|
“Udha e
shkronjave” shtegtim nėpėr Mirditė.
Edhe
pse ende nuk ka njė infrastrukturė tė mire rrugore nėpėr Mirditė,
dhe pėr mė
tepėr
pėrfundimi i rrugės sė re autostradale, interesi pėr tė vizituar
Mirditėn, po vjen nė rritje. Janė tė huaj tė shumtė, gazetarė a
studiues qė kanė dėshirė tė pėrshkojnė itinerare turistike nėpėr
kėtė krahinė, por dhe ata vendas.
Qė nė orėt e para tė
mėngjesit tė para dy ditėve, 40 nxėnės tė shkollės “Udha e
shkronjave” nga Tirana me mėsuesit e tyre kanė nisur njė shtegtim tė
tillė nėpėr pikat turistike tė Mirditės. Pikėtakimi i parė me
historinė e Mirditės ishte kuvendi franceskan i Rubikut ku nxėnėsit
janė njohur me tempullin e shenjtė si monument kulture i cili daton
mbi 900 vite dhe qė ruan vlera tė vyera nė absidėn e vet, po ashtu
tek kalaja e Judejve apo qelėn e mjedise tė tjera. Pikturat e
hershme murale me afresket kanė ngjallur interes pėr nxėnėsit dhe
mėsuesit, cka e daton kishė shumė tė hershme, mbase mė parė se sa
ėshtė e datuar nė dokumentet e dritashme, dhe pėre kėtė po kryhen
dhe gėrmime tė mėtejshme. Me interes ėshtė pritur pėrshkrimi
historik i studiuesit Gjon Marku qoftė tek kompleksi kishtar apo nė
shtegtimin e mėtejshėm nėpėr vendin e principatės sė Arbėrit e deri
tek vendkuvendet e hershme tė Shpalit.
Nxėnėsit tiranas kanė
vėzhguar me kėrshėri edhe natyrėn e maleve tė Mirditės ashtu si dhe
monumentet e shumta historike, kulturore dhe natyrore, por dhe
gjurmėn nėpėr tė cilėn kalon autostrada e re, qė pėr ta do tė thotė
me mbarimin e saj, ardhje mė e shpeshtė nė Mirditė. Ėshtė pėrceptuar
si dallėndyshet e turizmit nė krahinėn tonė pėr kėta nxėnės, por qė
e ardhmja rezervon njė situatė shumė mė pozitive nė kėtė drejtim.
Mė pas nxėnėsit janė
ndalur tek katedralja e Rrėshenit ku janė mahnitur me arkitekturtėn
e kėsaj vepre tė madhe kishtare nė Rrėshen, e mė pas pėr t’u pritur
nė bashkinė e Rrėshenit nga kryebashkiaku
Gjon
Dedaj, i cili ka pėrgėzuar nxėnėsit dhe mėsuesit e kėsaj shkolle pėr
kėtė ardhje. Pas njė paraqitje tė shkurtėr tė profilit tė kėsaj
bashkie, vetė nxėnėsit dhe mėsuesit kanė bėrė pyetje se si i sheh
bashkia punėt e arsimit, dhe kjo u ka shėrbyer dhe komunikimi pėr
arsye tė profesionit tė kryebashiakut Dedaj.
Drejtori i kėsaj
shkolle Artur Shkurti, me tė cilin ka vėnė ura bashkėpunimi dhe
shkolla e mesme Rrėshen, ka dhėnė njė ftesė pėr pjesėmarrje tė
nxėnėsve mirditorė nė olimpiadėn e VIII kombėtare tė Matematikės dhe
tė formimit tė pėrgjithshėm 2008 qė do tė zhvillohet pranė kėsaj
shkolle nga data 1-8 qershor tė kėtij viti.
Gj.
Marku |