REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Kryetari i Bashkisė z. Gjon DEDAJ takohet me komunitetin e bisnezit tė Bashkisė Rrėshen.

 Kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj ka zhvilluar njė takim me komunitetin e bisnezit qė operon nė territorin e Bashkisė sė Rrėshenit. Nė fillim z. Dedaj duke ju drejtuar pjesmarrėsve, tha se ju pėrshėndes tė gjithėve dhe ju falenderoj qė jemi sėbashku. Natyrisht qė nė kėtė sallė nuk ėshtė i gjithė komunitetit i bisnezit, por shumė prej tyre mund tė kenė qėnė tė zėnė me problemet e tyre, pa perjashtuar faktin se ka edhe njė nėvleftėsim. Ka qėnė veēanėrsisht mbėshtetja juaj qė unė jam nė pozicionin e Kryetarit tė Bashkisė, ndaj edhe unė jam i obliguar qė tė jem gjitnjė nė dispozicionin tuaj, me dėshirėn pėr tė bėrė mė tė mirėn nė shėrbim tė gjithė komunitetit.

Ju ftova nė kėtė takim qė tė diskutojmė sėbashku pėr tė gjithė ato tema dhe probleme, me qėllim qė tė mos diskutohen rrugėve dhe kafeneve, por nė rrugė institucionale, dhe ballė pėr ballė. Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė qė shumė prej problemeve tė gjejnė rrugėn e pėrmirėsimit tė tyre, dhe zgjidhjen pėrfundimtare. Unė dėshiroj tė informojmė njėri tjetrin me problemet, dhe tė gjejmė rrugėt e zgjidhjes duke bashkėpunur sėbashku, ashtu siē jemi nė tė vėrtetė, partnerė me detyrime reciproke. Pas kėsaj, unė kam tagėr pėr tė marrė masa pėrkatėse nė pėrputhje me ligjin. Shpresoj se gjatė  kėtij takimi i cili do tė pasohet edhe me takime tė tjera periodike, mė parė tė dalin problemet, dhe mbi bazėn e tyre unė do tė nxjerr urdhėrat pėrkatėse. Unė jam kėtu i shoėruar nga kolegu, n/Kryetari i Bashkisė z. Dod Pepkolaj i cili falė pozicionit tė tij nė Bashki, ka njė komunikim me strukturat si Policia Bashkiake dhe instrumenta tė tjerė qė janė nė komunikim tė drejtė pėr drejtė me juve. Po ashtu nė shoqėrimin tim nė kėtė takim, ėshtė edhe Drejtori i Tatim Taksave z. Alfred Pėrgjoni i cili njeh tė gjithė praktikėn e punės dhe mėnyrėn ligjore tė komunikimit me bisnezin.

Por shpresoj se fokusi i vėrejtjeve tuaja tė jetė nė drejtimin tim, pasi unė jam i votėbesuari juaj. Unė jam kėtu qė tė marr ē’do vendim nė pėrputhje me ligjin, por gjithėsesi pasi tė kem dėgjuar mė parė mendimet dhe propozimet tuaja.

 Ded Gjoni, tregtar tha se jam njė ndėr tatim paguesit mė tė rregullt gjatė 10 viteve qė ushtroj aktivitetin tim nė hyrje tė tregut tė qytetit. Pėr mendimin tim, kohėt e fundit ka qėnė problem pastėrtia nė ambientet e tregut, dhe nė hyrje tė urės. Shumė prej tregtarėve i hedhin mbeturinat e tyre nė bregun e lumit dhe tani nė verė krijohen stoqe tė mėdha. Mendoj se duhet tė vendosen kontenierėt, dhe mė tej tė aplikohet sitemi i xhobave. Ndėrkohė ai ka denoncuar faktin se po konkurohemi nė mėnyrė tė pa ndershme nga subjekte qė kanė pėrparim ekonomik, madje kanė dyert me grila, por qė nuk paguajnė tatime, ndėrkohė qė detyrimet janė tė lehta.

 Lek Legisi, tregtar nė qytet, falenderoi kryetarin e Bashkisė z. Gjon Dedaj pėr kėtė takim, ku mund tė diskotojnė pėr shumė probleme. Ai evidentoi faktin se dega e Tatim Taksave ėshtė nė nivelin me tė lartė tė shėrbimit, dhe tashmė njė licensė merret brėnda njė dite, ndėrkohė qė kohė mė parė duheshin javė tė tėra pėr tė realizuar njė gjė tė tillė. Po z. Legisi vuri nė dukje edhe faktin se shumė subjekte tė ligjshme po falimentojnė pasi po konkurohen nga tregtarė qė dalin nė ē’do rrugicė e cepa pallatesh. Unė kam paguar 5 xhoba pėr zėnien e rrugės, por vėrehet se ka shumė mjete qė parkohen duke zėnė trotuarin dhe rrugėn, duke na sjellė shumė probleme si bisnez. Mė tej z. Legisi ka denoncuar faktin se janė rreth 100 subjekte qė nuk janė rregjistruar, madje marrin edhe ndihmė ekonomike, dhe pėr pasojė Bashkisė i humbi njė vlerė prej 160 milionė lekėsh me tė cilėn mund tė savatohen disa pallate.  Mė tej ai ka kėrkuar qė Policia Bashkiake tė bėjė mė kujdes pasi ka ndonjė rast qė shfaqen lopėt nė qytet. Nė fund ai kėrkoi qė tė hiqen gungat qė janė vėnė nė rrugė tė ndryshme tė qytetit dhe nė hyrje tė tij.

Marie Gjini me profesin farmaciste, ka pyetur nėse bisnezi ka ndonjė detyrim tjetėr, pėrvec taksave qė janė tė detyrueshme.

Ndėrsa Pashk Ndoja, bisnezmen i duraluminit tha se po shikoj se mė shumė se 40 pėrqint e bisnezit nuk ėshtė kėtu. Kėtu janė ata mė tė rregulltit nė pagimin e taksave ndėrsa pjesa tjetėr fshihet. Bashkohem totalisht me ato probleme qė ngriti Lekė Legisi dhe Ded Gjoni, ndėrkohė qė vėrejtja ime ėshtė pėr hyrjen e qytetit, ku gjėndet njė grumbull gurėsh, por edhe tabela hyrėse nė qytet ėshtė e mbuluar nga ferrat. Ndėrkohė qė ai ka evidentuar edhe faktin problematik qė unaza e qytetit nga zona e tregut ėshtė mbushur me gropa tė thella.

Nė tė njėtėn frymė debati kanė qėnė edhe diskutimet e bisnezmenėve si Viktor Vokrri, Ndre Lleshi, Gjin Doda, Gjovalin Bazhdari, Vladimir Filopati, Davita Marku etj. Nė diskutimin e tyre ata kanė ngritur problemin e bllokimit tė trotuareve nga tregtarėt ambulantė, mungesa e koshave tė mbeturinave, ndricimin rrugor etj.

 Pasi ka mbajtur tė gjitha shėnimet, kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj si fillim u ka kėrkuar komunitetit tė bisnezit qė tė caktojnė njė pėrfaqėsi pėr tė negociuar pėr zgjidhjen e problemeve. Komuniteti i bisnezit e ka mirpritur njė propozim tė tillė dhe janė treguar tė gatshėm qė nė ditėt ne vijim tė ndėrmarrin njė veprim tė tillė. Mė tej z. Gjon Dedaj tha se jam kėtu jo pėr tu lavdėruar por pėr tė marrė vėrejtjet tuaja. Unė kam pritur njė vit qė forcėn e ndryshimit ta ndėrmarr nga juve.

Z. Dedaj duke i marrė njė nga njė problemet e ngritura tha se koshat e mbeturinave do tė vendosen aty ku doni ju, po ashtu tualetet dhe uji do tė sillen nė njė kohė tė shpejtė. Z. Dedaj pas ii ka falenderuar pėr kėtė takim, ka deklaruar se tė gjitha problemet janė marrė nė shėnim, dhe nė ditėt nė vijim do tė dalin urdhėrat pėrkatėse tė cilat do tė reflektojnė tė gjitha problemet e ngritura kėtu. Z. Dedaj ka njoftuar se takime tė tilla do tė zhvillohen me tė gjithė grupet e tjera tė interesit pėr tė gjetur rrugėt me tė mira pėr zhvillimin e qytetit.

A. Ndoja