|
Zef
Margjinaj, nderi i Qarkut Lezhė
Luftėtari
i lirisė dhe humanisti i shquar Zef Shyt
Margjini, ėshtė nderuar me titullin “Nderi i
Qarkut Lezhė” nė njė ceremoni impresionuese
nė sallėn e pallatit tė kulturės Rrėshen. Tė
pranishėm tė afėrm tė tij, pjesėtarė tė
familjes nė Itali dhe nė Shqipėri,si dhe
banorė tė shumtė tė Rrėshenit dhe fshatrave,
pėrfaqėsues tė pushtetit vendor tė Lacit,
Lezhės, Matit, deputetė tė zonės etj.
Pėrfaqėsuesi
dhe moderator i kėtij takimi nga Kėshilli i
Qarkut Viktor Gjikolaj, bėri njė pėrmbledhje
tė jetes sė Zef Margjinajt, i cili lindi nė
fshatin Bozhiq tė Selitės sė Mirditės nė
vitin 1921, u shkollua nė Itali dhe pėr njė
kohė tė gjatė shėrbej pranė Lougotenencės sė
Pėrgjithshme nė Tiranė. Antikomunist i
lindur, pas 1944 u bashkua me rradhėt e
nacionalistėve nė rezistencė ndaj vendosjes
sė regjimit komunist, dhe mė vonė kalon
kufirin pėr nė Jugoslavi, Greqi dhe Angli e
mė pas nė Itali dhe ku themelon organizatėn
pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė
Shqipėri pėr tė dhėnė ndihmė ndaj gjithė
shqiptarėve tė arratisur nga Shqipėria.
Sekretar nė organiztaėn “Heroizmi Shqiptar”,
formuar nė Detroit, bashkėpunėtor i
“Amnesty International” dhe sekretar i
pėrgjithshėm i “Albanians for Human Rights”.
Dekoruar nga presidenti i Republikės
Italjane me titullin Kavalier i Urdhėrit
“All merito della Republica Italiane” nė
vitin 1981.
Ndėrkohė
qė ish-presidenti Sali Berisha,si president
i parė i njė vendi tė lirė, e dekoroi me
urdhėrin “Nėnė Tereza” me motivacionin
“Pėr merita tė shquara nė luftėn kundėr
regjimit komunist nė pėrkrahjen e lėvizjes
demokratike nė Shqipėri si dhe kontributin e
madh qė ka dhėnė nė grumbullimin e dėrgimin
e ndihmave humanitare pėr popullin
shqiptar”.
Jeta e Zef Margjinaj mbaroi nė mėnyrė tė
papritur mė 10 shkurt 1992 nė njė aksident
tragjik automobilistik nė Gradisca.
Jeta e Zef Margjinaj pėrmes imazheve filmike
nė Itali dhe ardhja pas afro 50 vitesh nė
Shqipėrinė e lirė, u pėrcoll me koment
profilues nga gazetari Gjergj Marku.
Titulli nderi i Qarkut, iu dha tė vėllajt
Mark Margjini dhe vajzės sė Zef Margjinit
Mara, qė jeton me familjen nė Udine, nga
kryetari i kėshillit tė qarkut Lezhė, zoti
Bardh Rica.
Mark
Margjini, u shpreh me nota tė larta
vlerėsuese pėr kėtė titull dhe nderimin qė i
ėshtė bėrė atij nga e gjithė Mirdita, Mati
dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi.
Me
shumė emocion u shpreh vajza e Zef
Margjinjit, Mara, qė kishte ardh enkas nga
Udine sėbashku me fėmijėt, duke vlerėsuar
nderimin pėr tė atin, dhe faktin se ndihet
krenare pėr tė, i cili nėse do ishte gjallė
kėto kohė, do thoshte se amaneti i viteve,
mė ėshtė pėrmbushur nė tokėn amė.
Pėrshėndetje solli dhe deputeti i qarkut
Z.Mark Marku, duke theksuar se ėshte nder i
vecantė qė pėrkujtojmė figura tė tilla,dhe
aq mė tepėr qė geni i Zef Margjinit ėshtė po
kaq gjeneroz sa ai nė vitet e vėshtira tė
lėngatės komuniste.
Pėrshendetje
sollėn dhe kryebashkiakėt e kėsaj zone,
Luigj Isufi dhe Skender Lleshi i Burrelit.
Kryebashkiaku i Rreshenit Gjon Dedaj,
theksoi se Zef Margjini percolli dashuri tek
shqiptare te arratisur per nje jete te lire,
por dhe kur preku token ku kishte lindur pas
afro dekadash, duke na lene nje mesazh te
forte miresie,qe vlen sot e ne te ardhmen.
Nėn vargjet
e bukura tė Gjok Becit dhe Fran Laskės dhe
kompozimin e Mark Gjokės dhe grupit tė
kėngėtarėve, tė pranishmit pėrcollen nen
emocione tė forta kėngėn “Lum Mirdita qė
t’pat djalė”.
Njė kokteil
dhe foto-kujtim nė mes tė afėrmeve,
organizatorėve tė aktivitetit dhe qytetarėve
tė shumtė, ishte pėrmbyllje e gjithė kėtij
aktiviteti homazh dhe nderues pėr njė nga
ikonat e vuajtjes njerezore ne Mirditė dhe
aktivistit tė pa epur te humanizmit dhe
solidaritetit nė njė nga periudhat
kapėrcyese mė tė vėshtira tė sistemeve nė
Shqipėri.
Aleksander Ndoja
27. 04. 2011
|