REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

Foto realizuar nga Ndue Mrruku

STOP AIDS, edhe nė Mirditė.

 Tashmė sėmundja e rėndė dhe vdekje prurėse e AIDS, ėshtė njė fenomen shqiptar. Kjo u pohua njė ditė mė patė nga njėri prej titullarėve tė lartė tė shėndetit publik shqiptar, dhe shembujt e shumtė e provojnė kėtė. Por edhe lufta e pa mėshirshme kundėr saj, pėrveēse fenomen shqiptar, gjithjė e mė shumė po bėhet edhe fenomen mirditor. Kjo u pa qartė ditėn e martė mė 2 dhjetor nė qytetin e Rrėshenit. Finalizimi i kėsaj pėrpjekje u bė pikėrisht nė kėtė ditė, pasi shkollat dhe institucionet kanė qėnė pushim mė 1 dhjetor kur nė tė gjithė botėn bėhėn demonstrime nga mė tė fuqishme kundėr kėsaj murtaje qė po dėmton rėndė tė gjithė njerėzimin.  Nė fakt aksioni pėr realizimin e njė dite tė tillė, me promocion tė fortė kundėr kėsaj sėmundje, ka mė shumė se 15 ditė qė ka nisur. Nusha Nikolli, infermiere pranė Shkollės sė Mesme tė Rrėshenit, thotė se nė bashkėpunim me vullnetaren e Korpusit tė Paqes, Sarah Christensen, Drejtorinė e Shkollės, si edhe Drejtorinė e Shėrbimit Shėndetėsor, ėshtė bėrė njė punė e madhe pėr ndėrgjegjėsimin e tė gjithė qytetarėve, pėr rrezikun nga kjo sėmundje, dhe pėr masat mbrojtėse dhe parandaluese. Nikolli thotė se tashmė rreziku ėshtė i kundondodhur, por nėse zbatohen disa rregulla tė rėndėsishme dhe mjaft tė thjeshta, kjo sėmundje merr goditje pėrfundimtare. Sipas statistikave, nė botė ka mė shumė se 38 milionė njerėz tė prekur nga Sida, ndėrkohė qė nė Shqipėri ky numėr ėshtė mjaft i ulėt. Kjo nuk do tė thotė qė kambanat e alarmit tė mos bien pėr kėdo qė do tė dėgjojė.

 Disa tė dhėna pėr nivelin shqiptar tė kėsaj sėmundje.

 Numri i personave tė prekur nga virusi vdekjeprurės HIV/AIDS, tė identifikuar nė Shqipėri prej vitit 1993 kur filloi tė shfaqej kjo sėmundje, ka arritur nė 130, 30 prej tyre kanė vdekur dhe shumė tė tjerė jetojnė me kėtė virus. Pesė prej tyre janė fėmijė tė moshės nėn 15 vjeē. Vetėm pėr vitin 2003 janė rregjistruar 42 raste me AIDS. Aktualisht Shqipėria shėnon tendeca nė rritje tė rasteve tėprekura me kėtė virus, qė paraqiten shqetėsuese. Nė vitin 2000 u diagnostikuan 10 raste tė reja; gjatė vitit 2001, 20 raste tė tilla; nė vitin 2002 u diagnostikuan 26 raste dhe gjatė vitit 2003, 42 raste me kėtė sėmundje, ku numri i femrave dhe meshkujve tė prekur nga kjo sėmundje ėshtė i njėjtė. Nė rast se do tė luftohet pėr parandalimin e pėrhapjes sė kėtij virusi Shqipėria do tė vazhdojė tė mbetet njė vend me rritje tė ulėt tė infeksionit dhe parashikimet pėr vitin 2010 tė jenė jo mė shumė se 1 500 raste tė diagnostikua dhe tė raportuar. Nga statistikat e deritanishme, vėrehet se 82 pėrqind e tė sėmurėve janė tė papunė, ndėr ta edhe pėrdorues droge. Fenomeni i emigracionit ka ndikuar gjithashtu nė shtimin e numrit tė tė sėmurėve, pasi njė e shtata e popullatės kanė emigruar dhe janė pėrballur me fenomene tė panjohura mė parė. Nga tė dhėnat del se 65,7 pėrqind e tė sėmurėve kanė qenė jashtė shtetit. Lėvizjet e ērregullta demografike kanė krijuar kushte pėr pėrhapjen dhe mungesėn e kontrollit ndaj bartėsit dhe pėrhapėsit e sėmundjes. Ndėrkohė qė tre vitet e fundit ka pasur raste ku dhurues gjaku kanė rezultuar tė infektuar, duke e transmetuar atė te pacientė tė tjerė. Specialistėt mendojnė se numri i personave tė infektuar qė ende nuk janė diagnostikuar mund tė luhatet nga 400 deri nė 700.

 Njė ditė kundėr AIDS nė Rrėshen.

 Ndue Mrruku ėshtė edukatori i zyrės sė Promocionit PRO-Shėndetit nė Mirditė. Ai thotė se dita e sotme ėshtė njė produkt i njė pune tė studiuar dhe permanente tė kėsaj zyre. Pikėrisht me njė program tė detajuar nga kjo zyrė, u bė i mundur qė tė gjitha shkollat por edhe vetė qyteti tė pėrjetonte njė ditė ndryshe. Nė bashkėpunim me Drejtorinė e Shėndetit Publik, Drejtorinė Arsimore dhe Drejtoritė e tė pesė shkollave tė mesme tė Mirditės, u promovua njė fushatė e fuqishme kundėr kėsaj sėmundje qė po alarmon tė gjithė botėn. Sipas Ndue Mrrukut, pėr tė pėrballuar mė sė miri kėtė fushatė sensibizuese, u ngritėn tre grupe pune  me mėsues tė psikologjisė dhe biologjisė. Nė tė gjitha shkollat janė organizuar biseda sensiblizuese, mėsim tregues pėr pėrdorimin e mjeteve mbrojtėse nga sida, si edhe biseda tė lira pėr rrezikun qė vjen nga kjo sėmundje, mbrojtjen nga tė prekurit prej saj etj. Gjatė gjithė kėsaj fushatė ra nė sy angazhimi i drejtorit Aleksandėr Dodaj dhe pjestarėve tė grupeve si Flora Doda, Atlant Picaku etj.

 Promocioni

 Ka nisur nė Shkollėn 9-vjeēare nr 2 nė Rrėshen ku ėshtė drejtore Vitore Brozi. Nxėnėsit e kėsaj shkolle, qė nė orėt e mėngjesit, tė veshur me bluza tė bardha mbi tė cilat ishin stampuar thirrje kundėr AIDS, dhe me fjongon ngjyrė gjaku nė gjoks, kanė filluar marrshimin e tyre promocioanal nėpėr rrugėt e qytetit. Me parulla tė shkruara enkas pėr kėtė ditė, si “Stop Aids”, “Dua tė Jetoj” “Eja tė luftojmė Aids”, “Sida vret” etj, kanė  vizituar tė gjitha institucionet, lokalet, tregun e qytetit, ku edhe kanė shpėrndarė formularėt e pėrgatitur pėr kėtė rast. Nnxėnėsit dhe aktivistėt e tjerė janė drejtuar gjatė gjithė kėtij aksioni nga edukatori i zyrės sė promocionit Pro-Shėndetit nė Mirditė z. Ndue Mrruku, vullnetarja e Korpusit tė Paqes Sarah Christensen,  infermieret Nusha Nikolli dhe Flora Doda. Njė ndalesė ka qėnė e edhe nė zyrėn e kryetarit tė bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj i cili i ka falenderuar pėr aksionin e realizuar nga ky grup, dhe i ka mbėshtetuar ato nė kėtė luftė. Karvani i sensibilizuesve janė ndaluar edhe nė Spitalin e Rrėshenit, ku tė rinjtė kanė bėrė apel pėr njė kujdes mė tė madh pėr parandalimin e AIDS. Mė pas janė grupuar nė sheshin “Abat Doēi” ku nxėnsit pasi kanė krijuar njė fiongo tė kuqe, kanė kėnduar kėngė pėr jetėn. Grupi promocional kundėr AIDS ka vijuar rrugėn gjatė rrugės “Atė Gjergj Fishta” duke shpėrndarė thirrjet e tyre kundėr AIDS nė ēdo lokal, kalimtarėve nė rrugė, apo edhe nė mjete. Nė fund nxėnėsit e kėsaj shkolle kanė dhėnė njė koncert festiv nė oborrin e shkollės. Nė kėtė koncert vetė nxėnėsit pėrmes njė pjese tė shkurtėr teatrale denoncuan ashpėr fenomenet negative qė stimulojnė sėmundjen e shekullit.

Nė fund tė pranishmit kanė ndjekur njė ekspozitė nė pikturė ku nxėnėsit kanė derdhur fantazinė e tyre pėr rrezikun qė sjell AIDS. Drejtoresha e kėsaj shkolle znj. Vitore Brozi thotė se nxėnėsit janė shumė tė interesuar pėr aktivitete tė tilla tė larmishme me tė cilat edukohet popullsia. Megjithatė, pėrpos pėrpjekjeve tona, kėrkohet edhe mbėshtetje pėr realizimin e aktiviteteve tė tilla mjaft tė rėndėsishme pėr sensibilizimin e qytetarėve. 

 Luftė kundėr AIDS edhe nė Shkollėn e Mesme.

 Angazhimi pėr luftėn kundėr AIDS ka qėnė prezent edhe nė Shkollėn e Mesme tė Rrėshenit. Nxėnėsi i kėsaj shkolle Ardit Toma thotė se gjatė gjithė ditės u organizua nje fushate sensibilizuese me rastin e dites boterore kunder virusit HIV, me ndihmen e vullnetares sė Korpusit tė Paqes Sarah Christensen, dhe  me mbeshtetjen e qendres se shendetit publik te Rreshenit, me drejtues z. Aleksander Doda dhe nepuneset e shendetit publik Nusha Nikolli, Flora Doda, Vitore Shurbi dhe Ela Reci, tė cilėt bėnė njė punė  prej tre javesh, pėr organizimin e kėsaj fushate sensibilizuese kundėr semundjes sė SIDA-es. Njė fushatė e tillė pati edhe kontributin e tė shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle disa prej tė cilėve janė, Mirela Doda, Ledjon Kola, Antigona Biba, Donald Nikolli, Klodjan Lleshi, Klaudina Gjergji. Sėbashku me drejtorin e shkolles z. Nik Nikolli, dhe mėsuesve tė tjerė u bė e mundur  nje takim me nxenesit e shkolles, dhe me shumė qytetarė tė Rrėshenit, ku u bisedua pėr sėmundjen e AIDS/SIDA, pėr mėnyrėn e infektimit nga kjo sėmundje, masat mbrojtėse, mėnyrėn se si duhet te trajtohen ne shoqeri pėrsonat e infektuar me kete semundje etj.

 

Pėrgatitėn:

Flavia Kola, Fjoralba Kola, Elona Prendi

Nxėnėse nė shkollėn nr 2 Rrėshen