REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Takim pėr rrugėn lidhėse tė autostradės me Rrėshenin dhe mė tej.

-Takim i kryetarit tė bashkisė Gjon Dedaj me drejtorin e FSHZH-sė- z. Benet Beci.

Nė njė takim me Drejtorin e Fondit Shqiptar tė Zhvillimit z.Benet Beci (dt 10 shkurt 2010), kryetari i bashkisė Gjon Dedaj ka pasqyruar nevojat prioritare tė zhvillimit tė territorit tė bashkisė, kryesisht tė insfrastrukturės rrugore. Behėt mė imperativ ky zhvillim pėr faktin e mungesės sė lidhjes me infrastrukturė bashkėkohore tė autostradės sė re qė kalon disi “tangent” me qytetin sidomos, por qė falė disa ndėrhyrjeve kapitale mund tė sjellė njė rigjallėrim tė gjithė zonės, dhe sidomos tė disa zonave tė qytetit qė nga hyrja e Urės sė Fanit tė Vogėl, dhe pėrgjatė lumit Zme, pėr tė kaluar mė pas nė aksin rrugor qė kalon nė drejtim tė Prosekut, Pėrlatit e mė tej.

Zoti Beci, pas paraqitjes qe i bėri kryebashkiaku Dedaj, u ndal mė konkretisht nė projektin qė mund tė marrė udhė sė shpejti sa i pėrket studimit dhe mė pas nisjen e procedurave. Nga ana e departamentit te zhvillimit nė bashkinė e Rrėshenit ėshtė bėrė i mundur hartimi i njė pjese tė projektit, ndėrsa vetė Fondi i Zhvillimit mund ta integrojė kėtė projekt nė njė tė tėrė, si pjesė e rėndėsishme e aksit rrugor Rrėshen-Klos apo degėzimi tjetėr nė drejtim tė Lurės. Gjatė bisedės sė bėrė u ra dakort nė parim me mėnyrėn sesi do tė operohet nė hapat e parė tė njė prej projekteve mė tė rėndėsishme dhe me impakt tė fortė qė do tė ketė bashkia Rrėshen dhe jo vetėm ajo, por dhe zonat rurale. Fillimisht duhet tė bashkėrendohet me drejtorinė e Pėrgjithėshme tė Rrugėve pėr ta kaluar rrugėn qė ende nuk dihet sesi janė tė inventarizuara,nė rrugė rajonale, pasi nė kėtė fushė drejtohen investimet e Fondit tė Zhvillimit,dhe sidomos nė periudhėn e tanishme. Nga ana tjetėr ky projekt nė terma makro do t’i bėhet i njohur pėr impaktin e fortė social, por dhe efikasitetin e njė lidhje tė fortė mes disa rajoneve, pėrmes njė letre sqaruese edhe Kryeministrit tė Vendit, zotit Berisha, i cili e ka shprehur interesimin pėr zhvillimin e kėtij aksi Rrėshen-Klos, por dhe atė tė Lurės, dhe me sa duket kjo pėrputhet mirė me gjithė strategjinė e kėtij Fondi, si dhe planin zhvillmor tė bashkisė Rrėshen.

Nga ana tjetėr drejtori Beci i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht dhe interesimit tė kryebashkiakut Dedaj pėr rrugėn e Bukmirės, asfaltimin e saj, projekt tashmė i futur nė listėprioritete tė Fondit dhe qė pritet tenderimi i shpejtė. Po ashtu ėshtė biseduar dhe pėr disa akse tė tjera rrugore tė bashkisė, dhe kjo ka ndikuar nė futjen nė “hartėn e projekteve” tė kėtij Fondi edhe te akseve rajonale te Mirdites, por me rėndėsi mbetet ecja sa mė shpejt nė realizimin e kėtij projekti madhor qė do t’i jepte frymėmarrje Rrėshenit dhe gjithė zonės. Pėr kėtė janė diskutuar dhe disa detaje pėr fizibilitetin e kėsaj rruge apo gjurmėn e saj nga mund tė jetė mė fizibile, tepėr e domosdoshme pėr njė komunitet qė nuk e ka  braktisur kėtė zonė, dhe aq mė tepėr duke patur parasysh lidhjet e natyrshme tė njė rruge tė kahershme, qė ka kaluar kėtyre anėve.

Kush ėshtė FSHZH?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ėshtė krijuar si agjensi autonome implementuese e "Projektit te Lehtėsimit te Varfėrisė nė Zonat Rurale" ne fillim te vitit 1993, mbi bazėn e marrėveshjes midis Qeverise Shqiptare dhe Bankės Botėrore. Me date 11 maj 2009, Kuvendi i Shqiperise ne seancen plenare miratoi Ligjin Nr. 10130 dt.11.5.2009 "Pėr Fondin Shqiptar tė Zhvillimit" qe i percakton ketij institucioni nje status te vecante ligjor. Fusha e veprimtarisė sė FSHZH-sė ėshtė nxitja e njė zhvillimi ekonomik dhe social tė qėndrueshėm, tė balancuar dhe koheziv, nė nivel rajonal e lokal, nė mbėshtetje tė politikave shtetėrore tė zhvillimit. Objekti i veprimtarisė sė FSHZH-sė ėshtė hartimi, menaxhimi, financimi, zbatimi, mbikqyrja e projekteve tė lidhura me fushėn e veprimtarisė.

Kompetencat kryesore tė FSHZH-sė pėrfshijnė:

  • Menaxhimin e projekteve tė financuara nga Qeveria Shqiptare dhe/ose donatorė tė ndryshėm qė kanė si qėllim zhvillimin rajonal dhe lokal.
  • Dhėnien e mbėshtetjes financiare tė tė gjitha formave si grant, hua, garanci, etj. pėr njėsitė e pushtetit vendor pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės social-ekonomike dhe shėrbimeve publike vendore.

Dhėnien e mbėshtetjes teknike nė zbatimin, ndjekjen dhe mbikqyrjen e investimeve nė pėrmirėsimin e infrastrukturės social-ekonomike dhe shėrbimeve publike vendore.

Buxheti pėr kėtė vit

Nė diskutimin qė i ėshtė bėrė buxhetit vjetor pėr investimet nga FSHZH, nė shifra pėrcaktohen se buxheti i aprovuar kete vit eshte ne masen 3,929 milione leke. Investimet kryesore per kete vit do te realizohen ne kuader te projekteve "Permiresimi i rrugeve dytesore e lokale", "Punet ne komunitet III" , projekti i "Ujesjellesve Rurale", si edhe investime te Qeverise Shqiptare. Pjesa me e madhe e investimeve do te kryen ne kuader te projektit "Permiresimi i rrugeve dytesore e lokale ne Shqiperi", projekt qe po zbatohet prej tre vjetesh. Ky projekt ka si qellim permiresimin e aksesit ne sherbimet baze dhe mundesite e zhvillimit ekonomik per popullsine rurale. Deri me sot ne kete projekt jane angazhuar pervec Qeverise Shqiptare edhe Banka Boterore, OFID, Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim ne nje vlere prej 97 milion USD. Gjate vitit 2010, parashikohet qe te jene rehabilituar apo te jene nen rikonstruksion 340 km rruge.Per vitin 2010 ketij projekti do t’i bashkengjiten edhe financimet e BERZH, BEI, IDB dhe programi IPA, qe do te plotesojne buxhetin total te projektit me nje fond prej 238 milion USD duke e cuar shumen totale te projektit ne 335 milione USD. Gjate vitit 2010 do te fillojne gjithashtu investimet ne Projektin e "Ujesjellesve Rurale", qe financohet nga KfW, ne te cilin do te rehabilitohen apo ndertohen 28 skema te ujesjellesve rurale ne 50 fshatra te tre qarqeve te veriut te Shqiperise. Nje projekt tjeter i rendesishem qe perfundon kete vit fazen e tije te investimeve eshte projekti "Punet ne Komunitet III", financuar nga Banka e Keshillit te Evropes per Zhvillim ne vleren 14.38 milion Euro. Ky projekt ka si qellim te nxise zhvillimin social ekonomik te zonave rurale te vendit, te cilat kane potenciale te zhvillimit ekonomik, vecanerisht ne turizem. Ne projekt jane perfshire 16 komuna, te cilat jane te shperndara gjeografikisht, dhe kane tipare te vecanta te turizmit.

 

Projekti, ”Pėrmirėsimi i Rrugėve Dytėsore dhe Lokale”

Me poshte paraqitet nje pjese e projekteve qe FSHZH po zbaton ne kuadėr te permiresimit te infrastruktures rurale:

Qark

Segmenti Rrugor

Gjatėsia

 

Nga

Deri

Km

 

 

 

 

Tirana

Ura e Farkes

Qender Fshat

6,5

Diber

Kuben

Perroi i Kapsit

9,8

Fier

Strum

Qafa e Marinzes

12,6

Kukes

Domaj

Ura e Lapave

11,5

Vlore

Xarre

Fshati Pllake

10,9

Lezhe

Lezhe

Kallmet

12,7

Korce

Lapidar

Korite

10,5

Elbasan

Belsh

Fierze

9,2

Gjirokaster

Valare

Erind

5,4

Shkoder

Vau i Dejes

Nenshat

11,8

Berat

Ura e Gorices

Fshat Mbreshtan

7,7

Tirana

Qender Fshat

Mustafa Kocaj

8,40

Lezhe

Kallmet

Nenshat

8,74

 Lezhe

ISH SMT Lezhe

Tale

16,00

Fier

Sheq

Marinze

15,01

 Fier

Koshovice

Cakran

14,70

Gjirokaster

Asim Zeneli

Antigonea

8,25

Elbasan

Fierze

Kosove

6,47

Berat

Mbreshtan

Sinje

10,13

Durres

Vore

Ishem

13,40

Durres

Xhafzotaj

Bregdet

10,70

Durres

Xhafzotaj

Qerret

6.5

Durres

Qerret

Bregdet

4,20

Vlore

Fshati Pllake

Cuke

11,50

Diber

Perroi Kapsit

Vasie

24,55

Shkoder

Vermosh

Dogane

8,00

Korce

Korite

Liqenasit

9,30

Kukes

Ura e Lapajve

Bushtrice

7,19

Fier

Ballsh

Aranitas

6,7

Durres

Bubq

Ishem

13,4

Elbasan

Vrak

Golik

8,6

 

Pergatiti: Gj.Marku