REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Mjedisi dhe rreziqet qė vijnė nga lėnia nė harresė e “Hot-Spoteve” -temė kryesore e njė diskutimi mes Bashkisė Rrėshen dhe shoqėrisė Forster Wheller FWI.

Hidhet ideja pėr ngritjen e njė filiali universitar pėr Mjedisin nė themelet e Fabrikės sė Pasurimit tė bakrit Rrėshen.

 Problemet e mjedisit dhe pėrpjekjet pėr pėrcaktimin e zonave tė nxehta me qėllim ndėrhyrje ndėrkombėtare, ka qėnė edhe tema e njė seminari tė oraganiuar nga Bashkia Rrėshen nė bashkėpunim me kompaninė italiane Forster Wheller FWI nė konsorcium me kompaninė greke LDK dhe shoqėrinė shqiptare G&G. Njė konsorcium i tillė ka lincensimin nga UNDP.

Njė iniciativė e tillė vjen si imperativ i kohės, ndėrkohė qė edhe Bashkia Rrėshen i ka paraprirė kėsaj situate duke identifikuar tė gjitha pikat e nxehta tė cilat pėrbėjnė rrezik serioz pėr mjedisin, e pėr pasojė pėr jetėn e banorėve.

Takimi i njė dite mė parė ėshtė zhvilluar nė sallėn e mbledhjeve tė Bashkisė Rrėshen, ndėrkohė qė Drejtuesi i Shoqėrisė shqiptare G&G z. Sazan Guri ka falenderuar pėr angazhimin serioz tė Bashkisė Rrėshen nė kėtė drejtim.

Z. Sazan Guri specialist i mirnjohur nė fushėn e mjedisit, duke e marrė fjalėn nė kėtė takim tha se ėshtė i domosdoshėm komunikimi me pushtetinn vendorė dhe me grupe tė tjera interesi, pėr tė bėrė projekte tė detajuara dhe konkuruese nė Bashkimin Europian. Ai foli gjatė pėr aktivitetin e G&G duke vėnė nė dukje se bashkėpunimi serioz me kompaninė italiane shėrben pėr certifikimin e kėsaj nisme me vulėn e KE-sė. Ai pėrmes njė video projektori bėri njė pėrshkrim tė detajuar pėr pikat e nxheta nė Mirditė, ndėrkohė kėrkoi qė tė diskutohet sa mė gjėrė pėr kėto probleme.

Z. Guri ka vlerėsuar bashkėpunimin e Bashkinė Rrėshen e cila ka shfaqur ide interesante nė kėtė fushė. Ai vlerėsoi idenė e kryetarit tė bashkisė z. Gjon Dedaj i cili ėshtė shprehur se pėr tė pasur njė det dhe njė fushė dhe det tė pastėr, duhet filluar nga malet, duke sjellė vėmendjen ndaj damave tė fabrikave tė bakrit etj.

Nė kėtė takim ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė bashkisė Rubik, Bashkisė Laē etj, pėrfaqėsues tė Kėshillit Bashkiak tė Mirditė, dhe tė grupeve tė tjera tė interesit.

 Duke e marrė fjalėn Drejtori i Shėrbimit Shėndetėsor tė Mirditės z. Aleksandėr Picaku tha se Mirdita meriton vėmendjen mė tė madhe nė kėtė drejtim. Puna nė minierat famekeqe tė bakrit ka marrė qindra jetė minatorėsh mirditas, madje asnjė prej tyre nuk ka mundur tė kalojė 57 vite jetė. Tashmė duhet bėrė ē’ėshtė e mundur qė mbetjet teknologjike tė kėtyre minierave dhe fabrikave tė mos pėrbėjnė mė rrezik pėr jetėn e banorėve.

Gjithashtu drejtori i kulturės z. Gjergj Marku nė cilėsinė e gazetarit ivestigativ pėrmėndi njė sėrė pikash tė nxehta qė pėrbėjnė rrezik serioz pėr jetėn e baorėve tė kėtyre anėve.

Me mjaft interes ėshtė pritur fjala e kryetarit tė Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj. Nė cilėsimin e tij pėr kėtė takim dhe pėr punėn serioze tė zotit Sazan Guri, z. Dedaj tha 

Te nderuar Pjesmarres !

Me lejoni t’ju falenderoj  dhe te shpreh kenaqesine time qe bashkia Rreshen  ka favorin  e mbeshtetjes se UNDP  dhe rastin e nje kontrate ne ekzekutim e para ne llojin e saj sa lidhet me ndikimet mjedisore  e pikat e nxehta  (hotspotet ) ne territorin e saj dhe ne te gjithe MIRDITEN.

Personalisht dhe ne emer te bashkise RRESHEN  i percjelle falenderimin  me te sinqerte per kompanite bashkpunuese ate Italiane Forster Ėheller FĖI , Kompanine Greke LDK Consultants  dhe Shoqaten mjedisore Shqiptare G&GGroup .

Perfitoj nga rasti tju informoje se bashkia Rreshen ka nisur  vezhgimet e saj , ka tashme nje zyre  dhe specialist pėrgjegjėse dhe njė staf i cili punon dhe tenton tė shkojė drejt nje studimi te thelluar, nje program vleresimi dhe sherbimesh ne mjedis, ē’ka vjen ne kohen e duhur pas hartimit ne konsultim  me komunitetin, tė Planit  Strategjik te Zhvillimit   tashme i miratuar, dhe Planit te Pergjithshem te Territorit,  prezantuar vetem pak dite me pare i cili tashmė ėshtė ne process terheqje verejtjes perfundimtare nga te interesuarit.

Per aq sa kemi vene re ne keto vite te ketij mandati, me rezulton se jemi ende larg pasjes se njė mjedisi te qendrueshem  dhe mjaft pika te nxehta  te trasheguara presin nderhyrjen tone, dhe  “vetendotja” e tashme ( ujera te zeza, mbetje urbane etj ) kanė tendecė te krijoje te tjera ne vijim. Sikurse e dini ne kemi tashme nje bashėkpunim te sukseseshėm me Qeverine Shqiptare  dhe fale kujdesit te Ministrit Olldashi,  posedojmė  tashme nje landfield nga me te cilesoret,  ne bashkpunim me bashkine Rubik dhe komune Orosh,  nje rast i rralle bashkpunimi ne kete drejtim. Pikėrisht pėr kėtė lind nevoja e mirėperdorimit dhe menaxhimit efikas shkencor.

Por sikurse dhe e dini, ky vend  dhe  kjo bashki ka nevoje per nderhyrje te shpejte, vec kesaj - pike te nxehte - te zgjedhur e qe prezantohet nga  Prof. Sazan GURI, te cilin e falenderoj posaqerisht si bashkpuntor  dhe mik i vyer dhe kerkoj te jete  me ne ne vleresimin dhe hartimin e planit te pergjithshme te rehabilitimit mjedisor si dhe ne projektet perkatese per :

-         Ish minieren  Cu  Kulme

-         Dampen e ish - Fabrikes se Pasurimit RRESHEN

-         Ish- frigoriferin RRESHEN

-         Ndotjet lumore

-         Reabilitim ekologjik te nderhyrjeve per hapjen e autostrades RRESHEN  - KALIMASH

e  mjaft raste te tjera  te kesaj bashkie e njesive te tjera vendore, si Selite e Orosh (fabrika dhe dampa te Cu) qe koleget dhe ky takim do ti evidentoj, permiresimi i te cilave eshte nje domozdoshmeri dhe nje mundesi e mire per te rene dakort sebashku qe per te mbajtur paster brigjet e detit dhe shpetuar nga permbytjet fushen  nderhyrjet duhet te fillojme nderhyrjet nga malet.

Malet  dhe Mirdita si nje perdoruese e posaqshme jane vertete potenciale ndotjeje, por dhe potencial oksigjeni dhe jete, turizmi dhe ekonomie konkuruese mjafton qe ne te kemi vullnet dhe nje netėork funksional e sa me pak drejtues dikasteres qe punojne ne “korrespondence me territoret tona”   …cka shpesh pasi na kane iteketuar se bashki te x-kategorie na mbetet te pyesim po si qytetare te cfare kategorie jemi ?....

 Ne jemi te vetedijshem se kapacitimi eshte nje proces i gjate dhe i panderprere, por mendoj se tash kur jemi ne fazen e paraderimit dhe duke shpresuar ne hyrjen tone te afert ne Europe , keto probleme  mjedisore dhe nevoja rehabilitimi nuk jane vetem te mirditoreve por jane te mbare Shqiperise dhe te vete Europes. Tirana politike ka rastin te investohet me ne fund qe RRESHENI  dhe MIRDITA  te jene integralisht te zhvilluara  dhe permes instrumenteve buxhetore te favorizoje ato komunitete qe bashkpunojne , kane dhe synojne te kene programe, plane e projekte mjedisore , qe I duan lumejt ti bejne pjese te qyteteve , qe duan ne vend te germadhave te industries muze te ngrene qendra kerkimore shkencore dhe filial universitare, qe duan rruge lidhese ekologjike , qe duan administrim funksional te ujerave qe I kane per vete dhe per te tjeret por qe i permbytin ne dimer dhe thajne ne vere.

Aktualisht ne na duhet te gjejme nje te mesme te art mes nevojes per qytetari dhe policimit te ambjentit  ndaj  Departamenti I Autoriteve te Kontrollit ne kete bashki eshte deshmitare i veshtiresive dhe perpjekjeve per ndergjegjesim dhe mbrojtje mjedisore bashkohore… ata na thone se  nderhyrja ne kohe ,  njohurit  e perzgjedhura ,administrimi i mire , pervojat dhe praktikat me te mira  dhe  shkolla dhe shkollimi ne fushe te mjedisit te shendetshem dhe te qendrueshme jane parakushte per me pak fatura policeske dhe mjaft energji te orientuaera drejtesisht!

Pranoni ju lutem  t’ju shpreh  garancite e bashkpunimit  te sinqerte dhe mirnjohjes tone, aq thelle te ngulur ne tradite , gadishmerine per te bashkpunuar , promovuar zhvillime ekologjike dhe kapacitim human, dhe besimin se ne MIRDITE  jane  ruajtur me mire se kudo aftesite parashikuese  dhe zotesite per tu mbrojtur ne te tashmen qe brezat te jene  te denje dhe me te favorizuar mes bashkoheseve  duke qene dhe mbetur “qytetarė te kategorisė sė parė”  te lidhur fort me dijen dhe oksidentalizmin ndofta me nje besim te fshehur se malet tona  ku mbijetesa  ia doli te ruaj  fe e  fisnikeri do ti perkasin se afermi te pasurve  jo vetem shpirterisht ,  do te banohen pikerisht prej   kadegorive te ngjashme qe popullojne malet e Europes ku duhet dhe ku do shkojme sigurisht …

Faleminderit ! Gjon DEDAJ

 Ndėrkohė qė nė emėr tė Bashkisė Rrėshen, nėn kryetari i kėsaj Bashkie z. Nok Mrruku, vlerėsoi faktin se situata ėshtė mjaft e rėndė ashtu siē u paraqit nga Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj. Z. Mrruku evidentoi disa pika tė nxehta nė Mirditė, si magazinėn e pesticideve sipėr ish – SMT-sė e cila pėrbėn rrezik serioz pėr jetėn e banorėve nė Rrėshen. Po ashtu edhe nė ish-frigoriferin pėrballė SMT-sė, ndodhen mijėra litra amoniak i cili prej vitesh rrjedh nė lumen Zme dhe mė tej nė lumin Fan me pėrfundim detin Adriatik. Kjo pėrbėn njė rrezik serioz i cili e bėn imediate ndėrhyrjen nė tė. Po ashtu nė Mirditė flejnė shumė dama fabrikash e minierash duke sjellė rrezik serioz pėr mjedisin.

Duke vijuar mė tej, z. Nok Mrruku hodhi propozimin interesant pėr tė lobuar pėr ndėrtimin e njė filiali universiteti pėr Mjedisin, nė themelet e ish Fabrikės sė Pasurimit tė Bakrit, sipėr Urės sė Fanit. Ai solli si ilustrim vizitėn nė Slloveni, ku nė themelet e njė fabrike zinku tė kohėve tė shkuara ishte ngritur njė qėndėr moderne bisnezi sipas standarteve tė Komunitetit Europian.

Nė fund Drejtori i shoqėrisė G&G z. Sazan Guri vlerėsoi maksimalisht takimin duke thėnė se nė Mirditė ėshtė njė situatė jo e mirė pėrsa i pėrket gjėndjes sė mjadisit, por nuk fshehu optimizmin e tij pėr njė bashkėpunim i cili do tė reflektojė rezultate tė dukshme.

A. Ndoja