atyre qė tė marrin masat e duhura pėr ta ruajtur pasi njė ivestim i tillė  u shėrben vetėm atyre, nė tė kundėrt do tu kėrkonte instancave pėrkatėse qė ta shpallnim objekt tė rėndėsisė sė veqantė dhe cilido qė do tė guxonte tė bėnte dėmtimin mė tė vogėl dotė ndėshkohej. Gjon Dedaj tha se Bashkia ėshtė shtėrnguar pėr tė paguar njė shumė tė konsiderushme prej 4. 6 milion lekėsh nga fondet e veqanta, me qėllim qė bashkėpunimi tė bėhej sa mė efektiv, dhe se ky ka qėnė edhe kusht qė MADA tė investonte pjesėn tjetėr tė projektit. Ai falenderoi edhe Kėshillin e Bashkisė pėr miratimin e kėtij operacioni finaciar, i cili edhe  mund tė pėrdorohej pėr shėrbime komunitare nė qytet. Kjo vėrteton faktin se Bashkia ka njė vėmendje tė veqantė edhe ndaj fshatit.

Mė tej tė gjtha tė pranishmit kanė ndjekur live ndezjen e sistetimit, dhe uji i cili u ngjit menjėherė nė kuotėn mė tė lartė mbi fshatin Bukmirė. Drejtuesit e MADA-s dhe drejtori egzekutiv kanė komunikuar me banorėt tė cilėt u shprehėn se prej 15 vitesh nuk kishte funksionuar sistemi vaditės. Kjo do tė pėrmirėsojė dukshėm rendimentin nė kėtė zonė, ndėrkohė qė do tė shėrbejė si njė nxitje e madhe pėr ngritjen e vreshtave tė reja nė tė ardhmen.

Aleksandėr Ndoja

24. 06. 2010