|
Politikat e Barazise Gjinore jane te
zbatueshme dhe mund te jene te
suksesshme ne nivel vendor.
-Praktikat me te mira nga Shqiperia dhe
rajoni prezantohen ne konferencen:
“Perkatesia Gjinore – Aktivitete Konkrete
ne Qeverisjen vendore”-
Me
shume se njeqind perfaqesues te pushtetit
qendror dhe vendor, perfaqesues te
organizatave nderkombetare, partnere dhe
donatorė u mblodhen ne Tirane nė datat 15 -
16 Mars 2011, per te diskutuar dhe ndare
praktikat me te mira se si pushteti vendor
mund te adresoje me mire te drejtat dhe
nevojat e grave, burrave, djemve dhe
vajzave. Konferenca dyditore e titulluar:
“Perkatesia Gjinore – Aktivitete Konkrete ne
Qeverisjen Vendore”,u organizua nga
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe
Shanseve te barabarta ne bashkepunim me
Entitetin e Kombeve te Bashkuara per
Barazine Gjinore dhe fuqizimin e grave (UN women) dhe projektin “Barazi ne Qeverisje” e
mbeshtetur financiarisht nga qeveria
austriake.
Pjesemarresit ne aktivitet perfituan nga
eksperienca e ekonomistes dhe ekspertes se
mirenjohur austriake mbi ceshtjet gjinore
Elisabeth Klatzer. “Ceshtjet e barazise
gjinore qendrojne ne thelb te qeverisjes se
mire”, tha Zj. Klatzer. “Per te rritur
pergjegjshmerine e pushtetit qendror dhe
vendor ndaj te gjithe qytetareve, duhet te
angazhohemi ne analiza, planifikim,
buxhetim, shperndarje sherbimesh dhe
monitorim gjinor”. Pjesemarresit ndane
shembuj inovativ dhe te suksesshem nga
Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia si edhe
diskutuan per ndryshimet e nevojshme qe
duhen ndermarre ne politika, buxhete dhe ne
burime njerezore per te siguruar me
Praktikat me te mira nga pushteti vendor,
treguan se politikat
gjinore
mund te jene te zbatueshme dhe te
suksesshme. Rezultatet e prekshme te rritjes
se pjesemarrjes se grave, lidhen me
reflektimin me te mire te nevojave dhe
interesave te ketyre grave ne buxhetin
vendor.
Konferenca synonte inkurajimin e
vendimmarresve qendror dhe vendor, per te
perseritur aktivitetet e suksesshme dhe per
te perfshire perqasjen gjinore ne te gjitha
programet dhe politikat publike. Ndryshimi i
Ligjit te Ndihmes Ekonomike ne Shqiperi,
eshte nje shembull shume i mire se si puna e
bere edhe ne nivel vendor ne lidhje me
integrimin gjinor ne politika, mund te
sjelle ndryshime ne nivel qendror. Bazuar ne
nje analize me te ndjeshme gjinore,
ndryshimet e ligjit u pergjigjen direkt
nevojave aktuale te grave, duke zgjeruar
kategorite perfituese, te cilat do te marrin
ndihme ekonomike ne te ardhmen.
Shqiperia ka zbatuar me sukses pergjigjen e
kordinuar te komunitetit kunder dhunes ne
familje. Aktualisht kjo nisme
gjitheperfshirese eshte ne proces zbatimi ne
17 bashki. Nepunesit e Barazise Gjinore ne
nivel qendror dhe vendor do te kene nje rol
te rendesishem ne te ardhmen ne koordinimin
dhe monitorimin e nismave gjinore.
Prena Biba
Adelina Gega
|