|
Vizione pėr zhvillim tė
Bashkisė Rrėshen.
Nga
Dodė PEPKOLAJ

Mirdita e vendosur si portė natyrore
hyrėse ne Shqipėrinė e Epėrme, ku natyrshėm konvergojnė rrugėt e
rretheve veriore dhe veri-lindore, nė luginėn e Matit dhe tė Fanit.Ajo
paraqet zgjidhjet me tė mira pėr kalimin e rrugėve nė veri si dhe nė
verilindje tė Shqipėrisė, si dhe mė tutje, atij tė Ballkanit. Kėtu do
tė nis rruga autostradale, qė lidh Kosovėn me daljen nė bregdetin
Adriatik, segmenti mė i rėndėsishėm i sė cilės kalon nėpėr Mirditė me
njė gjatėsi prej 80 km, pikėrisht nga ura e Matit deri nė kufi me
Kukėsin, e cila do t’i japė njė zhvillim tė madh kėsaj zone. E kėtij
niveli rėndėsie, do tė ishte njė lidhje autostradale e mundėshme, qė
natyrshėm kalon nėpėr Rrėshen, kodrat e Perlatit, futet nė luginėn e
Matit, ngjitet ne Bulqizė –Dibėr tė Madhe – Shkup, njė nga zgjidhjet mė
oportune te kėsaj arterie ,dhe pa patur nevojė tė mendosh kalimin e saj
nėpėr malet e Martaneshit dhe Shėngjergjit pa asnjė fizibilitet pozitiv.
Tė tė njėjtės rėndėsie ėshtė edhe rruga turistike Rrėshen – Lurė,pėr
gjallėrimin e ekonomisė vendore, si dhe zhvillimit tė turizmit malor,
kulturor, tė sporteve dimėrore, te zonės turistike Kurbnesh – Lurė,
zonė, e cila ėshtė larg nga Tirana jo mė shumė se 90 km nė kushtet e
infrastrukturės bashkohore. Tė tria kėto akse rrugore rrisin aksesin e
njė zhvillimi tė gjithanshėm tė ekonomisė sė Mirditės, pasi kalojnė,
njera nė veri, e dyta ne qendėr, dhe tjetra nė jug tė kėtij rrethi, si
dhe tė Bashkisė Rrėshen, ku Rrėsheni bėhet njė qendėr me njė zhvillim tė
pėrshpejtuar ekonomik. Me shume interes do te ishte lidhja e Rreshenit
me Ulzėn nėpėrmjet Ujė-Lurthit dhe te fshatrave te komunės tė Bazit.
Financimi i njė vreshtarie moderne pėr prodhimin e rrushit si dhe tė
nėnprodukteve tė tij dhe kryesisht pėr prodhimin e verėrave superiore tė
cilėsisė sė lartė, ku Mirdita ndodhet nė njė zonė tipike vreshtarie, me
kushte klimatike-toksore shumė tė pėrshtatshme, me mundėsi pėr ujitje
gjithvjetore dhe me rrjedhje te lirė, me mundėsi lehtėsuese pėr
infrastrukturėn rrugore, me njė traditė tė kahershme nė kultivimin dhe
nė prodhimin e verėrave. Vreshtaria paraqet veprimtarinė prodhuese mė
kompetitive, me njė treg tė sigurt dhe mjaft atraktiv pėr vendin,
rajonin si dhe mė gjėrė, athere, kur pėrpunimi tė bėhet me teknologji
perendimore. Bashkia Rrėshen ofron njė mundėsi tė zhvillojė njė
vreshtari me njė siperfaqe mbi 1900 ha. tokė, ndėrsa si rreth arrihet
nje sipėrfaqe deri 6000 ha. Zona malore mbi lartėsinė e kutivimit tė
hardhisė, perdoret efektshėm pėr kultivimin e pemtarisė intensive (
sidomos tė molltoreve mbi nėnshartesa xhuxhe ), si dhe tė zhvillimit tė
njė bujqėsie biologjike.
Tė nivelit “bio”, sigurohet edhe prodhimi i produkteve blegtorale pasi
rrethi i Mirditės dhe Bashkia Rrėshen, ( meqė, kjo bashki , pėrbėn
rreth 1/3 esipėrfaqes sė tokės dhe ½ e popullsisė tė rrethit ), kanė
njė sipėrfaqe tė madhe tė kullotave alpine, bazė e mirė pėr prodhime
shumė cilėsore blektorale. Tendenca pėr zhvillimin e blektorisė sė imėt
dhe sidomos tė tė dhirtave, pasi prodhimi i mishit, qumėshtit dhe
sidomos te djathrave pėrbėjnė njė tendencė tė re, tė tė ushqyerit tė
popullsisė dhe kėrkesave tė tregut preferencial, prodhimet e te cilave
janė tė kėrkuara edhe nga tregu kosovar. Interesante ėshtė edhe njė
tendenca tjeter e re e shtimit galopant tė bletarisė, ku numri i
koshereve tė bletėve ėshtė dyfishuar brenda kėtyre dy viteve tė fundit.
Nuk vihet re, vetėm shtimi numerik i bletėve, por mė e rėndėsishmja
ėshtė niveli profesional i lartė tė mbarėshtimit tė bletarisė. Jo rrallė
sot merret mbi 40 kg/zgjua mjaltė.
Prirjen nė rritje vihen re edhe nė ngritjen komplekseve tė rritjes dhe
mbarėshtimit tė shpendtarisė, si dhe tė rritjes sė derrit. Kėto janė dy
aktivitete ekonomike me njė konsum tė madh dhe tradicional tė popullsisė
sė rrethit tė Mirditės. Pėr Bashkinė Rrėshen me leverdi tė larte
ekonomike,eshte rritja dhe mbarėshtimi i pyjeve dhe nėnprodukteve tė
tij. Sipėrfaqja e pyjeve nė bashki si dhe nė rrethin tonė, ėshtė mbi 10
herė mė e madhe se fondi i tokės bujqėsore. Vitet e fundit vihet re
nje zhvillim shumė i mbarė i pylltarisė si dhe mbrojtja e tyre. Me
pyjet do tė jenė tė lidhura shumė probleme ekologjike, si dhe prodhimet
pyjore, perpunimi i frutave te pyllit per prodhimin e lengjeve vitaminor
qe perben elisirin e pijeve bashkohore, si dhe zhvillimin e gjuetisė
sportive etj.
Njė nga fushat mė interesante ėshtė edhe shfrytėzimi i kapaciteteve
hidriko – energjitike tė lumenjve tė Fanit tė madh dhe Fanit tė vogėl,
Urakės, zallit tė Dodajve, dhe pėrrenjėve tė tjerė malorė, ku
pėrllogaritjet pėrafėrsuese shkojnė mbi 60 MĖ./H. Mbi lumin Fani i
Madh dhe mbi lumin Fani i Vogėl interesohen firma hidrikoenergjitike
private pėr tė ndėrtuar basenin ujėmbledhėse pėr hidrocentrale te
nivelit 20 MĖ/H. Kėto burime hidrike mund tė shfrytėzohen nesėr mjaft
mirė pėr prodhime tė faunės ujore ( iktinologjike ), si burime
financiare me nivel tė lartė tė leverdisė ekonomike. Kėto basene tė
mėdha ujore do tė rregullonin edhe luhatjet ekstreme tė temperaturave
dhe tė lagėshtisė ajrore tė Rrėshenit dhe zonės pėr rreth.
Bashkia Rreshen, ka njė potencial tė konsiderushėm tė specialistėve me
arsim tė lartė dhe tė gjitha specialiteteve, relativisht tė pazėnė
plotėsisht me punė, si dhe ka dy shkolla tė mesme profesionale, si dhe
kurse profesionale pėr pėrgatitjen e punonjėsve tė kualifikuar nė
specialitetet si hidraulik, elektricist, rrobaqeps, mekanik, etj. si dhe
forca tė lira pune.
Kėto dhe tė tjera pėrparėsi, qė nesėr do tė nxjerr rrjedha ekonomike
e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė tė dukshme tani pėr tani perspektiva
tė zhvillimit tė bashkisė Rrėshen dhe njėherazi tė rrethit tė Mirditės.
DODE PEPKOLA
n/kryetar i bashkise Rreshen
|