REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
>  


 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Presidenti Topi: “Kur vij nė Mirditė ndihem si nė shtėpinė time.

-Vlerėsohet nga kėshilli bashkiak “qytetar nderi i bashkisė Rrėshen”-

RRĖSHEN. I ftuar nga kryebashkiaku i Rrėshenit Gjon Dedaj, sot ka bėrė njė vizitė njėditore nė Rrėshen Presidenti i vendit zoti Bamir Topi nė njė axhendė tė ngjeshur qė nisi rreth orės 10-tė, i shoqėruar nga gruaja e tij, zonja e parė e vendit.

Fillimisht presidentit Topi nė pritjen e rezervuar nė shesh nga mijėra qytetarė, iu dhuruan dy buqeta lulesh nga dy fėmijė me veshje tradicionale mirditore, ndėrsa mė pas ai zhvilloj njė takim me kryebashkiakun Dedaj nė zyrėn e tij nė bashki, ku nė mes tjerash ai tha se ndjehem i impresionuar nga kjo pritje, gjė tė cilėn e kam menduar gjithnjė se ndodhem nė mes njė populli tė urtė e punėtor, e mes miqsh tė shumtė qė lidhen nė tė gjithė karrierėn time jo vetėm si politikan.

Ardhjen e presidentit e ka pėrshėndetur kryebashkiaku i Rrėshenit, i cili ka thėnė se ardhja e presidentit ka qenė e mirėpritur nga komuniteti vendas dhe nėse nė vizitėn e programuar mė parė nė 5 vjetorin e Kishės Katedrale nuk u realizua pėr arsye objektive tani pas tre muajsh, Presidenti e mban fjalėn dhe realizon dėshirėn e tė gjithė ne mirditorėve.

Mė pas presidenti i vendit ka patur njė takim tė zgjeruar me drejtues tė njėsive tė pushtetit vendor, drejtues institucionesh e organizatash tė ndryshme qė operojnė nė Mirditė nė sallėn e mbledhjeve tė bashkisė. Pėrshėndetja e rastit ka ardhur nga kryebashkiaku Gjon Dedaj, ndėrsa deputeti i zonės Gjovalin Prenga, pos rastit ceremonial ka ngritur dy probleme nga ku i kėrkohej ndihma dhe vetė presidentit Topi, qė ka tė bėjė me faktin e shkrirjes sė institucioneve tė gjyqėsorit dhe kalimit tė tyre nė qarkun e Lezhės nė mėnyrė tė panevojshme e tė paspjegueshme duke u hequr njė shėrbimn tė nevojshėm qyetarėve tė kėtij rajoni, si dhe momentin e angazhimit pėr muzeun e persekucionit komunist,burgun-minierė tė Spaēit, pėrt tė cilėt dhe presidenti ėshtė treguar shumė sensibėl duke thėnė se janė procese qė duhen parė dhe vėzhguar nė bazė tė fjalės sė specialistėvce.

Mė pas presidenti Topi ėshtė ndaluar nė njė moment duke shprehur dimensionin human, qė kishte tė bėnte me ngjarjen e Farkės, ku humbėn shumė jetė njerėzore,duke shprehur solidaritet nė ngushėllimin me familjen, ndėrsa tha se ėshtė frekuente qė ne ndeshim nė ngjarje tė trishta, por qė duhet t’i kalojmė duke iu ruajtur ndodhive tė tilla pėrmes kujdesit njerėzor qė duhet treguar.

Nga ana e kėshilit vendor bashkiak presidentit Topi i ėshtė dorėzuar titulli “qytetar nderi”, akorduar nga kėshilli bashkiak i Rrėshenit. Presidenti Topi, duke e vlerėsuar kėtė nderim, u shpreh se e kam ndjerė prej kohėsh veten qytetar i kėtij vendi kaq mikpritės e bujar, ndėrsa tashmė obligimi ėshtė ende mė i madh pėr njė lidhje tė fortė shpritėrore me kėtė rajon ku ėshtė ruajtur mė sė miri tradita dhe virtyti shqiptar.

Mė pas presidenti ka bėrė disa vizita nė kishėn katedrale tė Rrėshenit, ku ėshtė pritur nga ipeshkėvi i dioqezės monsinjor Kristiforo Palmieri dhe mė pas nė qendrėn profesionale Shėn Jozefi Punėtor, duke kaluar nėpėr disa kabinete e salla mėsimi. Ai e ka cilėsuar kėtė shkollė si ndėr mė tė mirat nė vend, e modelit tė vėrtetė perendimor si nga insfrastruktura dhe edukacioni qė realizon. Ėshtė kjo shkollė qė krijon mundėsi tė mirditorėve pėr t’u bėrė shumė fleksibėl me tregun e punės si jashtė dhe brenda vendit.

Nė takimin e rezervuar nė pallatin e kulturės me pjesėmarrjen e qindra banorėve presidenti, ka falenderuar pėr kėtė pritje tė mrekullueshme qė i ishte rezevuar, duke duke u shprehur se sa herė vij nė Mirditė ndihem si nė shtėpinė time.

Presidenti Topi nė fjalėn e mbajtur nė kėtė sallė nuk ka harruar tė pėrmendė dhe disa ēaste tė jetės politike, qė kanė tė bėjnė me gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt pėr hartimin e njė reforme zgjedhore qė tė japė produkt pozitiv pėr Shqipėrinė, ashtu si dhe reformat qė duhen ndėrmarrė pėr lehtėsimin e halleve tė njerėzve dhe prezencėn e shtetit pėr njerėzir nė nevojė, ai tha se jam nė kontakt tė thjeshtė e human me njerėzit e kėsaj shtrese ndaj kėrkohet nga gjithė institucionet si qeveritare dhe ato vendore t’i kushtohen mė shumė asaj.

Por presidenti nuk ka lėnė pa siluruar dhe pushtetin gjyqėsor, duke lėnė tė kuptojė se reforma e nisur ka pėr qėllim largimin e kėtij pushteti nga korrupsioni, si vendi ku drejtėsia nė jo pak raste blihet dhe nuk jepet, ndaj ka shprehur angazhimin e tij maksimal pėr ndryshimin dhe shėndoshjen e gjendjes nė kėtė sektor.

Presidenti ka shprehur kėnaqėsinė e tij qė nė Mirditė po sheh njė ndryshim tė madh dhe si pasojė e ndikimit qė ka filluar tė ketė arteria rrugore qė e pėrshkon atė pėrmes, rruga e bashkimit kombėtar, ndaj stimuloj pushtetin vendor pėr tė qenė tė pėrgatitur me projekte qė i paraprijnė kėtij zhvillimi tė jashtėzakonshėm e qė do tė sjellė mirėqenie pėr banorėt e kėsaj zone.

Mė pas pėr nder tė ardhjes sė presidentit nė Miditė, ėshtė shtruar njė drekė mikpritjeje.

Fjala e Topit pėr ngushėllimin e familjeve tė viktimave

“Sinqerisht nuk mund tė gjej fjalė ta pėrshkruaj dhimbjen dhe trishtimin qė mė ka pllakosur nė momentin qė mora vesh lajmin pėr tragjedinė qė pėrfshiu tre familje.

Njė tragjedi e kėtyre pėrmasave sigurisht tė mhush me shumė trishtim dhe njeriu e ka vė vėshtirė tė zgjedhe fjalėt e duhura. U konsumua njė tragjedi pėr fat tė keq nė konturet e njė absurdi. Njė pakujdesi tė cilėn ne po e ndeshim nė mėnyrė shumė tė shėmtuar. Janė shumė jetė njerėzish, jetė njerėzish qė fshihen brenda disa castesh.

Ndjej njė hidhėrim shumė tė thellė parasėgjithash pėr familjarėt e mbijetuar, por unė gjithashtu dėshėroj tė ndaj dhimbjen time me atė tė familjarėve. Dėshėroj t’iu shpreh edhe njė herė familjarėve ngushėllimet mė tė sinqerta. Zoti ju dhėnte vullnet dhe kurajo pėr tė pėrballuar kėtė dhimbje kaq tė madhe.

Mė tej presidenti Topi si kreu i shtetit, ka thėnė se “sėbashku me dhimbjen dhe  hidhėrimin e thellė qė ndjej, siguroj se instituciuonet e shtetit shqiptar do tė jenė pranė famikljarėve tė cilėt nė kėto momente kanė nevojė mė shumė se asnjėherė pėr kurajo,  ndihmė dhe mbėshtetetje”.

 

Fjala e plote e kryetarit te Bashkise z. Gjon Dedaj:

 

I nderuar President i Republikes  !

Te Nderuar miq dhe te ftuar !

I nderuar Ipeshkvi ynė Cristoforo Palmieri!

Te nderuar Pjesmarres  !

  Lutem pranoni pershendetjen time dhe me lejoni te shpreh edhe nje here publikisht  urimin  e perzemert Mirseerdhe Presidenti i Republikes  Prof. Dr. Bamir  TOPI.

Bashkia RRESHEN eshte pjese  e natyrshme humane e gjeografike  e Mirdites , treves ku    kuptohet e mirekuptohet mundesia  per te diskutuar me mikun e afert ,  te ndergjegjshem  se kemi qene e jemi te lidhur me njeri tjetrin ndaj ketej lind nevoja per te folur e per te qene sebashku.

 Por si me rrallekend  ne na bashkon aftesia per te asimiluar  dhimbje , force dhe informacione  pasi kemi kapercyer periudhat politike qe jua fshihnin njerezeve  natyren e nderlikuar te problemeve  ndaj  besojme sebashku qe  progresi e demokracia mund te na ndihmoje drejt nje bote te globalizuar ndonese e  perbere nga dallime te  qendrueshme.

 Personalisht kam bindje se i nderuari President i Republikes  ne udhepershkrimin e tije politik ka mundur te shfaq e te beje te tijen   durimin e ushqyer nga interesi kombetar  dhe shpresa duke e njohur  historine politike si  mjet qe parajmeron rreziqet .

 Kjo dite na shton besimin   se  mund te jetojme sebashku me guximin e nje mencurie te duruar me nje perballje jo te paragjykuar dhe si mirditor e qytetare te  nivelit evropian ku dhe antagonozmat fshehin lidhje te thella dhe ne duhet  te  njohim  kostot dhe perfitimet.

   Vetem sebashku mund te perfitojme nje kulture qe te na ndihmoje hapjen ndaj horizonteve me te gjera per te bashkjetuar ne menyre te pergjegjshme  pasi si asnjehere me pare ne historine e  zhvillimit tone  duket  se pertej dallimeve kemi shume interesa te perbashketa te cilat me se shumti  po i paraqet perparimi i autostrades Durres - Morine  nga ku Mirdita  del si Udhekryq mes shqiptarve  dhe kulturave,  dhe shkurtimi i largesive permes rruges Rreshen- Burrel   do ta faktorizoje  ate mes tre kryeqyteteve  TIRANE – PRISHTINE  SHKUP.

Per kete  na nevojitet te mbeshtetemi per  krijim potencialesh e  idesh te reja pasi  jemi ne pragun e kalimit te popullsise drejt qytetit cka kerkon aftesine per te pare pertej ambientit familjare e komunitetit gjeografik,   kulture e cila fitohet duke krijuar lidhje te tilla si kjo e sotmja.

Mirditoret gjithnje kane synuar te kene ne dore fatin e tyre  dhe tashme na duhet te shmangim menjanimin  vetem me ane te  demokracise pavarsisht se  shek i XX aplikoj  dhunen vrasese dhe  i mori jeten mjaft njerezve tane...ne fakt ai  ishte shekulli i genociteve dhe shtetit te krimit dhe  Spaci  yne  mbetet pika me e ulet ose humnera e sketerrshme e asaj  historie  tamam nje monument i dhimbjes dhe cmenduris dramatike por qe tashme respekti per jeten eshte caku qe asnje politike kombetare a lokale nuk duhet ta kaperceje.

 I nderuar President i Republikes.

 Ardhja juaj ne RRESHEN perforcon me tej bindjen e mirditoreve se ju jeni mbartes i nje vizioni perparimtare per jeten  dhe i gatshem qe dhe ne nje boshllek motivesh Ju ti kontribuoni motivit te rinjohjes permes  kontaktesh me njerez  me tipare pozitive e ngjashme kjo me zbatimi ne  jeten sociale - politike te eugjenetikes.

Guxoj te shpreh se Mirdita - vendi ku Ju jeni sot - eshte nje komunitet me shpirtin e nje Kishe  te vetme me  historie  burimesh , aftesish , trashigimesh shekullore e pergatitur   per t’ju pergjigjur realitetit te njeriut te shkolluar dhe te individualizuar duke qene e  vetmja treve kompakte e cila  ka kapercyer tashme krizen e modelit mashkullore dhe ka dhene e jep origjinalitet ne kete bashkim fatesh.

Ja pse ne kemi  nevoje te rivlersohemi e te vlersojme sebashku  rrenjet dhe vlerat tona perballe botes se qyteteruar ,  te bindur se problemi nuk  eshte demokracia dhe liria e tepert por sasi e paket e tyre ndersa rruga eshte plot sfida te panjohura.

Bashkerisht ne jemi te nje mendje se qyterimi i dashurise apo  qyterimi bashkjeteses mbetet   mundesia e vetme per te afruar komunitete me njeri- tjetrin  ne menyre paqesore    nepermjet njohjes ,  afrimit  te dallimeve, shpalljes se lidhjeve , afersive  ne  nje rrjete perzirjesh qe lidh shoqerite  e sotme.

Kjo dite i sherben ndergjegjsimit per domozdoshmerine e paqes  dhe perpjekja per  me shume marreveshje  do te rrit aftėsitė administruese tė pushtetit vendor do te  mundesoje marrje dhe shkėmbim pėrvoje pėrsa u pėrket administrimit tė pasurive dhe burimeve vendore ne     respektim    tė drejtave tė qytetarėve dhe informimi i tyre duke  i pėrfshire nė vendimmarrje  permes thellimit te procesit te decentralizimit.

Te nderuar pjesmarres !

Bashkia Rreshen ka nderin  dhe une personalisht kam privilegjin e kesaj vizite te njoftoj publikisht se Keshilli Bashkiak  ka vendosur t’i akordoje  Prof. Dr. Bamir TOPI  titullin “Qytetare Nderi “ i bashkise RRESHEN .

Ju falemiderit !

Pergatiti Gj. Marku & A. Ndoja