|
Suvatimi i pallateve nė hyrje tė qytetit,
kursen energjinė pėr banorėt, por edhe ofron
pamje nė bashkohore nė qytet.
Nė se kohė mė parė hyrja e qytetit Rrėshen
ofronte pamje aspak tė kėndshme, situata
tashmė ka pėsuar njė ndryshim gjithnjė e mė
shumė cilėsor. Ende ėshtė nė kujtesė rruga
hyrėse gjithė gropa dhe kanale, por edhe
anėt e rrugėve me ferra dhe njė tabele
mirseardhje nė kėtė qytet, e ndryshkuar dhe
aspak miqėsore. Ndėrkohė qė pa pritur mė
shumė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve
qė e ka nė juridiksionin e saj kėtė segment,
Bashkia Rrėshen me fondet e buxhetit tė saj
arriti tė shtrojė totalisht rrugėn hyrėse nė
qytet, por edhe vetė bisnezi privat ka
ndėrhyrė me njė ndėrtim shumė katėsh,
ndėrtim i cili jo vetėm ka ndryshuar
panoramėn vizive nė portėn hyrėse tė
qytetit, por dhe vetė infrastruktura pėr
rreth ndėrtesės po njeh njė dimension tė ri
zhvillimor, duke e shtrirė qytetin nė
ekstreme aty ku dikur gjėndeshin grumbuj
zhavorri nėn pushtetin e shkurreve dhe
ujrave tė pėrrojit qė kalon pėrbri.
Nė
kėtė logjikė sėrish Bashkia Rrėshen ka
ndėrhyrė me njė fond tė limituar por vijues,
pėr suvatimin e disa prej pallateve pasues
nė hyrjen e qytetit. Tė parėt qė i janė
nėnshtruar kėsaj ndėrhyrje ėshtė pallati
pesė katėsh pranė siptalit, dhe pallati
tjetėr vijues pėrballė Muzeut Historik tė
Mirditės. Po ashtu njė ndėrhyrje e tillė
ėshtė bėrė pėr plotėsimin e suvatimit tė njė
pallati tjetėr hyrės tė qytetit, nė krahun e
djathtė tė xhadesė, pas shkollės sė mesme tė
qytetit. Ndėrhyrja ėshtė plotėsuese sepse
vetė banorėt e kėtij pallati kohė mė parė,
me kontributin e tyre financiar kanė
suvatuar njė pjesė tė konsiderueshme tė
fazadės nė tė gjitha anėt.
E gjithė ndėrhyrja ėshtė realizuar me njė
fond prej 156 9391 lekė tė reja nga buxheti
i
bashkisė,
dhe e tenderuar pranė APP-sė. Pas disa
procedurave tė detyrueshme ligjore, tenderi
ėshtė fituar nga firma J.T.J-2T me drejtues
ligjor z. Juljan Ymeri me qendėr nė Tiranė.
Pėr afro dy muaj njė brigadė ndėrtim i ka
marrė nė dorė cdo centimetėr tė mureve tė
saj tė jashtme, nga kati i parė nė tė
pestin, pasi janė realizuar shtresat
pėrkatėse si ajo e varfėr dhe finoja, ėshtė
ndėrhyrė nė lyerjen dhe dizenjimin e tyre.
Ngjyrat kanė shkuar nė sinkron arkitektural
me ndertimet ekstreme te ketij segmenti
banues. Banore tė shumtė tė kėtyre pallateve
jane shprehur shumė tė kėnaqur me kete fakt,
jo vetėm se qyteti ka nisur tė marrė njė
performancė mė pozitive, por edhe pėr faktin
se suvatimet kanė ndikuar nė mbushjen mes
hapėsirave tė tullave tė kuqe, por
njėkohėsisht ka ndikuar nė kursimin e
energjisė pėr ngrohjen e brendshme tė
ambienteve tė banesave tė tyre.
Qeshor 2011
|