|
|
 |
Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, takohet nė ambientet
e Bashkisė Rrėshen, me drejtuesit lokalė tė Mirditės.
Pėrkujtimi i ditės kur 17 vite mė parė mirditasit krijuan degėn
e tė tė parės parti
opzitare, ka sjellė nė Mirditė Kryetaren e Parlamentit Shqiptar znj.
Jozefina Topalli. Nė hyrje tė bashkisė Rrėshen ajo ėshtė pritur nga
kryetari i bashkisė z. Gjon Dedaj, ndėrsa ajo shoqėrohej nga
deputeti i zonės z. Gjovalin Prenga njėherit edhe kryetar i degės sė
PD-sė Mirditė, dhe nga n/kryetarja e kėsaj dege, znj. Albina Deda.
Pika e parė e agjendės sė Topallit nė Mirditė ka qėnė njė takim nė
sallėn e mbledhjeve tė bashkisė, me tė gjithė drejtuesit e emėruar
dhe ato tė zgjedhur nė Mirditė.
Nė
fillim tė kėtij takimi, deputeti i zonės
z. Gjovalin Prenga ka bėrė njė pasqyrė tė situatės social-ekonomike
nė Mirditė. Duke folur fillimisht pėr arritjet gjatė kėtyre dy
viteve, z. Prenga vuri nė dukje se se mė mirė paraqitet sektori i
elektrikut, pasi niveli i arkėtimeve ėshtė mbi
90
pėrqint, ndėrsa humbjet teknike janė nė nivele tė pa pėrfillshme.
Edhe sektori i tatimpaguesve tė mėdhenj ėshtė nė nivelet mė tė mira
me mbi 100 pėrqint tė realizimit tė planit. Po ashtu ka arritje nė
sektorė tė tjerė si nė arsim dhe shėndetėsi. Mė tej z. Prenga ka
ngritur si shqetėsim uljen drastike tė numrit tė policėve pėr frymė
tė popullsisė. Sipas deputetit Prenga, nė shkallė vėndi mesatarja
ėshtė njė polic pėr 3500 banorė, ndėrkohė nė Mirditė pėr 38 mijė
banorė janė nė dispozicion vetėm 50 policė. Madje si pasojė e
shkurtimeve drastike nė kėtė sektor ėshtė bėrė mbyllja e postės
policore tė Rubikut. Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli, ka
reaguar e habitur nė lidhje me kėtė fakt dhe ka premtuar se do tė
komunikonte me ministrinė e rendit.
Ndėrsa kryetari i bashkisė sė Rubikut z. Mark Ruēi, pasi e ka
falenderuar kryetaren Topalli pėr vizitėn dhe pėr mbėshtetjen qė i
ka dhėnė Mirditės, i kėrkoi asaj qė tė ndikojė qė nė tė ardhmen tė
krijohet njė bashkėpunim mė i mirė mes shoqatės sė bashkive dhe
ministrive tė linjės, kur ėshtė fjala pėr hartimin e projektligjeve
qė kanė tė bėjnė me pushtetin vendor dhe decentralizimin e tij. Me
tej z. Ruēi ka kritikuar ministritė tė cilat nuk bashkėpunojnė aspak
me bashkitė, madje ata nuk denjojnė qė ti kthejnė pėrgjigje
shkresave dhe letrave pėr probleme tė ndryshme qė bėhen nga pushteti
vendor. Madje sipas kryebashkiakut tė Rubikut, nuk ėshtė e vėrtetė
qė se nuk ka projekte por qė fatkeqėsisht nga ministritė ose janė
anashkaluar ose injoruar. Sipas tij nuk duhet qė pėr shkak tė
ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės, pushteti vendorė tė privohet nga
ivestimet e tjera qė janė tė domosdoshme dhe jetike pėr banorėt. Nė
pėrgjigje tė problemeve tė ngrituara nga kryebashkiaku Ruēi, znj.
Topalli e ka falenderuar pėr ngritjen e kėtyre problemeve, madje
ėshtė treguar mjaft e gatshme qė shumė prej tyre tė realizohen
menjėherė. Ndėrsa kreu i qarkut tė Lezhės, z. Bardh Rica ka
kritikuar faktin qė Mirdita ėshtė zbrazur nga tė gjitha
institucionet duke i zhvendosuar ato nė Lezhė apo Laē.
Nė
fjalėn e tij Ipeshkėvi i dioqezės sė Rrėshenit
Kristoforo Palmieri kėrkoi qė tė ndėrhyhet pranė Ministrisė sė
Financave pėr ta pėrjashtuar nga taksat dhe tatimet pėr njė shtesė
nė shkollėn profesionale e cila funksionon prej disa vitesh, dhe kur
ėshtė ndėrtuar ajo ėshtė pėrjashtuar nga zhdoganimi pėr ēdo objekt
tė ardhur nga Italia. Madje Ipeshkėvi nuk ka hezituar t’i kėrkojė
Topallit qė qeveria tė ndėrhyjė nė rrugėt e Mirditės, pasi shumica e
tyre janė nė gjėndje tė rėnduar.
Nga
ana e saj kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i ka nxituar
tė gjithė qė tė ngrejnė problemet e tyre, duke velerėsuar se dera e
saj ka pėr tė qėnė e hapur pėr tė gjithė tė zgjedhurit pa dallim
ngjyrimesh politike. Duke folur pėr reformėn qė po realizohet nga
qeveria, ajo tha se kur erdhėm ne nė pushtet gjithshka notonte nė
informalitet. Ne na u dasht nė fillim tė thanim “kėnetėn” e
informalitetit, e mė pas tė vendosim shinat e njė ekonomie tė
qėndrueshme. Ajo tha se reformat gjithnjė e kanė njė kosto, por qė
shpejt do tė shikohen edhe efektet e saj. Nė fjalėn e saj, znj.
Topalli foli pėr ivestimin gjigand siē ėshtė autostrada
Durrės-Kukės, e cila kalon nėpėr Mirditė. Nė fund ajo ka premtuar se
me tė shkuar nė Tiranė, do tu japė zgjidhje shumė prej problemeve tė
ngrituara duke vequar atė qė ka tė bėjė me rendin nė Rubik, pėr
ujsjellėsin e Barxhanės, por edhe pėr problemet e ngrituara nga kreu
i bashkisė sė Rubikut. Mė tej ėshtė zhvilluar njė ceremoni festive
me rastin e pėrvjetorit tė 17-tė tė krijimit tė degės sė PD-sė nė
Mirditė.
A. N |